Kundërpërgjigje Xhavit Halitit: Ishte një plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë, u negociua edhe vrasësi

Politika

Kundërpërgjigje Xhavit Halitit: Ishte një plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë, u negociua edhe vrasësi

Nga: P.R. Më: 14 qershor 2024 Në ora: 14:03
Presidenti historik Ibrahim Rugova

Përderisa gjatë luftës, i fshehur nën petkun e maskës e kërcënonte me vrasje për tradhti Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka zgjedhur që ta akuzojë Rugovën se e kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës.

“Rugova, kur shkoi nga Beogradi në Itali dhe në Gjermani, kërkoi azil politik, por nga Gjermania nuk ia dha azil politik. U kthye në Itali dhe qëndroi atje. Unë personalisht, së bashku me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, kemi dërguar njerëz te Rugova në Itali dhe e kemi lutur që të vijë në Shqipëri, të mos qëndrojë atje. Ka pasur mendime që, po të vinte Rugova, UÇK-ja do ta vriste. Na është thënë nga personalitete diplomatike evropiane dhe ne i kemi dërguar njerëz për ta kthyer dhe ai u kthye pa ndonjë problem të madh”, deklaroi Xhavit Haliti, i cili jo rrallë herë është akuzuar në publik se është i përfshirë në vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

E sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Nexhat Hazirit, edhe njëherë po dëshmohet se roli historik që presidenti Rugova ka në themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë pengesë për krahun e majtë ne Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

"Duket qartë se fjalimi i ish -kryeministrit Toni Bler në Kuvendin e Kosovës, me ç'rast ai vë në pah rrolin historik të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në procesin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, e ka hallakatur elementin majtist-leninist në Kosovë. Ne e pamë që kryeministri Kurti në asnjë fjalim të tij gjatë festimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit nuk e përmendi rrolin e presidentit historik Rugova, e deri te studiot televizive ku për të folur për personalitetin e Ibrahim Rugovës dhe rrolin e tij , ishin ftuar shembull një terrorist si Sadri Ramabaja, i cili në vend se të ishte në burg si pjesë e një organizate terroriste ai fliste për Presidentin historik Rugova", shprehet Haziri.

"Dhe marrëzia nuk përfundon këtu, por ftohet një mashtrues e analfabet si Xhavit Jashari, ish kreu i OVL UÇK-së, dyshohet se manipuloi me lista të veteraneve për çka është pjesë e një procesi gjyqësor", shton Nexhat Haziri.

E duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Xhavit Halitit, Haziri thotë se Rugovën do ta priste fati i Ahmet Krasniqit, për çka Haliti do të dëshironte një gjë të tillë.

"Ndërsa tek deklaratat e Xhavit Halitit, unë jam shprehur përmes postimeve në fb e që janë transmetuar edhe nga mediat. Por po ndalem vetëm te një pyetje e Xhavit Halitit që pse presidenti Historik Rugova nuk erdhi në Shqipëri por shkoi në Itali pas lirimit nga Millosheviqi që e mbante pengë atë dhe familjen e tij. Përgjigjja është shume e thjesht. Presidentin historik do ta priste fati i kolonel Ahmet Krasniqit, për çka do të dëshironte Xhavit Haliti dhe qeveria komuniste e kohës në Tiranë", thekson Haziri.

Madje ai thotë së ka pasur një plan konkret për vrasjen e Ibrahim Rugovës.

"Ka pasur një plan që është punuar për një likuidim të Rugovës nëse ai do të shkonte në Tiranë, është negociuar edhe vrasësi. Është bërë presion përmes ambasadës së Italisë në Shqipëri që të ndikohej te qeveria italiane që Rugova të sillej në Shqipëri, por që ka qenë shërbimi inteligjencës italiane që ka alarmuar për rrezikun që i kanosej Rugovës nëse do të shkonte në Shqipëri pas daljes nga Kosova ku krimineli Millosheviq po e mbante peng. Presidentit Rugova vetëm iu kishte bërë gjyqi nga i ashtuquajturi SHPUÇK-së së Rognerit dhe qeveria komuniste shqiptare në atë kohë duke e shpallur tradhtar. Të gjitha këto në detaje do t’i mësojë opinioni në një të ardhme jo të largët", përfundon Nexhat Haziri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat