Njëri i afërt, e tjetri probleme me SHBA - Ku ndryshojnë sot PD e Shqipërisë dhe LDK e Kosovës?

Politika

Njëri i afërt, e tjetri probleme me SHBA - Ku ndryshojnë sot PD e Shqipërisë dhe LDK e Kosovës?

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2024 Në ora: 08:01
Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha

Opinionisti Skënder Kapiti, ka bërë një përmbledhje dhe krahasime se ku dallojnë Partia Dekomraktike e Shqipërisë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Edhe pse dy partitë janë të djathta, Kapiti thotë se ka ndryshim të madh mes tyre.

Sipas tij, Rugova ka qenë vizionar dhe shumë largëpamës dhe mbeti gjithmonë aleat dhe partner besnik i SHBA-së, kurse Berisha gjithmonë ka pasur probleme me SHBA-të sidomos me ambasadorët amerikanë.

Derisa, për Rugëvon thotë se “ka qenë politikani dhe shtetari shqiptar më besnik i Perendimit dhe i SHBA-ve”.

“Se ku ndryshojnë PD e Shqipërisë nga LDK e Kosovës po e them shkurtimisht dhe kryesisht nisur nga vetëm një aspekt, në atë të besnikërisë karshi SHBA

Në PD-në e Shqipërisë “antiberishizmi” i Bashës por dhe i të tjerëve këto tri vitet e fundit erdhi kur dhe pasi ish-liderin e saj, Berishën e shpalli non grata SHBA, kurse antirugovizmi në LDK-në e Kosovës erdhi si pasojë e asaj së pasuesit e Rugovës thjesht për interesa personale e korruptive u larguan nga rugovizmi. Rugova ka qenë vizionar dhe shumë largëpamës dhe mbeti gjithmonë aleat dhe partner besnik i SHBA-ve pavarësisht se cila parti politike atje kishte pushtetin Rugova ka mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-të.

Ndërsa Berisha gjithmonë ka pasur probleme me SHBA-të sidomos me ambasadorët amerikanë, dhe ka qenë kundër Reformës në Drejtësi, gjë e cila në fakt i ka shërbyer politikisht socialistëve, trashëgimtarëve të regjimit antiamerikan të diktatorit Hoxha.

Rugova është strategu i formimit dhe forcimit të aleancës së shqiptaro-amerikane. Ai ka qenë politikani dhe shtetari shqiptar më besnik i Perendimit dhe i SHBA-ve. Dhe këto janë arsyet kryesore se përse PD e Shqipërisë mbetet në opozitë, si dhe përse edhe LDK e Kosovës është dhe mbërriti në këtë derexhe”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat