Pse Rama nuk u takua me Kurtin, e “zbulon” profesori – “Godet” LDK-në: Nderuan njeriun që punoi me mish e me shpirt për ndarjen e Kosovës!

Politika

Pse Rama nuk u takua me Kurtin, e “zbulon” profesori – “Godet” LDK-në: Nderuan njeriun që punoi me mish e me shpirt për ndarjen e Kosovës!

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2024 Në ora: 22:00
Albin Kurti dhe Edi Rama

Sot Kosova kishte festë.

Kosova festoi 25 vjetorin, Ditën e Çlirimit të saj. Në kremtimin e kësaj fetse morën pjesë edhe figura botërore që gjatë luftës kishin një rol kyç, që ndihmuan Kosovën në çlirimin e saj.

I ftuar ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili siç duket refuzoi të ishte pjesë e kësaj dite madhështore për shqiptarët e Kosovës.

Por, ai dy ditë më herët ishte në Kosovë, ai erdhi me ftesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Madje, ai as nuk u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e kjo tashmë nuk është për t’u habitur, sepse po dihet realcioni mes tyre.

Kurse, nga Qeveria kishin deklaruar se Rama i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t`i rregullojë raportet.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se tema e LDK-së, ishte e orientuar sipas shijes së Edi Ramës, sepse sipas Ramës, Kurti është anti-perëndimor, duke shtuar se Rama dhe Abdixhiku së bashku kanë dashurë ta bindin publikun se Kurti është e kundërta e Rugovës.

“Kryeministri i Shqipërisë ishte në Kosovë me datën 10 qershor dhe mori pjesë në konferencën e organizuar nga Lidhja Demokratike me temën “Ibrahim Rugova dhe Perendimi”! Vetë tema e përcaktuar për konferencën dëshmon se ajo është orientuar sipas shijes së Edi Ramës. Sepse kritikat e kryeministrit shqiptar ndaj atij të Kosovës prej kohësh janë fokusuar te paradigma, sipas së cilës Albin Kurti është anti-perendimor. Dhe bashkë me Lumir Abdixhikun kanë dashur të “bindin” publikun se Kurti është e kundërta e Rugovës”, thotë ai.

Profesori më tej, përmend edhe disa nga çështje që u përmendën në atë konferencë, duke e quajtur konferencën provokim e aspak shkencë.

Sipas Bytyçit, Rama dhe Abdixhiku, asnjëri nuk përmendën shtyllat kryesore të Rugovës në raport me Perëndimin.

Më tej, potencon se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte aleat Partinë Demokratike të Shqipërisë, e tash siç duket ndërroi sepse LDK siç duket nën drejtimin e Lumir Abdixhikut ka marrë rolin e aleatit të PS-së në Shqipëri.

Ai përmend edhe nderin që ia bëri kryetari i Prishtinës, duke i dhuruar çelësin e kryeqytetit, duke ia rikujtuar LDK-së se “ia ktheu në një farë mënyre nderin këtij mysafiri, që para 20 vitesh pati nderuar me çelësin e Tiranës Goran Bogdanoviçin. Kreu ldk-ist i Prishtinës i bën nderin më të lartë adhuruesit të Bogdanoviç”.

“Por unë mendoj ndryshe.

1.Çdo lider politik që e udhëhëq Kosovën pa korrupsion dhe në mbrojtje të shtetësisë dhe sovranitetit shtetëror është perendimor. I tillë ishte Rugova, tani në këtë linjë, për mendimin tim, punon Albini. Ndërsa çdo lider politik shqiptar e jo vetëm kosovar që bashkëpunon me mafien, që është i korruptuar, që kryen akte e veprime politike anti-demokratike, siç bën Edi Rama, është anti-perendimor. Antiperendimërët Rama dhe Abdixhiku bënë një paradë “besnikërie” ndaj Perendimit, duke spekulluar me Ibrahim Rugovën. Kaq ishte e gjitha çfarë ndodhi në atë konferencë.

Madje edhe fjalët e zgjedhura ishin të qëllimshme, spekullative. Ne që e njohim veprimtarinë politike të Rugovës e dimë se Presidenti historik ishte i adhuruar me Perendimin. Por ama në kuptimin e dy aspekteve: Të askeptit të respektit ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe të aspektit të ndërtimit të një shoqërie dhe shteti demokratik në Kosovë. Asnjërën prej këtyre dy shtyllave nuk e përmendën as Abdixhiku, as Edi Rama. Se nuk u interesonte kjo. U interesonte diversioni ndaj Albin Kurtit. Prandaj konferencën e konsideroj provokim e aspak shkencë. Në një konferencë të ashtuquajtur shkencore ku flasin politikanët nuk bëhet shkencë. Thjeshte keqpërdoret ajo politikisht.

2. Nëse analizojmë përkatësinë perendimore dhe e përputhim atë me projektin e George Soros në SHBA, atëherë do të thotë se Rama dhe Abdixhiku spekullojnë sërishmi me këtë gjë. Eshtë tjetër gjë të jesh perendimor e tjetër gjë të jesh sorosist, edhe pse ky Sorosi jeton në SHBA. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Axhenda e Sorosit është kontrolli i shoqërisë dhe mbështetja për auto e kleptokratë si Edi Rama, me qëllim krijimin e burimeve për pasuri për të. Nuk është demokracia e liria. Shihni çfarë ndodh në Shqipëri dhe do ta kuptoni këtë. Qytetarët duhet ta kuptojnë këtë dallim.

3. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte aleat Partinë Demokratike të Shqipërisë. Lumiri është shpallur aleat e Lulzim Bashës, pikërisht për të krijuar lidhjen që manifestoi me Edi Ramën. Por siç edhe u vendos dje nga Gjykata, tashmë nuk është më Basha as përfaqësues zyrtar i PDSH-së! Kjo do të thotë se Lidhja Demokratrike e Kosovës nën drejtimin e Lumir Abdixhikut ka marrë rolin e aleatit të Partisë Socialiste dhe Rilindjes në Shqipëri. Kësisoj zevendësoi Partinë Demokratike të Thaçit në këtë aleancë, sepse mesa duket kjo PDK e Memlit nuk i shkon përshtat kryeministrit të Shqipërisë.

4. Jo vetëm kaq. Por Lidhja Demokratike e Kosovës përmes kryetarit të Komunës së Prishtinës i bëri nderin më të madh Edi Ramës, duke i dhënë çelësin e kryeqytetit. Ia ktheu në një farë mënyre nderin këtij mysafiri, që para 20 vitesh pati nderuar me çelësin e Tiranës Goran Bogdanoviçin. Një bravo e madhe është kjo! Kreu ldk-ist i Prishtinës i bën nderin më të lartë adhuruesit të Bogdanoviç, të Kosturicës apo të Ivo Andriç! Kryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Prishtinës nderojnë në Prishtinë njeriun që punoi me mish e me shpirt për ndarjen e Kosovës, kryeministrin e vetëm të Shqipërisë, më të mirin për Serbinë, që nga koha e Pashiqit. Bravo Lumir! Bravo zoti Rama numër 2!”, deklaron ai.

Në fund, thotë se ajo çka ndodhi në Prishtinë është turp për figurat e LDK-së.

Ndërsa, për mos takimin e e Kurtit me Ramën, profesori nënvizon se Rama tha vet që vëllain e ka në Tiranë, por profesori thotë se Rama shumë herë ka thënë se me presidentin e Serbisë është “vëlla binjak”!

“Sido që ta analizojmë e ngado që të rrotullohemi, kjo që ndodhi në Prishtinë është një turp i madh për dy figurat më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë ajo që tërhoqi vëmendjen lidhet me faktin se nuk pati një takim Rama-Kurti. Rama me nëntekste, por edhe drejtpërdrejt tha se “Nuk e ka vëlla Albinin”! Tha se “vëllain tim e kam në Tiranë”! Dmth Olsin. Por ndërkohë është deklaruar dhjetra herë se me presidentin e Serbisë është “vëlla binjak”! Mjafton ky fakt të deshifrosh armiqësinë e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit. Ndërsa Kurti u dëshmua më i rezervuar. Tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ftuar në ditën e çlirimit, dmth ditën e sotme 12 qershor.

Kurti shpotiti, kur tha se Rama ka ardhur t’i rregullojë marrëdhëniet me ata që i ka fyer më parë”! E vërteta është se Rama dhe LDK ishin në konflikt të hapur sa kohë ishte Thaçi në Prishtinë. Madje ai shkonte në Kosovë në cilësinë e kryeministrit dhe nuk takonte homologun e tij, Isa Mustafa, por vetë presidentin Thaçi. Shkoi para dhjetë vitesh në Kosovë, takoi Rexhep Qosen dhe nuk pranoi ta përmendë me emër Ibrahim Rugovën në fjalën e tij në parlamentin e Kosovës. E ka sulmuar Lidhjen Demokratike sa herë ka mundur. Tani Lumiri u bë vëlla dhe Albini armiku i tij!”, përfundbo profesori Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat