“Serbia kërkon vetëm...”/ Zbulohet plani i Vuçiqit, ja pse deklarata e tij e fundit tregon shumëçka!

Politika

“Serbia kërkon vetëm...”/ Zbulohet plani i Vuçiqit, ja pse deklarata e tij e fundit tregon shumëçka!

Nga: M.Haziri Më: 12 qershor 2024 Në ora: 09:59
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, duket larg të ndodhë.

Serbia është ajo e cila ani pse ka nënshkruar marrëveshje, zbatimin e ka të vështirë ta bëj.

Deklaratat e shumta kanë shoqëruar procesin e dialogut Kosovë – Serbi, mirëpo e fundit që mori vëmendjen ishte ajo e Vuçiqit.

Një zgjidhje kompromisi ishte afër, por s’u bë”, tha ai.

Natyrisht që kjo deklaratë arriti të sjellë reagime të mëdha, duke mos e parë të drejtë dhe aspak të vërtetë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur opinonisti Eshref Ymeri.

Ai jep një mori kritika për Vuçiqin dhe deklaratën e tij, duke shtuar që edhe nëse pranohet Asocaiconi Serbia nuk ka pranuar të bëj asnjë kompromis, gjë që bie ndesh me deklaratën e tij.

Image
Eshref Ymeri

Vuçiçi është aq i pafytyrë dhe aq faqezi, saqë nuk e ka për gjë të lëshojë nga goja blofe orë e çast. Cila ishte, sipas tij, ajo zgjidhje kompromisi që nuk u bë? Për çfarë kompromisi mund t’u bëka fjalë në procesin e dialogut me Serbinë? Për krijimin e kolerës së asociacionit? Ja, ta zëmë se u krijuar asociacioni, po Serbia çfarë lëshimi dashka t’i bëjë Republikës së Dardanisë? Se me fjalën “kompromis” nënkuptohet një lëshim i dyanshëm nga të dyja palët”, u shpreh ai.

Më tej, opinonisti thekson që Serbia kërkon vetëm të zhvatë territorin e Kosovës dhe të dal kinse ‘i mirë’ para opinonit ndërkombëtar.

“Dihet që Serbia kërkon vetëm të zhvatë territore nga Republika e Dardanisë. Por Vuçiçi, si kriminel faqezi që është, para opinionit ndërkombëtar kërkon të lajë duart nga krimet që Serbia fashiste pati kryer në Dardani dhe s‘e ka për gjë të lëshojë blofe njëri pas tjetrit, Kujtoni blofin e tij të turpshëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke luajtur rolin e “viktimës” para opinionit publik ndërkombëtar me qaravitjet e tij të pështira dhe me puthjen e flamurpaçavures serbe”, përfundoi opinonisti Eshref Ymeri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat