Çfarë fshihet pas ftohjes së re mes Kurtit dhe Ramës?

Politika

Çfarë fshihet pas ftohjes së re mes Kurtit dhe Ramës?

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2024 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Edi Rama

Me rastin e çlirimit të Kosovës, Edi Rama vizitoi vendin tonë. Ai kishte edhe ftesë nga ana e LDK-së, për të marrë pjesë në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Edi Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por jo edhe na kryeministri Albin Kurti.

Derisa, nga qeveria u dha një shpjegim për këtë.

Qeveria thotë se në bazë të agjendës së deritanishme, Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t`i rregullojë raportet.

Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, tha se ftohja e marrëdhënieve mes dy kryministrave shihet.

Atij, kjo nuk duket edhe ‘tragjike’, sepse thotë që raportet mes liderëve të Kosovsë dhe Shqipërsi, thujse kanë qenë gjithmonë kështu, duke përmendur disa prej tyre.

“Për që ka ftohje të raporteve mes dy kryeministrave ajo është vivide.

Shikuar në perspektivë pothuajse gjithmonë ka patur këso raporte në mes liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Si bile fjala marrëdhëniet e Rugovës me Nanon; pastaj Berishës me Thaçin; Thaçi me Ramën (shpesh herë kishin fërkime); Rama me Haradinaj etj. Madje, sipas thashethemeve, ka patur edhe situata jo të këndshme ku ka patur edhe sharje e fyrje, gati edhe kacafytje mes tyresh.

Tashti Rama në konferencën “Rugova dhe Perëndimi" erdhi si duket enkas për ta përmirësuar atë gafën e shtatorit të para disa viteve kur LDK e bojkotoi fjalimin e tij në Kuvend sepse "Rama e pati injoruar kontributin e LDK'ës dhe liderit Rugova në shtetëkrijimin e Kosovës". Tashti Rama e përmirësoi me deklaratën se "pa Rugovën s'do të kishte UÇK". Siç duket Ramës tashti i duhet LDK në atë "rrugëtimin historik" të tij”, deklaroi ai.

Madje, sipas Talit, më seriozisht duhet të merren deklarata e Ramës që kanë të bëjnë me Rusinë e Perëndimin sesa kjo.

Sidoqoftë, të ju them të drejtën, unë këto sihariqe të politikanëve tanë nuk i marri edhe aq seriozisht, por kur bëjnë hapa të cilat e dëmtojnë interesin tonë, siç ishte rasti me atë deklaratën e Ramës se "duhet mirëkuptuar Serbinë në lidhje me Rusinë", apo me atë tjetrën se "nuk është Rusia ajo që po e destabilizon rajonin por Perëndimi"..., atëherë kur Perëndimi sikur e rriti presionin ndaj Serbisë për shkak të Rusisë, ose kur bënte presion për "Ballkanin e Hapur" etj, për mua këto, siç thuhet, "nuk mundem t'ia fali Ramës", kurse "ushqimin e egos" që e bënë duke e aktruar "liderin historik" e kuptoj sepse atë kompleks e kemi pothuajse shumica e neve ballkanasëve të cilën nuk pritojmë ta shprehim si të na vije rasti”, u shpreh Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat