“Një rrezik permanent”/ Eksperti i sigurisë: Ky politikan është dorë e zgjatur e Rusisë

Politika

“Një rrezik permanent”/ Eksperti i sigurisë: Ky politikan është dorë e zgjatur e Rusisë

Nga: P.R. Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ditë më parë, shteti serb përmes institucioneve të saja zyrtare të përfaqësimit, bashkë me Kishën Serbe, përfaqësuesit zyrtarë të Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Akademinë serbe të Arteve dhe Shkencave, nacionalistë serbë nga rajoni dhe bota, në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, shpalli edhe njëherë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti dhe njohësi i politikave të sigurisë, Drizan Shala.

Pra koncepti i botës serbe ka në veti këto dimensione i orientuar nga kombësia, dimensioni shpirtëror, dimensioni gjeopolitik & territorial si dhe dimensioni politik shtetëror”, thotë Shala.

Image
Drizan Shala

Ai e quan Aleksandër Vulinin, avokatin kryesor të “botes serbe”.

Zgjedhjet parlamentare të 2022 në Serbi panë fundin e mandatit të Aleksandër Vulin në detyrë, për herë të parë që nga viti 2013. Largimi i tij nga Ministria e Punëve të Brendshme ngriti pyetjen se cili mund të ishte fati i botës serbe pa avokatin e saj kryesor. A do të braktiset koncepti shpejt, apo është një projekt afatgjatë i cili do të formësojë pozicionin e Serbisë në rajon dhe globalisht për vitet në vijim? Përgjigjen më adekuate e ka dhënë askush tjetër pos vetë Vulin, i cili tha se “krijimi i botës serbe është një proces që nuk mund të ndalet”, dhe shtoi se “bashkimi i serbëve do të ndodhë. Nevoja e natyrshme e serbëve është të jetojnë së bashku””, shprehet Shala.

Për fund, ai thotë së padyshim që ky është një alarm për gjithë rajonin, që tregon hapur projektin serb për nxitje të tensioneve të reja.

“Pra në bazë të kësaj dhe paraqitjes vizuale, tanimë Serbia po shkon tutje drejt një koncepti që përfshin dimensionet e përmendura që është një rrezik permanent që tani e kanë në vete një strukturë shtetërore të Serbisë, që është dorë e zgjatur e Moskës përmes Aleksandër Vulinit, njeriut të Rusisë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat