Rama, ‘bajraktar në dasmën’ e LDK-së/ Veprimtari me reagim të ashpër: Pse nuk reagojnë për tradhtitë e…!

Politika

Rama, ‘bajraktar në dasmën’ e LDK-së/ Veprimtari me reagim të ashpër: Pse nuk reagojnë për tradhtitë e…!

Nga: M.Haziri Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:59
Edi Rama në konferencën e LDK-së, “Rugova dhe Perëndimi”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje për vizitë në Prishtinë.

Ai ishte i ftuar nga LDK në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Përveç kësaj, Rama u prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, por një takim të tillë nuk e realizoi me homologun e tij, Albin Kurti.

E në lidhje me vizitën e Ramës në Prishtinë dhe pjesëmarrjen e tij në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai jep shumë kritika LDK-në duke përmendur disa nga tradhitë që Rama i ka bërë Kosovës.

Sipas veprimtarit LDK u turpërua me prezencën e Ramës në këtë konferencë.

Ku fshihen rugovistët e vërtetë, a ka mbet ndonjë akademik patriot, pse nuk reagojnë për tradhetitë e Ramës, kur ai veriun e quan 'toka e askujtë', kur protestoi pse policia e Kosovës s’i përgjegjëse e parë zbaton ligjin dhe e mbron atë në veri të Kosovës, por Rama s'e do këtë sepse kërkon vetëm KFOR-in edhe pse me mund shumë vjeçar PK e fitoi të drejten të jetë pergjegjëse/reaguese e parë.

Image
Ramazan Bekteshi

Ç'e pengon Ramën Policia e Kosovës dhe sukseset e saja impresive që të ketë kontroll te veriu i vendit, me krim e kontrabandë të redukuar tani. Pse Rama e luti Melonin që ajo sëbashku me Macron-in dhe Shulc-in ta lënë Kosovën jashtë rendit të ditës në KiE. Po, Rama loboi për këtë, dhe ai s’e ka siklet, se për inat të Kurtit le të humb Kosova.

Pse LDK me sojin e Ramës e të Blendit e turpëroi Kosovën, pra, me ata protagonistë që mbajtën vazhdimisht anën e Vuçiq-it. Kjo s'është pritur nga LDK-ja që tani më është pushtuar nga 'muhaxhirë' të ndryshëm, që vijnë aty për karierë të shajnë me mllef, dhe frymën e LDK-ës së vërtetë s'e kanë më as far as fis as nder”, u shpreh ai.

LDK vetëm brenda javës i dha dy autogola vetëvetes

Në bised e sipër Bekteshi përmendi edhe deklaratën e kryetarit të Pejës duke e cilësuar mjaftë skandaloze e të papërgjegjeshme edhe mosreagimin e LDK-së në këtë situatë.

Sipas tij, LDK s’e gjeti veten të jetë as opozitë dinjitoze këto vite të fundit, sepse ajo një kohë të gjatë ishte patericë e PDK-së duke mos e përdorur trurin e saj.

Rishtas, kryetari i Pejës, me deklaratat e tij skandaloze për veprimin e Policisë së Kosovës, institucionit më të besuar të Kosovës, policisë më profesionale në rajon, si mund t'ia sajoj ato të paverteta, sepse as serbi s’e ka bë nje denocim të tille absurd e shpifës ndaj PK-së. Si mund e bëri keyetari i Pejës një shpifje antikombëtare kur ai udhëheq një komunë, një rajon me tradita e sentimente të larta patriotike e kombëtare që ka pasur gjatë gjithë historisë.

Nëse s'reagon LDK-ja, e heshtja do të thotë aprovim, a do të reagojnë pejanët, a u duhet atyre një njeri që denigron Policinë tonë profesionale e vetëmohuese për rend dhe siguri. LDK vetëm brenda javës i dha dy autogola vetëvetes, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm të katandiset, mund të ndodh që në zgjedhjet e ardhme të kaloj në figurën njëshifrore. Dhe kjo është shumë shqetesuese për disa argat nga diaspora që e ngritën partinë me famë e që e bënë më të respektuaren brenda e jashte kufinjëve tanë. Po tash, kush e shty drejtë humnerës me këto veprime antikombetare, ajo s'e meriton këtë.

LDK s’e gjeti veten të jetë as opozitë dinjitoze këto vite të fundit, sepse ajo një kohë të gjatë ishte patericë e PDK-së duke mos e përdorur trurin e saj. Ajo s'ishte vëzhguese e vëmendshme, kërkuese e denjë, këmbëngulëse për gabimet eventuale që i bëjnë pushtetarët sot. Ajo nuk i denoncoi shkeljet në mënyrë evektive që të ndikonte të merreshin masa, por luajti rolin e vajtueses nëper media, por jo duke ngritur zërin racional që mbizotëronte në kohën e Rugovës. Ajo u muar më shumë me ‘lehje’, derisa, karvani kalonte pa asnjë shqetësim”, shpjegon veprimtari.

Ndër të tjera, Bekteshi thotë që prezenca e Ramës në konferencën e LDK-së nuk ishte e duhura dhe zbehu figurën e Rugobës.

Duhet theksuar që Rama kritikoi Kosovën përsëri dhe që nuk duhet harruar lidhjen që i njejti ka me Vuçiqin.

Edhe LDK i është bashkuar korit, “ik, Albin,” që të vinë në pushtet, por, pa ia ditë hallin vetes; pa fuqi, as ta rrëzojnë, as ta rrezikojnë qeverinë, por me këto veprime vetëm se ia rrisin namin pushtetarëve. Dëshiroj të jem gabim, por këto dy autogola do të jenë të koshtueshëm, sepse për çdo ditë shihet një frymë e zbehtë, derisa në vend të punës në teren me elektoratin që vazhdimisht e braktis, kanë zgjedh mediat, Blendat e të ngjajshëm për konferencat jubilare, ku e zbehën figurën e Rugovës me Ramën, që ai t’i tregoj LDK-së se kush ishte Babai i Kosovës, Ibrahim Rugova. Po, LDK-ja zgjodhi Ramën që të jetë bajraktar në ‘dasmën’ e saj dhe kjo rugovistëve të vërtetë u ka shkaktuar neveri.

Edhe në ‘dasmën’ e LDK-së Rama e qortoi Kosovën ‘për politikat e saja të gabuara e jo të guximshme’, që s’i kishte hije një kryeministri shqiptar, sepse ai shpërndau defitizëm, arrogancë, por jo shpresë, sepse atij s'i eci kali i ndarjes së Kosovës që e nisi me vëllain Vuçiq. Por, miku i vërtetë, Toni Blair, ish kryeministër i Britanise së Madhe, edhe pse një i huaj, në pres-konferencë u tha gazetarëve:"Ka kaq shumë gjëra që po ndodhin këtu që janë të mira, që është një mësim për botën.

Mezi pres ditën kur Kosova si komb sovran dhe i pavarur të ankorohet siç duhet në familjen e Evropë””, përfundoi veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat