“Kosova duhet të bëjë procesin e lustracionit” - Kush janë politikanët e “dyshimtë” që nuk e lejuan një ligj të tillë deri sot?

Politika

“Kosova duhet të bëjë procesin e lustracionit” - Kush janë politikanët e “dyshimtë” që nuk e lejuan një ligj të tillë deri sot?

Havë Orana Xhukolli Nga Havë Orana Xhukolli Më 10 qershor 2024 Në ora: 20:36
Deri më tash nuk ka pasur ndonjë iniciativën lidhur me këtë ligj.

Ditë më parë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy me etni shqiptare, u arrestuan nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit për spiunazh. Për veprimtarinë e tyre pati reagime të shumta nga njerëz të politikës e njohës të saj. Ky veprim i pa si shumë i rrezikshëm për sigurinë në Kosovë.

Analistët vlerësojnë se arrestimi i dy personave (ish punonjës në institucione të Kosovës), për spiunazh te BIA serbe e shton nevojën që Kosova të ketë një Ligji për procesin e lustracionit.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë iniciativën lidhur me këtë ligj.

Lidhur me këtë ҫështje, ‘Bota sot’ ka kontaktuar deputetë nga pozita dhe opozita të Komisionit për Legjislacion, mirëpo të njëjtit nuk kanë dashur ta komentojnë këtë ҫështje.

Shkodra: Kosova ka nevojë për ligjin për lustracion, mirëpo ka nevojë edhe për njerëz të kualifikuar

Image
Magbule Shkodra

Mirëpo, për këtë ҫështje se a duhet të bëjë Kosova ligjin për lustracionin, ka folur njohësja e ҫështjeve politike, Magbule Shkodra. Ajo ka theksuar se arrestimi i dy personave për spiunazh të BIA-s serbe, e shton nevojën për këtë ligj.

“Arrestimi i dy personave të fundit të cilët dyshohen për spiunazh, gjegjësisht me BIA-n serbe, shton nevojën që Kosova sa më parë të miratoj ligjin për lustracionin. Në të kaluaren ka pasur iniciativa të tillë, mirëpo për arsye të panjohura kanë mbetur pa shkuar tutje”, vlerëson ajo.

Megjithatë thotë se, aq sa ka nevojë Kosova për këtë ligj, ka nevojë edhe për njerëz të kualifikuar, që të bëjnë implementimin e tij.

“Mendoj se Kosova ka nevojë për ligjin për lustracion, mirëpo thënë këtë ka nevojë edhe për njerëz të kualifikuar të cilët do të bënin implementimin e ligjit për lustracion”, thotë Shkodra.

Madje, ajo jep një paralajmërim se ҫfarë është në gjendje të bëj Serbia në këtë rast.

“Kemi parasysh se Serbia mund të shfrytëzoj këtë rast të bëjë falsikimin e dosjeve të ndryshme, prandaj po e ceki që duhet të kemi njerëz profesional, të përgatitur mirë, që pasi të miratohet ligji i lustracionit të bëhet edhe implementimi i tij”, thekson analistja për ‘Bota sot’.

Analistja Shkodra thotë se askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta dhe se implementimi i këtij ligji do ta ndihmonte Kosovën drejtë rrugës së saj evropiane.

“Mendoj se askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta, dhe nuk duhet të kemi pengesa për miratimin e këtij ligji dhe implementimin e tij. Implementimi i këtij ligji vetëm se do të bënte ecjen më tutje të Kosovës në agjendat e saj euroatlantike”, vlerëson ajo.

Burjani: Ka pasur interesim për këtë ligj nga ana e deputetëve, mirëpo shumica kanë qenë kundër

Po ashtu, për këtë ҫështje, ka folur për ‘Bota sot’ edhe profesori dhe juristi, Blerim Burjani. Ai thotë se ka pasur interesim për këtë ligj nga ana e deputetëve, mirëpo shumica kanë qenë kundër.

Image
Blerim Burjani

“Janë kanë dy situata, e para ka pas interesim për një ligj për lustracion, veç një numër i vogël i politikanëve pas luftës kanë dashtë këtë ligj. Një pjesë tjetër nuk e ka dashtë e kjo pjesë është e madhe e politikanëve”, vlerëson ai.

Profesor Burjani thotë se ka pasur arsyetime të ndryshme nga zyrtarët politikë kundër këtij ligji, ndërsa thotë se inflirtimi i njerëz të dyshimtë në politikë e humbi shansin të nxirret ky ligj.

“Ka disa liderë politikë e deputetë që kanë thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk e lënë një ligj të tillë të nxirret, në ndërkohë në politikë u infiltruan njerëz të shumtë që ishin të dyshuar. Pra humbi shansi që të nxirret një ligj i tillë”, thekson Burjani për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat