Presion për Asociacionin/ Profesori befasohet me ndërkombëtarët: A e dinë se kjo marrëveshje u nënshkrua nga Thaçi dhe Daçiq...

Politika

Presion për Asociacionin/ Profesori befasohet me ndërkombëtarët: A e dinë se kjo marrëveshje u nënshkrua nga Thaçi dhe Daçiq...

Nga: N. Sh. Më: 10 qershor 2024 Në ora: 16:48
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Analisti politik, dhe profesori Binak Maxharraj, thotë se, Kosova tashmë gjendet në një udhëkryq lidhur me Asociacionin një etnik serb.

Kjo sipas tij, e prish karakterin multietnik në Kosovë.

Ai thotë se Kosovës i është shtuar presioni nga ndërkombëtarëet për të realizuar Asociacionin.

Maxharraj vlerëson se Asociacion i tillë nuk aplkohet në asnjë vend të botës, por për Serbinë fashiste edhe ndërkombëtarët po bëjnë përjashtim.

“Presioni është në rritje ndaj liderëve të Kosovës, në veçanti ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti”, thotë ai.

Ai akuzon BE-në se është duke e përkëdhelë Serbinë në raport me Kosovën.

“Këtë po e bëjnë kokat e mykura anti shqiptare, Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë qartë qëndrime proserbe. Përveç që Kosovës i sollën marrëveshje të dëmshme, ata nuk e dënuan asnjëherë Serbinë e cila bëri rrëmujë në veri që tri dekada”, thotë ai.

Maxharraj thekson se Serbia nuk u dënua as pas sulmit terrorist në Banjskë ku e cenoi sovranitetin e vendit, dhe vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

“Kjo ekipë pro serbe, po heziton të ia heq masat e pamerituara Kosovës të cilat u vunë pa pëlqimin e shteteve të BE-së, por vetëm sipas propozimit të Borrelit dhe Lajçakut, kurse tash këta thonë së duhet pëlqimi i 27 shteteve për t’u heq, e për t’i vuar nuk u kërka një gjë e tillë”, pohon ai.

Kjo sipas profesorit është turp për Evropën.

Maxharraj kritikon edhe SHBA-në për mos presion ndaj Serbisë, dhe për deklaratat për Asociacionin.

“Të deleguarit e SHBA-së, nuk bëjnë kurrfarë presioni te Serbia e cila të gjitha marrëveshjeti ka hudhë poshtë, bile dhe atë të Brukslit dhe Ohrit. Kjo skuadër nuk bëri presion që tri dekada që të zhduken strukturat paralele në Kosovë që po krijojnë dhunë dhe skandale të dirugjura nga Beogradi. A e dinë emisarët e SHBA se zhbërja e këtyre strukturave është nënshkruar në të njëjtën ditë, orë dhe letër nga Thaçi dhe Daçiq, por kur është fjala për Serbinë nuk po vlejnë nëshkrimet ndërkombëtare”, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat