“Serbia, përmes mitingjeve dëshiron të dominojë në këtë pjesë të Ballkanit”

Politika

“Serbia, përmes mitingjeve dëshiron të dominojë në këtë pjesë të Ballkanit”

Nga: A.SH Më: 9 qershor 2024 Në ora: 14:01
Tubimi serb

Dje, në Beograd është mbajtur “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe.

Serbia dhe Republika Sërpska e Bosnjës, kanë miratuar të shtunën Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për një të ardhme të përbashkët të popullit serb.

Ky kuvend synon vërtetimin e unitetit serb.

Madje, aty është diskutuar edhe për Kosovën.

“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se tubimi që u mbajt ishte një kundërshti që OKB shpalli Serbinë shtet gjeocidal, i cil ikishte kryer masakra në Serbrenicë.

Ata me këtë dhanë mesazhin, se “vazhdojnë të të kërcënojnë haptas edhe publikisht ish-hapsirat Jugosllavisë”.

E sipas tij, për këtë tubim, Serbia dhe Republika Srpska, kishin mbështetjen e Rusisë.

“Dje në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd është mbajtur një tubim masovik i gjithë serbëve, ky është tubimi pasi me datën 23 maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpalli 11 korrikun “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”. Një tubim i ngjashëm është mbajtur edhe datën 18 prill të këtij viti, në qytetin Banja Lluka të etnitetit e quajtur Republika Srpska, të Republikës së Bosnjë Hercegovinës.

Ky tubim, ishte një lloj kundërshtie që zyrtarisht që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, të tregojnë një lloj uniteti, duke treguar një mesazh se janë dhe do të manifestojnë forcën ushtarake dhe vazhdojnë të të kërcënojnë haptas edhe publikisht ish-hapsirat Jugosllavisë. Duke kërcënuar se etniteti i quajtur Republika Srpska, do të shkëputet e do të bashkëngjitet me Republikën e Serbisë.

Serbia kështu vetëm me mbështetje që ka nga Rusia, dëshirojnë përmes mitengjeve të dominojnë në këtë pjesë të Ballkanit”, analizon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat