Tubimi i Vuçiq-it dhe Dodik-ut/ Driton Tali bën krahasimin me Millosheviçin – Ky ishte qëllimi!

Politika

Tubimi i Vuçiq-it dhe Dodik-ut/ Driton Tali bën krahasimin me Millosheviçin – Ky ishte qëllimi!

Nga: A.SH Më: 9 qershor 2024 Në ora: 07:58
Zyrtarë të lartë të Serbisë, Republikës Sërpska dhe Kishës Ortodokse Serbe, të shtunën në Beograd.

Në Serbi dje u mbajt "Kuvendi gjithëserb" me emërtimin “Një komb, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”.

Në të morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska.

Në Beograd po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se dialogu është rruga thelbësore për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Analisti Driton Tali në një prononcim prë “Bota sot”, ka thënë se kjo çfarë bëri Vuçiqi është vazhdimësi e politikës së Millosheviç, u mor vesh nën një keorografinë tjetër - keorografi të Vuciçit.

Sipas tij, Vuçiq me atë tubim po tentont të avokojë “Botën serbe” si një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.

“Ky "Kuvendi gjithëserb" që u mbajt dje në Beograd ishte planifikuar të mbahej në maj por për shkak të seancës së OKB'ës për Rezulutën për Gjenocidin në Srebrenicë, u shtya për dje.

Para tri ditëve z Vuçiç, në RTS, e lajmëroi goxha me ramizmitaz këtë eviniment, me moton "Një popull, një kuvend - Serbia dhe Srpska", duke deklaruar se "priten të marrim pjesë deri diku 10.000 pjesëmarrës". Duke shtuar se "se do t'i ftojë edhe përfaqësuesit e serbëve nga Mali i Zi dhe disa të tjerë që dëshirojnë të marrin pjesë".

Dhe e filloi ashtu siç ishte paraparë së bashku me Dodikun dhe patriarkun Profirije.

Deri tashti pamë një vazhdimësi të politikës së Millosheviç, u mor vesh nën një keorografinë tjetër - keorografi të Vuçiçit.

Millosheviçi i përdorte Kishën serbe, Sholleviçin, Bullatoviçin e Ristiçin me ekipin e tyre të "mitingashëve" edhe për t'i luftuar rivalët e tij në Lidhjen Komuniste të Serbisë dhe Jugosllavisë (si bile fjala Ivan Stambolliçin) në përgjithësi edhe për ta zhvilluar karrierën e tij politike, herë duke e paraqitur popullin serb si viktimë të RSFJ'ës, e herë duke ju kërcënuar republikave tjera ku jetonin serbët, me "bashkimin e tokave serbe" (me slloganin "aty ku ka një varr serb aty është tokë për serbët"), e herë duke folur fjalë miradije e paqeje, dhe kritikuar dukuritë negative.

Identik ashtu bënë sot edhe Vuçiçi, i cili përdor Kishën serbe, Dodikun dhe Vulinin me ekip të tyre edhe për t'i luftuar rivalët e tij politikë dhe zhvilluar karrierën duke avokuar "Botën serbe" si një kërcënim serioz për Ballkanin Perendimor”, shprehet ai.

Në fund, Tali thotë se Vuçiqi me këtë po provon që ta nxitë nacionalizmin serb për të filluar një luftë të re në rajon.

Ai shton, se Serbia nuk është më e njejta si në vitin ’90, sepse aso kohe Millosheviçi mblodhi rreth 1 milion serbë, kurse Vuçiqi afrë 10.000, por që Tali thotë se duhet të jemi koshientë pasiqë “befasitë” gjithmonë mund të ndodhin.

“Tashmë siç e dijmë, politika e Millosheviçit, pra e ndërtuar mbi nacionalizmin serb (i cili ishte i përbër nga racizmi ndaj shqiptarëve dhe shovenizmi ndaj malazezëve, kroatëve, boshnjakëve etj) e çoi Jugosllavinë në luftë, tashti ta shohim se Vuçiçi a do ja arrinë që ta nxitë nacionalizmin serb (po ashtu të bazuar në racizmin ndaj shqiptarëve dhe shovenizmin ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe malazezëve) mjafrueshëm për të filluar një luftë të re në rajon, ashtu siç po ja kërkon që një kohë të gjatë Putini.

Sipas mendimi tim nuk do të ketë sukses në këtë aspekt sepse Serbia e sotit është krejt diçka tjetër sikurse që edhe rajoni (Kosovë, Mal i Zi, Bosnje e Kroaci) është krejt diçka tjetër nga ai i viteve 1990'ta - kur Serbia dominonte. Vet fakti se Millosheviqi, në nëntor të 1988, në "mitingun" në Beograd, pa ndonjë sfidë të madhe, mblodhi rreth 1 million serbë, e Vuçiçi mezi që po ja arrinë t'i tubojë 10.000, e shpjegon fenomenin.

Por "befasitë" gjithmonë mund të ndodhin andaj edhe ne (së bashku me miqtë tanë Perendimorë) duhet të jemi koshientë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat