“Shqetësim serioz”, Kosova në rrezik nga agjentët e Serbisë – eksperti kërkon hetime të thella në këtë pistë!

Politika

“Shqetësim serioz”, Kosova në rrezik nga agjentët e Serbisë – eksperti kërkon hetime të thella në këtë pistë!

Nga: A.M. Më: 8 qershor 2024 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Së fundi, vëmendje të madhe ka marrë arrestimi i Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, kjo pasi që të dy dyshohën për spiunazh.

Gjatë basitjes në shtëpitë e të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Kjo gjë, ka nxitur reagime të mëdha, ku edhe është vënë në pikëpyetje siguria kombëtare.

E për këtë në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Si fillim, ai u shpreh se rekrutimi i ish-funskionarëve nga shteti serb është një shqetësim serioz, pasi rrezikon sigurinën kombëtare.

Image
Fatjon Softa.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas disa hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka arrestuar dy shtetas Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh, si dhe ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre.

Rekrutimi i ish funksionarëve dhe përdorimi i tyre për qëllime në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, është një shqetësim serioz që cënon sigurinë kombëtare”, nënvizoi eksperti.

Sipas Softës, bazat dhe agjentët serbë në Kosovë duhet të zbulohen nga shërbimet e Kosovës në bashkëpunim me shërbimet e shteteve aleate.

“Bedri Shabani është larguar nga Dogana e Kosovës që në vitin 2004. Por, si janë rekrutuar dhe si janë katapultuar në struktura shtetërore. Në banesën e tyre janë gjetur armë, municione, maska, dokumenta dhe kompjutera.

Serbia ka qenë prezente në Kosovë, dhe baza apo bashkëpunëtorët e tyre, agjentura e tyre duhet të zbulohet nga shërbimet e Kosovës dhe në bashkëpunim me shërbimet aleate. Më shumë rëndësi është kontrolli i administratës, në veçanti institucionet që mbajnë dhe përpunojnë materiale sensitive”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë komentoi edhe rëndësinë e hetimeve, ku tha se duhet kontrolluar nëse ka një rrjet më të gjerë të agjentëve serbë.

“Rëndësia e hetimit të tyre, duhet të shtrihet nëse ka një rrjet që funksionon dhe sa thellë janë shtrirë shërbimet e Serbisë.

Kjo është lufta hibride, që përgatit terrenin e një konflikti ushtarak.

Ne jemi dëshmitarë që shërbimet e Rusisë kishin depërtuar në nivelin e lartë të ushtrisë gjermane, ky fakt kërkon rritje të nivelit të inteligjencës”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat