Arrestimi i spiunëve/ Zbardhen prapaskenat – kjo është lidhja që kanë me Serbinë!

Politika

Arrestimi i spiunëve/ Zbardhen prapaskenat – kjo është lidhja që kanë me Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 8 qershor 2024 Në ora: 16:55
Driton Tali

Ditë më parë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy me etni shqiptare, u arrestuan nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit për spiunazh.

Gjatë basitjes në shtëpitë e të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Ndërsa Gjykata e Prishtinës miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai thotë se nuk është për tu habitur që Serbia ka persona të involvuar edhe në Kosovë, pasi e njejta për më shumë se 80 vite e okupoi Kosovën.

Sipas tij, të arrestuarit ishin oficirët shqiptarë të OZNA'së dhe UDBA'së të cilët më së shumti i maltretuan dhe masakruan, nuk ka për të u habitur asgjë.

Serbia e okupoi Kosovën.për më shumë se 80 vite, nëse si pikënisje e marrim 22 tetorin e vitit 1912, kur gjenerali serb Bozhidar Jankobiç u fut me ushtrinë e tij në Prishtinë, dhe me 12 qershor 1999, kur u çlirua, duke i mos llogaritur periudhën nga tetori i 1915, kur ushtria e Serbisë ikë për Greqi dhe periudhen nga prilli i 1941 deri me nëntor të 1945 të Luftës Dytë Botërore.

Pra për mëse 80 vite pushtimi sigurisht se Serbia ka strukturat e saja edhe tek shqiptarët e Kosovës, dhe s'kemi pse habitemi.

Fundja ishin oficirët shqiptarë të OZNA'së dhe UDBA'së të cilët më së shumti i maltretuan dhe masakruan jo vetëm disidentët shqiptarë por edhe popullatën në përgjithësi, duke mos i kursyer as të miturit e as pleqtë. Pa i përmendur ata që spiunonin e që madje edhe etiketonin dhe delnin si dëshmitarë të rrejshëm nëpër gjykata”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thekson që jo vetëm institucionet e sigurisë qoftë AKI, qoftë Policia, e qoftë Prokuroria, duhet të jemi vigjilentë dhe kudo në rrethet ku sillemi, punojmë, e veprojmë, që hasim në këso veprimtarish t'i lajmërojmë tek institucionet tona përgjegjëse.

Shtoja kësaj edhe faktin se "Ligji për lustrim" nuk u procedua, dhe se shumë njerëz me të kaluar jo të mirë i kemi nëpër institucione shtetërore, qoftë edhe nëpër kabinete ministrish e kryeministrish, siç kemi patur rastin t'i shohim edhe disa të tillë nga komuniteti serb, andaj neve nuk duhet të befasohemi por të jemi syçelë.

Jo kot thuhet se "historia nuk duhet harruar, sepse kushdo që e harron rrezikon t'i përsëritet".

Për më tepër kur kemi të bëjmë me "këtë Serbi" e cila hapur mundohet "me mish e me shpirtë" ta zhbëjë Republikën e Kosovës, në cilëndo mënyrë të mundshme.

Andaj të gjithë ne, pra jo vetëm institucionet e sigurisë qoftë AKI, qoftë Policia, e qoftë Prokuroria, duhet të jemi vigjilentë dhe kudo në rrethet ku sillemi, punojmë, e veprojmë, që hasim në këso veprimtarish t'i lajmërojmë tek institucionet tona përgjegjëse.

Unë nga "kjo Serbi" pres gjithçka dhe asgjë, asnjë veprim i saj nuk më befason”, foli Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat