Arrestimi i ‘spiunëve’/ Ndizet alarmi për Kosovën: Ekziston një rrjet...

Politika

Arrestimi i ‘spiunëve’/ Ndizet alarmi për Kosovën: Ekziston një rrjet...

Nga: P.Rudi Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka quajtur alarm për sigurinë kombëtare, arrestimin e dy personave në Ferizaj, nën dyshimet për spiunazh.

“Siç dihet tanimë nga mbarë opinioni, në një operacion të përbashkët të mirëorganizuar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, të mërkurën janë arrestuar dy spiun shqipfolës të Serbisë nga Ferizaj, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi nën dyshimin për spiunazh kundër vendit të vet dhe në favor të Serbisë hegjemoniste, që është vërtetë një alarm tejet i frikshëm për rrezikimin e sigurisë nga spiunazhi vendor dhe spiunët e kombinuar shqipfolës dhe ata serbo-rus në Kosovë”, shprehet Qarri, sipas të cilit, në dy të arrestuarit nuk janë bashkëpunëtorët e vetëm të BIA-s serbe.

“Por duket se spiunët e arrestuar famëkeq të Serbisë të mërkurën në Ferizaj, nuk janë vetëm, madje kanë edhe shumë shokë shqipfolës anë e këndë Kosovës, të cilët arrestimi i tyre, i ka zënë aq në befasi, sa që pas dështimit të spekulimeve të Sllavko Simiqit dhe Burat Buzhalës, për krijimin e gjendjeve dramatike, me incertin disa sekondash të bisedës së supozuar të Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin, janë hedhur në aksion një grup i tërë sharlatanësh e sahanlëpirësish që nga G.Muhaxheri i cili deklaron, pa argument as fije turpi, se armët dhe municionet serbe, që organet e rendit i konfiskojnë në veri të Kosovës, i ka vendosur vet policia, gjë që nuk e ka thënë deri më tani as vet Vuçiqi dhe Serbia fashiste, si dhe i ashtuquajturi ekspert i sigurisë B.Elezi, i cili deklaroi se si gjoja vet e para e shtetit dhe presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, paska negociuar me BIA-në e Serbisë, për faljen e terroristëve serb të Millan Radojçiqit?!”, shton analisti Qarri.

Madje Qarri bën thirrje që përveç Shabanit dhe Qerimit, të hetohet edhe personat tjerë, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një rrejt spiunazhi.

“Në anën tjetër vet fakti se pothuajse njëkohësisht me tërheqjen e aktakuzës ndaj kryekriminelit Milan Radojçiq nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, mos ngritja e akuzës së serishme kundër Radojçiqit, as kriminelëve tjerë të sulmit terrorist serb të 24 shtatorit 2023 në Banjë të Zveçanit, as pas kalimit të mese 9 muajve, nga akti terrorist serb, dhe angazhimi i spiunëve shqipfolës si Bedri Shabani e Muharren Qerimi të sapoarrestuar të BIA-s serbe, të cilët Serbia i kishte obliguar për shpifjen e narrativës se edhe Masakra e Reçakut ishte e sajuar nga UÇK dhe vet shqiptarët, flet për një rrjet tepër të rrezikshëm të Serbisë, të hedhur në veprim të hapur kundër shtetit të Kosovës, të mirë-organizuar dhe të sistemuar deri në detaje, i cili ka arritur të funksionojë, ndër vite, pa as një pengesë, në realizimin e qëllimeve të Serbisë, përmes spiunëve shqipfolës, të involvuar në të gjitha poret e strukturave institucionale dhe shoqërore, anë e kënd Kosovës”, deklaron Gani Qarri.

Image
Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri

Madje Qarri hedh akuza të rënda ndaj Bedri Shabanit.

“Është mese i frikshëm fakti se përveç futjes së ndikimit të BIA-së serbe në gjyqësinë e kalbur të Kosovës, edhe Agjensioni i Gazetarëve të "Pavarur" kishte për kryetar ,mandatin e kaluar, pikërisht të birin e spiunit Bedri Shabani, Zekeria Shabanin, si dhe disa nga mediat kryesore që ishin të regjistruara në Serbi, por vepronin në Kosovë, edhe në dokumentet zyrtare të regjistrimit të mediave të tyre në Serbi, qytetet e lindjes dhe vet shtetin e Kosovës, jo vetëm e konsideronin, por edhe e trajtonin me shkrim, si territor të Serbisë. Krejt këto, flasin publikisht, për ndikimin e madh të rrjetit të spiunazhit të Serbisë, dhe praninë e bashkëpunëtorëve të BIA-së serbe gjithandej, në media të shkruara e vizio-auditive si dhe në jetën publike dhe institucionale, të Republikës së Kosovës”.

Por sa është e rrezikuar siguria kombëtare e Kosovës nga spiunazhi serb?

“Kurse sa u takon spiunëve të sapoarrestuar, sipas njoftimeve nga Prokuroria shtetërore e Republikës së Kosovës, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani nga Ferizaj dyshohet se kanë spiunuar për disa vjet, për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), të cilët pas një hetimi disamujor më 5 qershor 2024, janë arrestuar, me ç`rast Policia e Kosovës në lokacionet në Ferizaj, ku u arrestuan këta dy spiunë shqipfolës, kanë konfiskuar edhe armë, municione dhe gazmaska ushtarake, gjë që flet për potencialin e rrezikshmërisë që këta dy spiun të Serbisë, kanë paraqitur për qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës. Habit shumë fakti se si të dy këta spiun shqipfolës kishin pranuar që ta qonin deri në fund, porosinë e Serbisë, për shpikjen edhe të një shtëpie të verdhë, jo më në Shqipëri, por në Kosovë dhe atë, pikërisht në afërsi të fshatit Reçak, si dhe ti asgjësonin të gjitha faktet dhe materialet ekzistuese, përfshi edhe i video-voperin, që me 1999 ka mundësuar intervenimin e NATO-së dhe të faktorit ndërkombëtarë, për bombardimin e Serbisë okupatore, shpëtimin e shqiptarëve nga shfarosja dhe çlirimin e shtetit të Kosovës, nga okupimi serb!”, shton Qarri.

Ai thotë se me arrestimin e tyre, Policia e Kosovës dhe strukturat tjera të sigurisë së Kosovës, si AKI, konfirmuan se janë në gjendje të luftojnë me sukses edhe veprimet konspirative BIA-së së Serbisë.

“Duke kapur edhe spiunët e saj shqipfolës në territorin e Republikës së Kosovës, kurse në lokacionet e të dyshuarve për spiunazh ndaj Serbisë, në cilësi të provave materiale përveç armëve e municioneve, janë konfiskuar edhe dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, maska, maska ushtarake gazi, si dhe shumë dëshmi të tjera, ndaj pas një seance tri orëshe gjyqësore, ndaj dy ‘spiunëve’ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji”.

“Zbulimi dhe kapja e tyre, dëshmon se përkundër veprimtarisë konspirative të spiunazhit serb dhe aktivizimit shumë të sofistikuar të spiunëve të Serbisë e cila ka arritur që edhe 25 vjet pas çlirimit, të rekrutojë me kaq lehtësi, shqipfolës si Beri Shabani e Muharrem Qerimi, spiun për të bërë punët e Serbisë në Kosovë, edhe organet e ligjit dhe ato të sigurisë së shtetit tonë, kanë vepruar në mënyrë efikase, duke zbuluar spiunët dhe mënjanuar veprat e tyre terroriste kundër shtetit, qytetarëve dhe institucioneve e tona. Ky akt është treguese shpresëdhënës se edhe sistemi ynë shtetëror i sigurisë ka kuadër të mirë-përgatitur dhe është në gjendje tu kundërvihet sfidave të spiunazhit të Serbisë si dhe ti parandalojë me kohë, aktet e mundshme terroriste të spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë fashiste, në shtetin e Kosovës, duke garantuar sigurinë kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat