Muharremi e Shabani të arrestuar për spiunazh/ Eksperti i sigurisë nxjerr një detaj për prokurorin: Ky është i vetmi shqetësim!

Politika

Muharremi e Shabani të arrestuar për spiunazh/ Eksperti i sigurisë nxjerr një detaj për prokurorin: Ky është i vetmi shqetësim!

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Qerim Muharremi dhe Bedri Shabani, janë dy të arrestuarit nën dyshimin për spiunazh për BIA-n serbe.

Derisa, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar të enjten masën e paraburgimit prej një muaji dy burrave.

Në një njoftim për media të enjten vonë, gjykata tha se gjyqtari e pranoi si të bazuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve të dyshuar për spiunazh.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të jenë të paarritshëm për procedurën penale, dhe ka rrezik të ikjes. Po ashtu, gjykata vlerësoi se, nëse të pandehurit do të jenë në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale, ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ka thënë se ky operacion ishte i domosdoshëm dhe se ishte për t’u përshëndetuar ehde pse Policia dhe AKI-ja janë duke punuar në çështjen siç është spiunazhi.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, është bërë e ditur se kanë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se në bashkëkryrje, kanë kryer veprën penale të spiunazhit, një vepër ndër më të rëndat sa i përket sigurisë në Republikën e Kosovës. Ne kemi parë këto zhvillime dhe mendojmë se ky operacion është për tu përshendetur dhe në aspektin Teknik të tij, sepse Policia e Kosovës dhe Agjencia për Intelegjencë, janë duke punuar edhe në ҫështje të ndjeshme siҫ është spiunazhi.

Këtë operacion të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Intelegjencë e shohim si të domosdoshme, sidomos pas deklarimeve të shumta që janë bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, kryeministri e ministra se në Kosovë veprojnë shërbime sekrete serbe dhe për një kohë të gjatë, nuk kemi pasur të ndaluar apo të arrestuar për arsyen e spiunazhit.

Në kodi penal të Republikës së Kosovës janë paraparë edhe vepra e spiunazhit edhe forma e ndjekjes së veprës së spiunazhit. Poashtu, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Intelegjencë kanë njësitë e posaqme për ҫështjen në fjalë dhe duke parë në aspektin e shpenzimit të parasë dhe buxhetit të Kosovës me ҫështjen në fjalë, këto njësi, kanë të gjithë mbështetjen tekniko-operative dhe financiare për të marr veprimet e duhura në luftimin e këtyre problemeve, për të cilat më parë kanë folur edhe përfaqësuesit e instituioneve më të larta në Republikën e Kosovës”, vlerëson ai për “Bota sot”.

Ai shprehet se, arrestimi i tyre nuk ka të bëjë me persona të ndonjë profili të lartë apo edhe me ndonjë peshë të madhe.

Ai më tej, përmend dy raste ku AKI ka zhgënjyer, rastin kur ka arrestuar një zyrtar të saj të lartë, përkatësisht shefin e IT-së për rrjedhje të informaconeve, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete me rastin, pastaj edhe rasti tjetër ishte ai i qytetarëve të Turqisë ku arrestohen dhe dëbohen Gulenistët nga Kosova.

“Në këtë rast kishim vlerësuar me notat e larta, për dy arsye.

-E para sepse, arrestimi i personave nuk ka të bëjë me ndonjë profil të personat të cilët punojnë në zbatimin e ligjit dhe të cilët do të kishin mundësi të marrjes së informacioneve të dobishme për llogari të shërbimit sekret serb, dhe nuk janë persona që kanë ndonjë peshë publike. Por në kuptimin e operativ teknik, ne e dimë se edhe në arsyen e biznesit apo arsye të tjera, këta persona mund të kenë shërbyer dhe të njëjtit do të dalin para drejtësisë nën dyshimet që kanë punuar për spiunazh, por që nuk na bën të besojmë që kemi të bëjmë me një presion të posaqëm të zbatimit të ligjit në luftimin e shqetësimit të fundit në lidhje me spiunazhin.

Ne jemi të shqetësuar edhe për faktin se, Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë kanë folur dhe kanë paralajmëruar, poashtu kanë folur shumë rreth këtij rasti, e në anën tjetër ky rast i është dhënë një prokurori që është në fund të mandatit të tij, që është para pensionit dhe sigurisht që kalimi nga një prokuror tek një prokuror tjetër, i një rasti kaq të ndjeshëm, konsideroj që nuk konsiderohet si qasje e duhur dhe serioze sa i përket performancës së institucioneve të sigurisë. Ne kemi pasur fatin të kemi një zhgënjim sa i përket Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, sepse e njëjta ka arrestuar një zyrtar të saj të lartë, përkatësisht shefin e IT-së për rrjedhje të informaconeve, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete me rastin, pastaj është i dënuar një ish drejtor i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, i cili dha dorëheqje për lejimin e përdorimit të informacioneve sekrete të një shteti.

Rast tjetër ishte ai i qytetarëve të Turqisë ku arrestohen dhe dëbohen Gulenistët nga Kosova dhe poashtu kemi edhe raste të tjera. poashtu edhe një vrasje ka ndodhur në Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, largimi i një numri të madh të zyrtarëve nga institucioni për intelegjencë dhe shumë ҫështje të tjera, por rasti i Erion Zenaj, fëmijut për të cilin Agjencia për Intelegjencë, ishte munduar të i fakturoj sukeset, kur dihet se atë e kishte kryer Fitim Lladrovci një pjesëtar i ISIS-it, i cili kishte vendosur ta vjedhë nga ISIS fëmijën dhe ta sjellë në Kosovë. Dhe shumë ngjarje të cilat mund të themi se e kanë konsideruar një performancë të dobët të Agjencisë për Intelegjencë, marrë parasysh edhe rastin e personave për helmimin e liqenit të Badovcit, ku ky rast ka përfunduar në një process komplet qesharak nga ajo për të cilën është vepruar nga Agjencia për Intelegjencë dhe Policia e Kosovës.

Andaj mund të themi, që edhe ky rast urojmë të mos ketë fatin e njëjtë me rastet e tjera, por që Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjenicë e Kosovës për Intelegjencë kanë përdorur të gjitha mjetet e tyre, tekniko-operative dhe të gjitha angazhimet ligjore për të siguruar prova, me të cilat prouroria mund të ngritë një aktauzë me të cilën gjykata mund të punoj në drejtim të fajësisë të personave në fjalë dhe jo të merremi me veprimet që më shumë doken si veprime të cilat janë për të konsumuar aspektin medial dhe për të ushtru gjoja gatishmëri tek institucionet në luftimin e zbatimit të ligjit për ҫështje të ndjeshme se sa realisht për zbatimin e ligjit sipas detyrave dhe përgjegjësive që kanë institucionet relevante në ҫështjen në fjalë”, përfundon Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat