Veprimtari nga Gjermania bën thirrje të mos votohet Asociacioni, jep një version tjetër në të mirë të Kosovës: Le të bashkohen edhe Mamusha e Dragashi…

Politika

Veprimtari nga Gjermania bën thirrje të mos votohet Asociacioni, jep një version tjetër në të mirë të Kosovës: Le të bashkohen edhe Mamusha e Dragashi…

Nga: H.O. Më: 7 qershor 2024 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian i tha edhe një herë Kosovës të bëj hapa para me Asociacionin. Kjo deklaratë erdhi në kohën kur pritej që Kosova të votohej për në Këshillin e Evropës. Mirëpo, Kosova e humbi tani për tani mundësinë për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Derisa zyrtarë ndërkombëtarë bëjnë thirrje për zgjidhjen e ҫështjes së Asociacionit, duke thënë se nuk është ‘e keqja e Kosoës’, njohësit e politikës në vend, bëjnë paralajmërime të tjera.

Kështu publicisti dhe veprimtari, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’, ka bërë thirrje që të mos krijohet Asociacioni njëetnik, duke renditur kështu edhe tri arsye bazike.

Image
Idriz Zeqiraj

Janë tri arsye bazike që Asociacini njëetnik nuk duhet krijuar kurrë, pavarësisht presionit të turpshëm e kriminal ndërkombëtar: Nënshkruesi i Asociacionit u bë nën shantazhin e dosjeve të krimeve faktike, për çka Hashim Thaçi edhe përballet me drejtësinë ndërkombëtare; Kur BE-ja dhe SHBA filluan presionin, sa të padrejtë, aq edhe absurd, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, festuan - njëherësh: serbët në Kosovë; Beogradi zyrtar; serbët në Mal të Zi; por edhe Moska zyrtare, duke uruar njëri-tjetrin se fituam "Republika Srpska" të dytë, pas asaj në Bosnje; Presioni i BE-së, me aleatë, ishte enorme, për ta shpallur Kosovën -multi-etnike-, ndërsa sot kërkojnë Asociacionin -njëetnik-, edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë”, vlerëson ai.

Madje Zeqiraj jep një mendim ndryshe për formimin e Asociacionit, duke thënë se nëse duhet bërë, le të bashkohen edhe Komuna e Mamushës dhe Dragashi.

“Nëse u dashka një Asociacion i komuniteteve pakicë, lë të bashkohen edhe komuna e Mamushës, e dominuar nga komuniteti turk dhe Dragashi me goranë e boshnjakë ose myslimanë, siç u pëlqen ta quajnë vetën e tyre. Dhe, ky Asociacion i dytë, tashmë, multietnik, të monitorohet nga BE-ja. Shqiptarët respektojnë Institucionin e faljes, janë popull fisnik dhe kurrë nuk kanë pasur dhe as nuk e kanë ndjesinë e urrejtjes, të keqtrajtimit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare, ngjyrës”, vlerëson veprimtari Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat