Zgjedhjet në PE, opinionistja nga Gjermania paralajmëron Kosovën për këtë gjë – ka edhe një thirrje të fortë për shqiptarët

Politika

Zgjedhjet në PE, opinionistja nga Gjermania paralajmëron Kosovën për këtë gjë – ka edhe një thirrje të fortë për shqiptarët

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2024 Në ora: 22:16
Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Sot, në Holandë ka nisur votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë procesit zgjedhor 4-ditor në të gjithë Europën.

Rezultati i tyre do të ketë një ndikim të ndjeshëm në një sërë çështjesh nga politikat globale mbi ndrsyshimet klimatike, tek mbrojtja dhe emigracioni dhe marrëdheniet gjeopolitike me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Natyrisht, që në këtë pikë, pritet të ketë ndikim edhe për vendet e Ballkanit, veçanërisht Kosovën.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionistja nga Gjermania, Vjollca Hajdari.

Si fillim, ajo tha se këto zgjedhje pritet të kenë ndikim të madh në të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve.

Hajdari përmendi dy efekte, derisa potencoi se Evropa ka treguar gjatë historisë dhe e dëshmon tani se shqiptarët po shpërfillen, padrejtësisht.

“Në fakt ne po flasim për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, por problemi është më i thellë se këto zhvillime. Janë dy efekte që kanë ndikim në të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

1. Fakti se shqiptarët dhe vendet ku jetojnë shqiptarêt nuk marrin pjesë në procese vendimmarrëse, apo anashkalimi i tyre nga keto aktivitete thelbësore, është sabotim dhe shkelje e parimeve që ata i proklamojnë. Nëse BE flet për moton „jemi një, atëherë anashkalimi është simptomatikë e një uniteti selektiv dhe tregon se vetëm për një grup të caktuar vlen kjo barazi.

Evropa ka treguar gjatë historisë dhe dëshmon edhe kësaj here se shqiptarët po shpërfillen, ndonëse jemi popull i lashtë në Evropë.

Është thjesht padrejtësi dhe diskriminim i madh.

2. Pasojat që i vuajnë shqiparët dhe Kosova nga vendime të caktuara, do të thotë të cungohet e ardhmja, zhvillimi dhe progresi”, deklaroi opinionistja.

Image
Vjollca Hajdari.

Krahas kësaj, Hajdari vlerësoi se nuk pritet të ketë ndryshime pozitive për Kosovën, pasi që sërish fokusi i BE-së do të jetë Ukraina dhe lufta që po e zhvillon Rusia.

“Ndikim do të kenë sidomos vendimet e vendeve anëtare të BE-së të cilat nuk ua duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve.

Fatkeqësisht do të flitet për Kosovën por jo me Kosovën.

Nuk pritet ndonjë ndryshim pozitiv ose konkret, pasiqë në fokus është lufta në Ukrainë. Vendi ballkanik që do të përfitojë nga këto rezultate, do të jetë Mali i Zi. Në lidhje me Malin e Zi janë veçse duke u zhvilluar biseda serioze, rreth integrimit në BE”.

Ndër të tjea, oponionistja nga Gjermani tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje është e  domosdoshme.

“Natyrisht që pjesëmarrja e shqiptarëve është e dobishme, por ata në këtë kontekst do votonin për vendet përkatëse, ku jetojnë ata.

Shumë më efektive do të ishte sikur shqiptarët do të kishin të drejtë vote lidhur me vendet shqiptare.

Meqë kjo mundësi nuk ekziston, duhet të krijohen mekanizma dhe rrugë alternative mbarëkombëtare që forcojnë  faktorin shqiptar. Para së gjithash thelbësor do të ishte avokimi dhe lobimi në kontekst global”, përfundoi Vjollca Hajdari për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat