Vuçiq “mbështetet për muri”, Serbia pësoi ‘tronditje’ nga ky vendim i BE-së

Politika

Vuçiq “mbështetet për muri”, Serbia pësoi ‘tronditje’ nga ky vendim i BE-së

Arife Morina Nga Arife Morina Më 24 prill 2024 Në ora: 12:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Raportet Kosovë-Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, me që rast edhe negociatatat ne Bruksel kanë stagnuar qe një kohë të gjatë.

Është shteti serb, ai që në vazhdimësi provokon, kërcënon, ankohet e refuzon të nënshkruaj marrëveshje me Kosovë.

Bashkimi Evropian tash e një kohë është treguar ‘tolerant’ me Serbinë, por që duket se ‘durimit’ i ka ardhur fundi.

Së fundi, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) miratoi vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën.

Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.

Si kusht për këtë është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Përparimi në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën edhe më herët kishte qenë pjesë e kushtëzimeve në negociatat e anëtarësimit të Beogradit në BE, por tani në mënyrë specifike përmendet kushti i zbatimit të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar.

A do të ‘dorëzohet’ Serbia para këtij vendimi të fuqishëm të BE-së, apo do vazhdojë rrugën dhe planet e saj me Rusinë?

Ukshini: Vendimi i Këshillit te Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë është një hap i duhur

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli profesori, njëherësh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Image
Sylë Ukshini

Fillimisht, ai e cilësoi si hap të duhur, vendimin mbi kushtëzimin e anëtarësimit të Serbisë në BE, me raportet me Kosovë.

“Vendimi i Këshillit te Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën, është një hap i duhur dhe i domosdoshëm pwr stabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe të shtytjes së Beogradit për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Ne fakt ky ndryshimin, i cili ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, është edhe detyrim që del nga Marrwveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, por tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.

Po ashtu, profesori tha se mbetet të shihet nëse Serbia do heqë dorë nga qasja e saj e deritanishme ndaj Kosovës, derisa tha se ka shumë punë për t’u bërë në këtë aspekt.

“Mbetet për të shprehur se ky vendim do të kuptohet drejt nga Beogradi, në mënyrë që më në fund Serbia të heq dorë nga qasja obstruksioniste dhe t’i kthehet detyrimeve dhe plotësimit që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023.

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), të cilat edhe kishin propozuar këto ndryshime, e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave për ta miratuar ato, pasi nga ky momente hapësira manovruese e Beogradit është e kufizuar.

Por, unw mendoj akoma ka për t’u bërë shumë, sepse ne nuk kemi akoma një marrëveshje gjithëpërfshirës dhe finale, ligjërisht obliguese për palët. Unw mendoj se ky mendim vjen edhe një moment të veçantë, kur vet-viktimizimi i serbëve doli blof me bojkotimin e referendumit për shkarkimin e katër kryetarëve në veri dhe me lojën qe po bëjnë për dinarin”.

Tutje, tha se vendimi i fundit i BE-së është sinjal për Beogradin se hapësira për të shkaktuar trazira në veri të Kosovës është e vogël.

 “Unw e konsideroj të saktë qëndrimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë se referendumi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë etnikë në katër komunat veriore me shumicë serbe u krye në mënyrë të ligjshme dhe kryetarët aktualë do të mbeten në vend, pasi serbët zgjodhën të bojkotojnë votimin masivisht.

Mendoj se vendet e QUINT-it dhe BE-ja duhet t’i bënë thirrje Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë në Serbi se pas thirrjes për bojkotim të referendumit duhet të heqin dorë nga aktet e dhunës dhe të distancohen nga çdo tentativë për shkaktimin e turbullirave, pasi në demokraci vota është e shenjtë.

Shikuar në këtë kontekst, vendimi i Këshillit të Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) është një sinjal sinjikativ për Beogradin, pasi në këtë mënyrë paraqet një mesazh qartë se hapësira e Beogradit dhe eksponentëve të tij është e vogël për të shkaktuar trazira në veri të Kosovës, sidomos kjo rëndësi tani kur pritet që Këshilli i Ministrave të votoj për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kur Beogradi kishte paralajmëruar veprime dhe një fushatë anti –Kosovë”, përfundoi Sylë Ukshini për “Bota sot”.

Halimi: Lidhjet me Rusinë, Serbia i vazhdon në çfarëdo forme

Kurse, Jeton Halimi, drejtor Ekzekutiv nw Institutin pwr Studime Evropiane dhe Globale tha se një vendim i tillë nga BE është pritur të ndodhte më herët.

Madje, ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se tani shteti serb është “mbështet për muri”.

“Siç është pritur nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropiane, miratoi vendimin për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësimin e Serbisë dhe kushtëzimin për pranim me rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kjo është dashur të ndodhte shumë kohë më parë, por më mirë vonë se hiq. Tani Serbia është vënë nën presion shumë të madh nga evropianët dhe amerikanët dhe tanimë Serbia është mbështetur pwr “muri””, deklaroi ai.

Image
Jeton Halimi

 

Sipas tij, Vuçiqi do vazhdojë t’i mbajë lidhjet me Rusinë, dhe se nëse nuk ndryshon qasje ndaj Kosovës, të sanksionet me masa të ashpra.

“Lidhjet me Rusinë, Serbia i vazhdon në çfarëdo forme, vetë Vuçiqi është këlyshi i Putinit që e përdorë shumë mirë për interesa të tij politike dhe strategjike. Serbia urgjentisht duhet t’i ndaloj provokimet ndaj Kosovës dhe fillojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë nga viti 2013 deri te këto të fundit të arritura në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Po nëse Serbia nuk e ndërron qasjen ndaj Kosovës BE-ja duhet ta penalizojë me sanksione të mëdha, që t’ia bëjë me dije se me bisedime reale dhe veprime konkrete në teren të normalizohet gjendja e sigurisë dhe marrëdhëniet mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane Kosovës-Serbisë”, përmbylli Jeton Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat