​Aksion në barnatoret e Pejës, kapen barna pa banderola

Peja

​Aksion në barnatoret e Pejës, kapen barna pa banderola

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Më shumë se 140 paketime të barnave të ndryshme janë kapur gjatë një kontrolli në Pejë.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle sot në tri barnatore.

Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola, ku janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme.

Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari N.ZH. (37) ndaj të cilit është iniciuar rasti prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore. Me aktvendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat