Hidrodrini: Uji në Gramaçel dhe Llukë të Deçanit është brenda normave

Peja

Hidrodrini: Uji në Gramaçel dhe Llukë të Deçanit është brenda normave

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, ka njoftuar se kanë pranuar rezultatet nga mostrat e ujit nga fshatrat Llukë e Gramaçel të komunës së Deçanit nga ana e IKSHPK-së, gjegjësisht IRSHP-së dhe se të njejtat rezultojnë se uji në Deçan është brenda normave.

Reagimi ka ardhur pas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (E Diel) për cilësi të ujit në fshatrat Llukë dhe Gramaçel të komunës së Deçanit, ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendngjarjes dhe kanë marë mostrat e ujit në fshatrat e lartëcekura thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj kompanie.

Ata pwrmes njw postimi nw Facebook , kanw bwrw tw dituar se uji nw kwto fshatra wshtw I pijshwm dhe wshtw brenda standardit.

Dalin mostrat e Llukës dhe Gramaçelit – Uji në Deçan, është brenda normavePas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (ditë e Diel) për cilësi të ujit në fshatrat LLukë dhe Gramaçel të komunës së Deçanit, ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendngjarjes dhe kanë marë mostrat e ujit në fshatrat e lartëcekura.Mostrat jane dërguar në IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal e Shëndetit Publik-Pejë për kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe bakterologjike.Pas analizave të kryera nga IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, brenda normave kohore, IRSHP ka kthyer rezultatet e mostrave në fjalë, të cilat sipas Udhëzimit Administrativ UA 10/ 2021, rezulton se i plotësojnë standardet e ujit të pijes”, kanë njoftuar ata përmes rrjetit social Facebook.

Kru “Hidrodrini”, kanë apeluar që komuniteti mos bi pre e individëve të papërgjegjshëm, me tendencë për të krijuar panik tek popullata, ata kanë theksuar se këta persona do të ndiqen edhe përmes organeve kompetente të ligjit dhe rendit”, kanë njoftuar ata përmes rrjetit social Facebook.

Gjithashtu KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.-Pejë ka siguruar konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë, se 24 orë, çdo herë, me të gjitha kapacitetet e veta, mbetet në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat