Testi i maturës pa rrymë në Shkollën “Ismajl Dumoshi” në Obiliq

Prishtina

Testi i maturës pa rrymë në Shkollën “Ismajl Dumoshi” në Obiliq

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:50
Shkolla “Ismajl Dumoshi” në Obiliq

Rryma pritet të ndërpritet në Shkollën “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit gjatë testit të maturës.

Këtë e bëri të ditur për KALLXO.com përfaqësuesi i Drejtorisë Komunale të Arsimit Rexhep Zeka

Sipas Zekës rryma do të ndërpritet që maturantët të mos kenë mundësi të qasjes në internet.

Në të gjitha testet e maturës së monitoruara nga KALLXO.com është raportuar për rrjedhje në internet të testit të maturës dhe për përdorim të telefonave të mençur nëpër to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat