Kombit shqiptar i duhet unitet, secili le ta mban fenë e vet

Religjion

Kombit shqiptar i duhet unitet, secili le ta mban fenë e vet

Nga: Rexhep Torte Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:45
Rexhep Torte

Edi Rama-Kryeministri aktual i Shqipërisë është tradhtar, është Kali i Trojës në Shqipëri dhe armiku më i madh i mbarë shqiptarëve, është kapoja i narko drogës, është pro greku që ia fali 15 milje të Detit Jon Greqisë , është pro serbi që e dëshiron copëtimin e Kosovës, është anti shqiptari që e zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët, është ky që e mbron “Ballkani i Hapur” për ta futur Kosovën nën kthetra të Serbisë, është ky që po i mashtron shqiptarët e Maqedonisë, është ky që se lodh kokën për shqiptarët e Luginës së Preshevës vetëm për t’iu ‘vënë në krah të Serbisë, është ky surrogat, as mish e as peshk shqiptar, është ky piktor abdall i Shqipërisë, i vetmi kryeministër piktor në rruzullin tokësor!

Edi Rama, ky tradhtar i Shqipërisë në intervistën e tij dhënë gazetës amerikane “New Yok Times” si edhe në fjalimin e tij që mbajti në OKB më 21 shator 202, me paturpësinë dhe papërgjegjësinë më të madhe deklaroi se, “Brenda territorit të Tiranës-kryeqytetit të Shqipërisë do të krijohet një shtet, enklavë e stilit të Vatikanit që do të qeveriset nga bektashinjtë dhe do të drejtohet nga kleriku Baba Mondi”.

Kjo deklaratë e Edi Ramës shkaktoi habi dhe reagime të shumta në Shqipëri dhe në tërë botën shqiptare, kur dihet se Bektashizmi ëshë një sekt, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me fenë Islame sepse bektashianët konsumojnë alkool, nuk agjërojnë dhe nuk i falin namazet, sikurse i aplikojnë myslimanët e vërtetë e të devotshëm.

Minishteti Bektashi në Tiranë do të mbetet vetëm iluzion i Edi Ramës sepse për realizimin e tij siç thotë thënia popullore “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”. Fundja edhe shqiptarët në Shqipëri duhet të jenë mbushur mend dhe se është mbushur gota përplot, sa që Edi Ramën domosdo duhet ta rrëzojnë ose me protesta të fuqishme gjithë popullorë ose me mos dhënien e votës për PS-në e Edi Ramës.

Tani në shekullin e 21 kombi shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi-në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi gjendet para sfidave të mëdha që kërkojnë përkushtim, zgjuarës dhe seriozitet dhe ç’është më kryesorja kërkojnë unitet mbarë kombëtar shqiptar për tu ballafaquar me tërë këto rreziqe anti shqiptare.

Për fat të keq në mjediset tona në trojet shqiptare po paraqiten disa grupe përçarëse mbi bazën e besimeve fetare që veprojnë sipas kuptimit të thënies popullore “Stambolli digjet e kurvat krehen”. Me siguri që këto grupe nën petkun e patriotizmit të rrejshëm janë bërë vegla të ndikimeve nga jashtë por edhe me dyshimin se janë të korruptuar me shuma të mëdha parash duke e goditur përgjegjësinë kombëtare shqiptare.

Grupi ashtuquajtur i Deçanit në fund vitin kohë më parë nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike informoi se disa besimtarë myslimanë janë konvertuar në besimtarë katolikë me arsyetimin se dëshirojnë të kthehen në fenë e të parëve të tyre, edhe pse edhe feja katolike ështe e huaj dhe nuk është shqiptare, sepse te shqiptarët ka ardhur nga okupuesit Roma dhe Bizanti.

I njëjti konstatim vlen edhe për fenë ortodokse serbe dhe greke, e cila gjithashtu nuk i ka rrënjët shqiptare.

I njejti konstatim vlen edhe për fenë myslimane, të cilën në Ballkan dhe te shqipatarët e solli Perandoria Osmane gjatë sundimit të saj gjysmëshekullor. Kjo tregon dhe dëshmon se këto tre besime fetare te kombi shqiptar janë të ardhura nga jashtë dhe nuk kanë origjinë burimore shqiptare.

Besimi fetar është dëshirë dhe bindje personale dhe varet nga vetë personi se cilit besim fetar i takon dhe se cilin besim fetar e preferon, e nuk është etike që dikush të pretendojë dhe të përpiqet me mashtrime ose me korrupsion që sot t’ia imponojë tjetrit njërën nga këto tre besime fetare. Kjo tregon dhe dëshmon se tani ka filluar edhe një betejë ndërfetare joshëse për ta shtuar numrin e besimtarëve përkatës.

Me që te shqiptarët ekziston harmonia ndërfetare që deri sot ka funksionuar për mrekulli, e kemi obligim që ne mjediset tona t’i kundërshtojmë klerikët dhe besimtarët që mbjellin urrejtje, ekstremizëm dhe përçarje ndërfetare, veprime që bien ndesh me misionin paqedashës e fisnik fetar.

Hans King njëri nga dijetarët e shquar të fesë të krishterë dhe Sejjid Husein Nasër njëri nga dijetarët e shquar të fesë myslimane në librin “Dialogu i Islamit dhe Krishteriznit janë të bindur se Zoti Krijues është Një dhe i vetëm. Kjo tregon se secili besimtar duhet ta din se Zoti Krijues i njerëzve, i botës shtazore, bimore dhe ujore është Një dhe i vetëm, sepse po të kishte më shumë Zota, në botë do të ishte bërë rrëmujë nga kundërshtitë, antagonizmi dhe zilia për të patur primatin.

Kjo duhet të na bindën se besimtarët qofshin të katolikë, ortodokse apo myslimanë për bëmat e tyre të mira ose të liga në jetën e përtejme do të paraqiten para të Njëjtit Zot për ta fituar Xhenetin ose Xhehenemin.

Në Shqipëri dhe në Kosovë pjesa më e madhe e besimtarëve janë të fesë myslimane , ndaj edhe harmonia e derisotme nder fetare myslimane, katolike dhe ortodokse te shqiptarët është konsideruar vlerë që duhet ruajtur dhe respektuar dhe assesi të anatemohet e të kritikohet.

Konvertimet simbolike nga një besim fetar në bësimin tjetër paraqesin iluzion se mund ta arrijnë qëllimin të cilin e pretendojnë dhe e propagojnë grupe të caktuara përçarëse të kombit shqiptar.

Kur’ani famëlartë që Allahu në mënyrë hyjnore ia shpali Profetit Muhamed është shtylla kurizore dhe bazamenti i fesë Islame. Çdo gjë që devijon nga Kur’ani Famëlartë bie në kundërshti me postulatet e Allahut të Madhërishëm dhe me theniet kuranore.

Sipas studiuesve kuranorë i njëjti Allah e ka shpallur edhe Teuratin, edhe Ungjillin, por kur e ka vërejtur se besimtarët asokohe i kanë ndryshuar postulatet e tij, atëherë Allahu e ka shpallur Kur’anin Famëlartë ku nuk mund të ndryshohet as edhe një shkronjë e vetme.

Majkël Hart, historiani amerikan, në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in history” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur Profetin Muhamedi, të dërguarin e All-llahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai është udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar, dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij, ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i freskët”.

Pas vdekjes së Profetit Muhamed në fenë Islame lindën fraksionet dhe sektet e ndryshme, të cilat janë krijuar për qëllime egoiste individuale, familjare dhe klanore përfituese, ngjashëm si partitë e sotme politike.

Sot besimtari mysliman, katolik apo ortodoks ka mundësi të shumta të informohet dhe të gjykojë se cili besim fetar i përgjigjet më së miri ndaj kërkesave të tij dhe të shoqërisë.

Dijetarët eminentë të fesë Islame japin shembuj bindës se feja Islame nëpërmjet Kur’anit Famëlartë është shpallur për mbarë njerëzimin si frymëzim, ushqim dhe edukim shpirtëror pa e rrezikuar kombin, racën apo ngjyrn e njerëzve.

Të rikujtojmë se Bektashizmi është një sekt myslimane i cili lejon që besimtarët e tij ta konsumojnë alkoolin, i cili mbi bazën e Kur’anit është rreptësishtë i ndaluar dhe se nuk mund të quhet mysliman personi që konsumon alkool, sepse alkooli, bixhozi, kamata, amoraliteti dhe magjia në fenë Islame të bazuar në Kur’anin Famëlartë konsiderohen mëkate të mëdha.

Myslimani i devotshëm quhet ai person i cili respekton vetëm udhëzimet e Kur’anit Famëlartë dhe asgjë me shumë dhe asgjë më pak.

Kur’ani nga fillimi e gjer në fund i konsideron mëkate të mëdha dhe të dënueshme nga Zoti i Madhërishëm veprat e liga dhe të dëmshme që nuk e respektojnë mëshirën, respektin dhe ndihmën e ndësjellë në familjë dhe në shoqërinë në tërësi.

Kushdo që e lexon, e kupton Kur’anin, pa marë parasysh se cilit komb dhe besim fetar i takon, në këtë libër të shenjtë me siguri do të gjejë udhëzimin, edukimin dhe lumturinë shpirtërore për të jetuar në paqe, mëshirë dhe mirësi me veten e tij, me familjen e tij, me njerëzit që e rrethojnë dhe me mbatë njerëzimin.

Këtë libër të shenjtë plot paqe, mëshirë e mirësi, Allahu i Madhërishëm para 14 shekujve ia zbriti Profetit Muhamed, përmes engjëllit Xhebrail në kohëzgjatje prej 23 vitesh.

IKRE është fjala e parë e Kur’anit, që donë të thotë lexo, mëso dhe studjo.

Kornizat e përmbajtjes së Kur’anit Famlartë janë të qarta, të pastra, të sakta, strikte, stabile të qëndrueshme dhe të padevijueshme, që nënkupton faktin se kush tenton ta ndalë, ta ndryshojë apo ta devijojë, Iimbetet në qafë mëkati ndëshkues.

Libri shkencor “Mëkatet e mëdha” i autorit Imam Dhehebi është mundësia që na jepet për ta kuptuar dhe jetuar jetën në mënyrë përmbajtësore në paqe, mëshirë dhe mirësi.

Dhehebi shquhet për nga inteligjenca, kapaciteti i të mbajturit mend dhe dëshira e tij për të studjuar dhe për të udhëtuar nëpër shumë vende për tu takuar dhe biseduar me dijetarë. Ngritja dhe aftësia e tij shkencore Islame dëshmohet nëpërmjet 215 vëllimeve të librave të shkruar me tematikë të leximit të Kur’anit, hadithi, terminologjia e hadithit, historia, biografitë e shumë personaliteteve, besimi etj.

Sipas Kur’anit mëkat i pafalshëm dhe i dënueshëm me zjarr në botën e përtejme është të përshkruarit shok, apo idhujtar Allahut të Madhërishëm.

Sipas Kur’anit mëkate konsiderohen të gjitha veprimet që ndikojnë negativisht te individi, në familje dhe në shoqëri, siç është lënia e namazit, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut të pafajshëm, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, shpifja ndaj grave të ndershme, imoraliteti, dezertimi, ndërprerja e farefisnisë, ndryshimi i shenjave të kufirit të pasurisë në tokë, hajmalitë, bixhozi, alkooli devijimi i gjykatësve nga e vërteta, pasimi i epsheve, betimi i rrejshëm, humbja e shpresës nga Allahu, të bërit çrregullime në toke etj.

Profeti Muhamed ka thënë, “Çdo robi që i kryen pesë namazet, i agjëron ramazanet dhe u largohet mëkateve të mëdha, i hapen dyert e Xhenetit në Ditën e Kiametit. Mëkat është edhe mosdhënia e Zekatit. Ata që e deponojnë arin dhe argjendin e nuk japin për rrugën e Allahut. Do të kenë një dënim të dhembshëm. Ata që bëjnë kopraci me të mirat që ua dha Allahu, assesi mos mendojnë se ajo është në dobi të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në Ditën e Kijametit do tu mbështillet në qafët e tyre.

Zoti ka dhënë urdhër të prerë që të silleni në mënyrë sa më të mirë me prindërit. Nëse njërin prej tyre ose që të dy prindërit i ka arritur pleqëria pranë kujdesi tënd, atëherë mos thuaj of, as mos u bën i vrazhdë ndaj tyre, po atyre u thuaj fjalë të mira dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaju, “Zoti im mëshironi ata të dy sikurse më edukuan kur isha i vogël”.

Allahu i Madhërishëm ka thënë, “O ju që besuat, keni frikë nga Allahu dhe nëse jeni besimtarë hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E nëqoftë se nuk e bëni këtë atëherë kuptoni se keni hy në luftë me Allahun dhe të dërguarin e tij. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e bonjakut, në të vërtetë e fusin në barqet e tyre zjarrin”.

Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se s’ka hyjni përpos Allahut, falja e Namazit, dhënia e Zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe Haxhi në Xhaminë e Shenjtë në Qabe.

Në Kur’an thuhet të mos i afroheni imorlitetit sepse imoraliteti është vepër e keqe dhe rrugë e keqe.

Kryetari mashtrues i parisë së vet dhe zullumqari tiran, është rruga që shpie drejt ndëshkimit së bashku me ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve sëbshku me ata që pa kurrfarë arsyeje bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët ekziston një dënim i dhembshëm. Dëshmia e rrejshme është padrejtësi ndaj atij ndaj të cilit dëshmitari ka dëshmuar, dhe me dëshminë e tij të pandehurit ia kanë marrë, pasurinë, nderin apo shpirtin. Ata që akuzojnë gratë e ndershme e të pafajshme besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër, ata i pret një dënim i madh.

Mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me ryshfet te gjykatësit.

Allahu nuk lë asgjë pa regjistruar siç është padrejtësia ndaj njerëzve, Vonesa e pagës prej të pasurit është padrejtësi, kush ia merr hakun ndonjërit me anë të betimit, Allahu ia bën obligim dënimin me zjarr. Moskthimi i borxhit është mëkat i madh. Nuk do të hyjë në xhenet trupi që është ushqyer me haram. Profeti Muhamed ka thënë, “Sikur Fatimja bija e Muhamedit të vidhte, do tia preja dorën”.

Gënjeshtra të çon në punë të këqija, e punët e këqia të çojnë në zjarr. Shenjat e mynafikut janë tre, kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin, kur i besohet ndonjë send tradhton dhe kur grindet tërbohet”.

Kush nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ata janë mizorë, zullumqarë, të padrejtë. Ata që fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato u sqaruam njerëzve në librin. Kadiu që e ka ditur të vërtetën por e ka shtrembëruar qëllimisht atë, ai është në Zjarr dhe kadiu që ka gjykuar pa dituri është në zjarr.

Kur të mblidhen te kadiu dituria e pakët, qëllimet e këqija, morali i dobët dhe devotshmëria e pakët, i është plotësuar disfata e tij.

Mynafikët përpiqen ta mashtrojnë Allahun duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë, por Allahu e mbizotëron dinakërinë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për tu dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun”.

Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput lidhjet farefisnore. Kush i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit le të mbajë lidhje farefisnore. Kush dëshiron që ti zgjerohet rizku i tij dhe ti zgjatet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore. Kush e mban lidhjen familjare Allahu do të kujdeset për të. Mos dëgjo asnjë betues të nënçmuar, shpifës që vetëm bart fjalë të huaja. Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve. Dy gjëra janë që te njerëzit janë mëkat, sharja e prejardhjeve dhe vajtimi për të vdekurin.

Mos spiunoni njëri tjetrin. O ju që keni besuar, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, me që të përqeshurit mund të jenë më të mirë se ata që përqeshin dike tjetër. Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhimbshëm në këtë dhe në botën tjetër. Nuk do të hyjë ne Xhenet ai prej dëmeve ë të cilit nuk është rehat fqinji i tij. Kush i beson Allahut dhe të Dërguarit dhe Ditës së Gjykimit le të sillet mirë me fqinjin e tij.

Allahu ka mallkuar atë që merr jo në emër të Allahut. Allahu ka mallkuar atë që ndryshon kufijtë në tokë.

Mjerë ata që mangët masin dhe peshojnë, ata që kur matin (apo) peshojnë për njerëzit, për vete e plotësojnë, e kur u matin ose u peshojnë tjerëve, u lënë mangët.

Profeti Muhamed ka thënë “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni dhe të duheni mes vedi”, janë disa nga mesazhet udhëzuese, edukuese dhe lumturuese, që dalin nga ky libër në drejtim të paqes, mëshirës dhe mirësisë.

O Edi Rama ndale turrin se ka me tu thye shtamba e do të përvëlojnë tradhtitë që i ke bërë, dhe s’do kesh ku të fshihesh. U ke bërë shumë dëme dhe mëkate Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar dhe domosdo se do të përgjigjesh një për një dhe po se po, sepse ti nuk ke as komb as fe dhe as atdhe, gjykoje veten pse?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat