Censurimi i se vërtetës dhe i historisë - Shkollat shqipe në Kosovë dhe Maqedoni gjatë Luftës së Dyte Botërore

Opinione

Censurimi i se vërtetës dhe i historisë - Shkollat shqipe në Kosovë dhe Maqedoni gjatë Luftës së Dyte Botërore

Nga: Shaban Murati Më: 26 korrik 2024 Në ora: 12:02
Autori Shaban Murati

Dëgjojmë dhe lexojmë shpesh lavdërime e glorifikime për ministrat shqiptare të arsimit të kohës së Luftës së Dyte Botërore. Me te drejtë vlerësohet lart hapja e 100 apo dyqind shkollave shqipe në Kosove dhe në Maqedoni.

Por historia u tregohet brezave e censuruar dhe e gjymtuar. Ministrat e arsimit të asaj kohe ishin burra arsim-dashës dhe patriotë, por pyetja e thjeshte kyçe është: A i hapen 100-200 shkollat shqipe ata me paratë e tyre dhe a i paguanin ata qindra mësuesit e Shqipërisë me paratë e tyre?

Aspak! Ata zbatuan vendimin e qeverise shqiptare të kohës, të firmosur nga kryeministri i kohës. Pa firmën e kryeministrit të kohës nuk ishte hapur asnjë shkollë shqipe në "tokat e lirueme".

Ndaj është një domosdoshmëri të përmendet dhe të lavdërohet në radhë të parë për këtë nismë patriotike kryeministri i kohës, që firmosi vendimin dhe buxhetin për hapjen e 100-200 shkollave shqipe në Kosovë dhe ne Maqedoni. Aq me tepër kur kryeministër ka qenë një intelektual i shquar si Mustafa Merlika Kruja, linguist dhe historian, autor i të parit fjalor etimologjik të gjuhës shqipe, më i shquar se ministrat e tij te arsimit.

Mjaft më me censure të së vërtetës dhe të historisë dhe me shikimet e gabuara të historisë sonë vetëm me sy ideologjik, krahinor dhe fetar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat