Sondazhet dikur dhe sot: Vjosa me 69% të mbështetjes, Thaçi me PAN me 60% të pakënaqur

Opinione

Sondazhet dikur dhe sot: Vjosa me 69% të mbështetjes, Thaçi me PAN me 60% të pakënaqur

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 korrik 2024 Në ora: 10:05
Autori Faton Mehmeti

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë për çdo vjet prezanton raportin e saj, nga ku dalin në pah rezultatet e saj lidhur me pëlqimin e qytetarëve ndaj institucioneve të vendit. Së fundi u prezantua raporti i fundit nga ku sondazhi zbuloi se mesatarisht 50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.

Nëse krahasojmë me vitin 2019, kur PAN ishte në pushtet mbi 60% për qind e qytetarëve të Kosovës nuk ishin të kënaqur me punën e liderëve të kohës, konkretisht ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Tani, të dhënat janë ndryshe, kënaqshmëria me kabinetin ekzekutiv dhe kryeministrin është regjistruar në 53.3% dhe 58.3% respektivisht është kënaqshmëria me punën e kryeministrit.

Ndërsa Kuvendi ka marrë 52.10% dhe kryetari i Kuvendit 64.4%. Presidentja është vlerësuar më së larti me 69% të kënaqshmërisë.

Kjo rezulton me faktin se ndër tri preokupimet e qytetarëve në 2019 ka qenë korrupsioni me 20 % të qytetarëve, derisa sot korrupsioni nuk shihet si problem për qytetarët. Pikërisht korrupsioni i madh deri në nivel të presidentit e kryeministrit kanë ndikuar në mos pëlqimin e qytetarëve ndaj krerëve institucional të asaj kohe, sot është tjetër situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat