Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendim të gabuar ndaj Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë të fituar me hajni

Opinione

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendim të gabuar ndaj Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë të fituar me hajni

Nga: Rexhep Torte Më: 3 korrik 2024 Në ora: 16:13
Rexhep Torte

Akuzat konstatimet dhe sugjerimet e Naim Miftarit-ish eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish agjentit të SHIKU-t se ish udhëheqësit e Kosovës nga radhët e PDK-së,LDK-së dhe AAK-së i kanë ngulitur sekserët e tyre nëpër tërë institucionet e Kosovës dhe se këto sekserë po e dëmtojnë në vazhdimësi Kosovën në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit,po vërtetohen çdo ditë.

I njejtë është rasti kur ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Kosovës pas një vonese më shumë se nje vit,e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme pas ankesës së PDK-së që udhëhiqet nga klyshët e Hashim Thaçit.

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasuisë së Pajustifikueshme është i shumëpritur nga populli i Kosovës sepse do t’i godas ish funksionarët e lartë shtëtërorë të Kosovës,të cilët në mënyrë të jashtëligjshme, me hajni e korrupsion u bënë multi milionerë,duke e ngulfatur dhe pamundësuar zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat e jetës.

Konfiskimi i pasurisë së jashtëligjshme nga Byroja Shtetërore për Justifikimin dhe Konfiskimin e Pasurië së Pajustifikueshme,do të mundësonte investime në hapjen e vendeve të reja të punës me çka do të ndërpritej migrimi,do të krijonte mundësi për investime në ekonomi,shëndetësi,arsim dhe ç’është më me rëndësi do të krijoheshin kushte për rritjen e mirëqenies mbarë popullore dhe për armatosjen e nevojshme të FSK-së.

Albulena Haxhiu e akuzon Gjykatën Kushtetuese për pengim të reformës në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu në emisionin “Debat Plus”,“Me akuza të rënda ndaj PDK-së:Kanë pasuri të pajustifikueshme,janë në “siklet”,transmetoi “Bota Sot” me 2 korrik 2024 në WEB faqen e lajmeve.

Albulena Haxhiu veç tjerash,deklaroi se,“Në këtë rast ka “siklet” të madh.Jo veç njerëzit e PDK-së.E kanë kontestu retroaktivitetin,kjo nënkupton se në rregull jemi me ligjin,por i njejti të vlejë prej momentit të hyrjes në fuqi.Çka ka ndodhë me të kaluarën,t’I mbyllim sytë”.Albulena Haxhiu ka akuzuar zyrtarë të PDK-së se kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.dhe se projektligji parasheh të ketë efekt retroaktiv që nga viti 2008 kur u shpal pavarësia e Kosovës.

Albulena Hazhiu ankohet se Kushtetuesja dhe PDK-ja ua ndalën “reformën në drejtësi”

“Një ndër ligjet kryesore të Vetëvendosjets që është në pushtet për reformën në drejtësi u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës para disa ditësh.Kushtetuesja ka vlerësuar në kundështim me Kushtetutën katër nene të Ligjit për Byronë Shtetëtrore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.Ne kemi punuar tre vite në këtë ligj.Gjykata Kushtetuese.Pas më shumë se 400 ditë në trajtim nga Kushtetueja të këtij ligji,morrëm njoftimin se Byroja për Konfikim të Pasurisë për katër nene të cilat i ka gjetur gjykata që nuk janë në përputhje me Kushtetutën ta shpall të pavleshme tërësinë e këtij ligji.Ka pasur raste të ndryshme kur gjykata ka kontestuar disa nene,ndërsa ligjin e ka lënë në fuqi dhe ka kërkuar nga Kuvendi që të bëjë ndryshimet në raport me ato nene.Për neve është e papranueshme se si Gjykata Kushtetuese të merr më shumë se 1 vit,pra nga shkurti i vitit 2023 kur PDK e ka dërguar ligjin dhe tek tani në fund të qershorit të vitit 2024 kuptojmë se Byroja është shpallur e pavlefshme.Kundërthënia e jonë dhe e opozitës nuk është fare e natyrës juridike,por është e natyrës politike,sepse Vetëvendosja insiston që të ketë Byro që ta merr pasurinë e pajustifikueshme të zyrtarëve të lartë të PDK-së,ndërsa PDK-ja insiston që Byro nuk duhet të ketë.PDK-ja dhe opozitarë të tjerë janë në “siklet” nga ky ligj pasi kanë “krijuar pasui të pajustifikueshme”,thotë Albulena Hazhiu.

Blerta Deliu-deputete e PDK-së,duke i reaguar Albulena Haxhiut,thotë se “Moti dikush ma kontradiktore,e thatë e mashtruese nuk ka qenë në media,se sa Albulena Haxhiu dështimet varg.Kushtetuesen e kanë bërë tepih.E pas katër vitesh ju del rend me u anku e arsyetu.Të padijshëm”,thotë Blerta Deliu.

E tërë kjo shpërfaq egërsinë e partive opozitare për tu rikthyer sërish në pushtet pa dhënë fare llogari për tradhtitë,vëllavrasjet për pushtet,vrasjet e gazetarëve pë fjalën e vërtetë,pa dhënë llogari për hajnitë,korrupsionin dhe për të gjitha dëmet që ia shkatuan Kosovës gjatë qeverisjes së tyre në 20 vitet e kaluara.

Opozita mjerane në Kosovë duhet ta din se çdo hap i tyre është në vëzhgim vigjilent të votuesve në Kosovë dhe në mërgatë.

Opozita mjerane në Kosovë nuk mund t’i mashtrojë votuesit me premtime boshe,pa u reformuar,pa u distancuar nga tradhtarët,hajnat dhe nga ekaluara e dëmshme.

Votuesit në Kosovë dhe në mërgatë janë vetëdijësuar dhe shpresën për të ardhmen e lumtur dhe të sigurtë të Kosovës e kanë te Vetëvendosja dhe Albin Kurti,i cili konsiderohet gardian i pamposhtur i mbrojtjes së të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.

PDK me Memli Krasniqin,LDK me Lumir Abdixhikun dhe AAK me Ramush Haradinajn,të me rrena pretendojnë të rikthehen ne pushtet,jo për të mirën e Kosovës,por për ta shpëtuar pasurinë,hajninë dhe veten para ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat