Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak shporruni, e kurrë mos ua dëgjofshim emrat tuaj të nxirë

Opinione

Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak shporruni, e kurrë mos ua dëgjofshim emrat tuaj të nxirë

Nga: Rexhep Torte Më: 1 korrik 2024 Në ora: 16:14
Autori Rexhep Torte

Në historinë e diplomacisë Borrell dhe Lajçak mbeten diplomatët më anti shqiptarë, të njëanshëm dhe skandalozë pro serbë, diplomatë pa moral e karakter njerëzor, diplomatë  që me veprimet e tyre pro serbë dëshmuan se janë të korruptuar nga Serbia gjenocidale me para të majme.

“Banjska, asociacioni e dialogu-mesazhi i Borrellit pak para largimt nga posti diplomatik i Bashkimit Evropian”, është titulli i tekstit të Zyrës së BE-së në Kosovë rreth dialogut Kosovë-Serbi, botuar në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 1 korrik 2024.

Joseph Borrell në këtë tekst të tij mashtrues, thotë se “Ne takimin e 11-të Albin Kurti-Aleksandër Vuçiq që u mbajt në Bruksel më datë 26 qershor 2024, BE-ja ishte e përkushtuar për të bërë disa hapa përpara për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mbetet e përkushtuar, por në fund ka nevojë për guximin, vizionin dhe vullnetin politik të liderëve të dy vendeve”.

O Joseph Borrell matufi dhe anti shqiptari, çfarë guximi, vizioni dhe vullneti politik kërkon nga Kosova, kur Kosova edhe pse viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, e pranoi diktatin e BE-së të ulet e të dialogojë më Serbinë gjenocidale. Të rikujtojmë se Serbia nuk kërkoi falje publike për krimet e kryera në Kosovë ku ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale në mënyrë makabëre vranë e masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1600 djelmosha shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit. E mbi të gjitha këtë dialog nga teknik e shndërruat në dialog politik që t’i vini në krah Serbisë gjenocidale.

Joeph Borrell në këtë tekst të tij thotë se, ”Gjatë mandatit tim 5 vjeçar u përballëm me sfida të mungesës së angazhimit, përparimit, zbatimit dhe mungesës së gatishmërisë për të arritur konsensus. Ka patur edhe disa hapa të rëndësishëm përpara. ”

O Joseph Borrell, ti e din se shkaktare kryesore e mungesës së angazhimit përparimit zbatimit dhe mungesës së konsensusit është vetëm Serbia gjenocidale ndaj të cilës nuk kishit guxim as ta kritikoni e lene më ta sanksiononi e ndëshkoni, sepse u korruptoi rëndë me shuma të mëdha parashë.

Joseph Borrell më tej deklaron se, “Në prill të vitit 2020 e emërova Mirosllav Lajçakun Përfaqësues të Posaçëm për ta rikthyer dialogun Kosovë-Serbi në rrugë të drejtë.

O Joseph Borrell sharlatani, anti shqiptar i dëshmuar që vjen nga Spanja që ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, ku e gjete ta emërosh Mirislav Lajçakun Përfaqësues të Posaçm në dialogun Kosovë-Serbi kur kishe në dispozicion aqë shumë diplomatë të aftë e të ndershëm, dhe ti e zgjodhe pro serbin, të ngjashëm me ty që vjen nga Sllovakia e cila ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, nga Sllovakia e cila është aleate e ngushtë e Rusisë gjenocidale.

Joseph Borrell gjithashtu thotë se, “Dinamikat ndryshme në rajon dhe një kontekst gjeopolitik kompleks përkuan me shumw kriza, tensione e përshkallëzime”.

O Joseph Borrell shpirtligu, mos na hidhni pluhur syve dhe mos e lidhni Kosovën me luftën në Ukrainë në kontekst gjeopolitik kompleks, sepse fajin e ka BE-ja që nuk arriti ta detyrojë Serbinë gjenocidale ta sanksionojë Rusinë gjenocidale, nuk arritët ta pranoni Kosovën Në NATO dhe në KiE, por u vutë tërësisht në anën e Serbisë gjenocidale, e cila gjithnjë e më shumë I forcon lidhjet dhe po armatoset nga Rusia dhe Kina.

Joseph Borrell më tej shton se, “Kishim ngritje edhe ulje të barikadave , dorëheqjen kolektive të serbëve të Kosovës nga gjyqësori, policia dhe administratat e Kosovës që ishte një pengesë serioze”.

O Joseph Borrell hutaçi, ti e din shumë mirë se Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq i organizuan edhe ngritjen e barrikadave edhe dorëheqjen e serbëve të Kosovës nga gjyqësori, nga policia dhe administrate e Kosovës, dhe se kjo është dhe mbetet strategjia destabilizuese e Serbisë gjenocidale ndaj Kosovës demokratike e paqësore.

Joseph Borrell thkson se, “Momente të rrezikshme ishin në muajin maj 2023 kur protestat në Veri të Kosovës u bënë të dhunshme, ku më shumë se 90 paqeruajtës së KFOR-it u plagosën”.

O Joseph Borrell, kamufluesi dhe mbuluesi i krimeve të Serbisë gjenocidale, ti dhe tërë bashkëpunëtorët e tu e dini se ky sulm tragjik erdhi nga toleranca e vazhdueshme që BE ia bëri Serbisë gjenocidale sepse nuk ndërmorrët asgje serioze për t’i paralajmëruar Beogradin dhe Serbinë gjenocidale që të heqin dorë nga destabilizimet në Kosovën shtet me kushtetutën më demokratike në Evropë, e cila të gjithë banorëve ua garanton tliritë dhë drejtat e barabarta pa marrë parasysh etninë e tyre. Por ju për fat të keq ju besoni vetën kukuvajkave mashtruese serbe.

Joseph Borrel vazhdon në justifikimet e tij thotë se, “Pastaj 24 shatori 2023 kur u krye nji kursion i armatosur me vrasjen e një oficeri të policisë ë Kosovës dhe ku u zbulua një sasi tronditëse e municioneve ushtarake”.

O Joseph Borrell, mos u trego diplomat naiv se sulmi terrorist serb të Manastiri Orthodoks Serb në Banjskë në Zveçan, ishte sinjalizuar më herët nga Alicia Kearns, depetete e Anglisë, e cila deklaronte se “Në Manastiret Ortodokse Serbe terroristët serbë nëpërmjet auto ambulancave po grumbullohen armatime ilegale serbe. Por ju o Borrell teveqeli nuk donit të angazhoheni, sepse jeni në anën e Serbisë gjenocidale. Nuk është e vërtetë se janë zbuluar vetëm sasi tronditëse e municioneve ushtarake, por po jua rikujtojmë se janë zbuluar autoblinda, armë të ndryshme murtaja hedhës, granata, mina dhe uniforma ushtarake të shumta.

Joseph Borrell nuk turpërohet të deklarojë se, “Megjithatë thirrjet tona kontribuan në hapa të rëndësishëm përpara që sollën përmirësime të prekshëm e në jetën e qytetarëve në Kosovë e Serbi. Bëmë të mundur që qytetarët e Kosovë dhe të Serbisë të udhëtojnë lirisht me karta identiteti. Zgjidhëm çështjen e targave të automjeteve dhe njohje të ndërsjellë të këtyre targave. Për fund duam praktikën 20 vjeçare të mos pagesës së energjisë elektrike në Veri të Kosovës.

O Joseph Borrell rrenacaku, dëmtimin e qytetarëve më karta identiteti, çështjen e targave të automjeteve, dhe çështjen e pagesës së energjisë elektrike në Veri të Kosovës, e inicioi me këmbëngulje Albin Kurti me ardhjen e tij si kryeministër i Kosovës dhe si kyenegociator i Kosovës dhe ju ishit të detyruar ta t’i zbatoni këto kërkesa të drejta të Albin Kurtit.

Joseph Borrell nuk nguron të mashtrojë se, “Arritëm të nënshkruajmë Marrëveshjen e OHrit për Rrugën e Normalizimit dhe Anekin e Zbatimit në shkurt-mars 2023 në kohën e një lufte në kontinentin tonë. . Fatkeqësisht zbatimi i kësaj Marrëveshje ende nuk ka filluar në mënyrë të plotë dhe të dyja palët mbajnë përgjegjësi për atë që premtuam ta realizojnë”.

O Joseph Borrell diplomati karastrofik faqe zi i BE-së, po si nuk të vjen turp dhe nuk skuqesh fare kur deklaron se janë nënshkruar Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i Zbatimit, kur të gjithë e dinë se këtë Marrëveshje së bashku me Aneksin refuzoi me mos përfillje dhe arrogance ta nënshkruaje krimineli Aleksandër Vuçiq dhe sit ë tilla kanë mbetur të pa nënshkruara. Ti e din shumë mirë se edhe dokument i zakonshëm edhe në jetën civile oficializohet vetëm i nënshkruar, ndryshe nuk vlen për asgjë.

Joseph Borrell nuk la pa përmendur se, “Pjesë e kësaj marrëveshje ne trajtuam është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë të parashikuar me Marrëveshjet e Brukselit në vitet 2013 dhe 2015, duke paraqitur edhe Draft Statutin Evropian për këtë çështje që ende nuk është bërë realitet.

O Joseph Borrell mjerani i diplomacisë së BE-së, mos e mashtro veten dhe mos e mashtro opinionin dhe as Serbinë gjenocidale që e ke për zemër pasi të ka korruptuar, se marrëveshjet e Brukselit për Asosciacionin serb bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se si i tillë nuk do të zbatohet kurrën e kurrës, e pse kjo do të thotë krijimin e një Serbie të vogël në Kosovë, që më pastaj të kërkojë shkëputjen nga Kosova së bashku me minierat e Trepçës dhe me ujmanin, që janë qëllimi kryesor i Serbisë gjenocidale dhe hegjemoniste.

Joseph Borrell në fund tha se “Fatkeqësisht takimi i 26 qershorit 2024 nuk solli përparim dhe nuk pati takim ballë përballë Kurti-Vuçiq Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova kërkoi të përcillen disa para kushte. Megjithatë puna do të vazhdojë për ta zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes. Procesi mund të avancojë aq shpejt sa janë të gatshme të lëvizim të dyja palët. Lehtësimi i BE-së nuk mund të arrijë më shumë normalizim se sa duan Kosova dhe Serbia”.

Albin Kurti Kryeministri i Kosovës me tre kushtet e paraqitura në takimin e fundit në Bruksel. 1. Formalizimi i Marrëveshjes bazë duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2. Tërheqja e letrës së rezervimit të depozituar nga ish kryeministrja Ana Bërnabiq dhe 3. Dorëzimi i Millan Radojçiqit dhe grupit terrorist në organet gjyqësore të Kosovës”, u la me gishta në gojë ti, Lajçakun dhe kriminelin Aleksandër Vuçiqi, sepse ua pamundësoi kurthin që ia kishit përgatitur Kosovës.

Joseph Borrell në fund thotë se, “Pas disa muajsh njerëz tjerë do të jenë përgjegjës për këtë çështje në Bruksel, por pritshmërinë e BE-së dhe Shteteve anëtare nuk do të ndryshojnë. Angazhimet dhe obligimet e Kosovës dhe të Serbisë nuk do të zhduken. Do të vazhdojmë të shikojmë gatishmërinë e Preside ntir të Serbisë dhe të Kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme evropiane për popullin e tyre”.

O Joseph Borrell, mos u merakos fare për atë e pas disa muajsh do të vijnë njerëz tjerë, cilido që do të vijë do të jetë më i ndershëm dhe më dinjitoz se ti dhe Lajçaku, dhe do të dinë ta mbarësojnë, ndryshojnë dhe korrigjojnë rrënjësisht fizionominë dhe përmbajtjen e dialogut Kosovë-Serbi. Sepse do ta kenë parasysh se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, se Aleksandër Vuçiq është kriminel dhe bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq, se Serbia para vazhdimit eventual të dialogut duhet ta hiqen nga Kushtetuta e saj se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se Serbia duhet ta ndryshojë retorikën e saj kërcënuese ndaj Kosovës viktimë.

Kaja Kallas-Kryeministre e Estonisë që do ta zë vendin tënd, kjo grua me moral e karakter të çeliktë të demokracisë, do t’ua jep leksionin edhe ti edhe Lajçakut, se si është dashur të punoni me dinjitet e ndershmëri, e jo me korrupsion siç punuat ju, që e sanksionuat padrejtësisht Kosovën demokratike e paqedashëse dhe e ndihmuat dhe e përkëdhelet t Serbinë gjenocidale pro ruse e pro kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat