A është primare puna praktike apo performanca në debat?

Opinione

A është primare puna praktike apo performanca në debat?

Nga: Hafiz Shala Më: 29 qershor 2024 Në ora: 17:12
Hafiz Shala

Paraqitja e presidentit Joe Biden, mbrëmë në debat dhe sot në tubimin elektoral në Karolinën e Veriut (North Carolina), dallon shumë.

Në debatin e mbrëmshëm për banorin e Shtëpisë së Bardhë, Biden-Trump, sipas sondazheve të post debatit, Trump doli fitues me 67% vs Biden me 34%.

Sipas kësaj, qytetari i thjeshtë i brengosur për të ardhmen e Amerikës, i lind pyetja shumë e thjeshtë se, cili kandidat duhet të udhëheq me shtetin më të fuqishëm në botë, nga i cili varet, stabiliteti politik në rend të parë amerikan si dhe i aleatëve të saj dhe situata e gjeopolitikës botërore.

Shtrohet pyetja brengosëse se, a duhet lejuar që, ish Presidenti Trump me gjithë bagazhin bakroundit komprometues të udhëheqë me vendin karshi Presidentit Biden për shkak të moshës.

Duke e pëcjell sot tubimin elektoral të Presidentit Biden në Karolinën e Veriut dhe paraqitjen e mbrëmshme, ishte një paraqitje diametralisht e kundërt, ku Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij para votuesve, fitova bindjen se paraqitja e tij nuk ishte paraqitje e Bidenit në debat, i cili e demantoi sot në këtë tubim me argumente të cilat nuk ia tha kundërshtarit të tij në mënyrë kronologjike, që mund të jetë edhe taktikë për ta dëgjuar teorinë e tij gënjështare, i cili vërtetë thuri aq shumë (sipas aparatit për regjistrimin e gënjeshtrave mbi 30 sosh) për Presidentin Biden dhe fshehu të vërtetat rreth 6 janarit, çështjes së dokumentacionit sekret shtetëtor nga Shtëpia e Bardhë duke e vendosur në vende të pasigurta në shtepinë e tij, të cilat çdokush ka patur mundësinë t’i këtë në duar dhe t’i keqpërdor.

Nuk iu tha mjaftë për 34 dënime me burg që në total shkon në 136 vjet dhe $170.000, dhe shumë gjëra të cilat absolutisht nuk do të duhej t’i lejonin Donald Trumpit të kandidonte për President të SHBA-së si dhe pyetjeve direkte rreth pranimit të zgjedhjeve vitit 2020 si dhe këto për të cilat konkurojnë të dy pretendentët. Edhe këtu nuk ishte i qartë dhë i vendosur se si do të veproj.

Mbi 1400 të evidentuar në sulmin e 6 janarit 2020, janë kandidatë për t’u ngritur padi, përfshirë edhe ish Presidentin Trump. Tani, mbetet në duar të Gjykatës Supreme se, a do t’i pranohet imuniteti i ish-presidentit apo do të konsiderohet si qytetar i thjeshtë para drejtësisë amerikane.

Une disa herë në shkrimet e mia e kom potencuar marrëdhëniet e tij më diktatorin rus Vlladimir Putin i cili ka shpenzuar para, teknikë dhe shërbim intelegjent në ndërhyrjen dhe angazhimin rreth zgjedhjes së ish Presidentit Trump në vitin 2016 i cili i fitoj ato zgjedhje, ndërsa Duma (Parlamenti) rus festoj deri në orët e hershme të mengjesit, i udhëhequr nga ultra nacionalisti Vlladimir Zhirinovski. Dhe sot, mediat ruse me kujdes e kanë përcjell debatin duke u shprehur të kënaqur më paraqitjen e “suksesshme” të Trumpit, duke e konsideruar edhe fitore të tyre, sepse e konsiderojnë aleat karshi Presidentit Biden i cili po e ndihmon Ukrainën në luftë më Rusinë.

Trump deklaroi se, pasi anëtarët e NATO-s, gjoja nuk i kanë përmbushur obligimet financiare prej 2% të GDP-ve shtetërore ai, do t’i lejonte Putinit ta vazhdojë okupimin, që lë me nënkuptu, edhe te shteteve tjera evropiane.

Rreziku i shkatërrimit të forcës euroatlantike NATO, është real nën lidershipin eventual të Donald Trump që thjeshtë i bie, fitore për diktatorët dhe totalitarët në Rusi, Kinë, Kore të Veriut, disa shtete evropiane aleate të Rusisë si, Hungaria me Kryeministrin Viktor Orban, Sllovakia, edhe disa shtete të fuqishme të cilat nuk dua t’i përmendi por, janë ato të cilat mund të udhëhiqen nga e djathta ekstreme.

Trump, edhe më parë e bënte etiketën e racistit, ai këtë e shprehu mbrëmë kur e kritikon duke gënjyer për Presidentin Biden se, ky po i lejon emigrantët për të hyrë në SHBA, duke ua marrë vendet e punës njerëzve më ngjyrë (zezakëve) që ishte një deklaratë skandaloze e cila nxiti reagime të shumta duke i shtruar pyetje atij dhe opinionit se, cilat na qenkan punët e zezakëve, të cilët sot në SHBA kanë poste e pozita shtetëtore dhe kompani të suksesshme që e zbuloj fytyrën e vërtetë.

Dua të bëj një sqarim për lexuesit se, me të arritur në këtë vend, une jam anëtarësuar në Partinë Repunlikane Konservative i inspiruar nga Presidenti i 16 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Linkoln, republikan i cili, u sakrifikua për të drejtat e njeriut, duke e zhdukur skllavërinë dhë duke u dhënë të drejtat qytetarëve me ngyrë, ndaj të cilit dhe u organizua atentat i cili vdiq në vitin 1865, në moshën 56 vjeqare.

Arsyeja e rreshtimit në anën e Presidentit Biden është se, në cilësinë e senatorit i cili e ushtroi këtë detyrë për 36 vite, ku 16 vite ishte Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme, njëherësh përkrahës i fuqishëm i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane për tri dekada, ku si anëtar i Bordit Ekzekutiv po ashtu përmbi tri dekada, me të cilin kemi bashkpunuar në mënyrën më të sinqertë. Ishte i ashpër ndaj të padrejtave ndaj shqiptarëve në kohën e rgjimit të Millosheviqit i cili, zyrtarisht në seancat e Senatit kërkoi, jo vetëm të bombardohen forcat ushtarako-policore e paramilitare në Dardani në vitin 1999 por, të bombardohet Serbia, duke u futur brenda me forcat ushtarake tokësore e shumëçka tjetër. Qëndrimi i tij gjithnjë ka qenë dhe është se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të përfundoj më njohje reciproke.

Prandaj, unë, anëtarësimin tim në Partinë Republikane e kam lënë në stand-by (në pritje) duke e kushtëzuar se, nëse kjo parti e kandidon Donald Trump për President pas 6 janarit 2020, unë nuk do të jam më anëtar i kësaj partie, që nënkupton se që nga viti 2020 definitivisht nuk i takoj kësaj partie.

Partia Republikane e Ronald Reganit, Bushit të vjetër dhe të riut, vërtetë ka qenë parti konservative me vlera të shumta dhe moral, shtetëtor, kombëtar e familjar, prandaj, unë do të votoj për Joe Biden, pa marrë parasysh preformancën e tij të fundit, sepse ndjej obligim si qytetar por, edhe si shqiptar për kontributin e tij si njohës shumë i mirë i çështjes sonë por edhe i Serbisë destruktive, armike e gënjështare.

Me zgjedhjen eventuale të ish Presidentit Trump, çështja e Dardanisë, por edhe ajo shqiptare, vihet në pikëpyetje për të ardhmen e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë.

Një marrëveshje, siç pretendon Donald Trump për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orëve, do të ketë ndikim negativ karshi marrëveshjes më Serbinë e cila, siç na kujtohet, gati nuk përfundoj me ndarje në takimin e 4 shtatorit 2019, takimin në Shtepinë e Bardhë në Uashington DC.

Shpresoj se Presidenti Biden deri në shtator në një debat të mundshëm, do t’i bind qytetarët për ta votuar, ndërsa, me aleatët dhe miqtë amerikanë si gjithnjë do të jetë me ta dhe pranë tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat