Sipas opozitës Albini, Vuçiqin ta lë rehat

Opinione

Sipas opozitës Albini, Vuçiqin ta lë rehat

Nga: Dedë Preqi Më: 29 qershor 2024 Në ora: 09:33
Dedë Preqi

Sigurisht se rrugët që i kemi para sysh po na ngatërrohen nga mjegulla e gjelozisë politike dhe nuk po na lejon të shohim përpara vetës, që të arrijmë në cak, jo përshkak që nuk dimë t’i dallojmë kahet e lëvizjeve, por përshkak se lakmia për pushtet na i ka vërbuar sytë dhe nuk duam ti shohim linjat përmes të cilave duhet të orientohemi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar këto ditë nga autoritetet e BE-së, në Bruksel, që të vazhdohen negociatat me palën serbe dhe në këtë rast me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe me ndërmjetësimin e Burrelit dhe Llajçakut, të cilët këta të fundit gjinden në përfundim të mandatit të tyre.

Në përgjithësi është kjo gjendje sëcilës i referohemi kur bëhët fjalë për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, ku politika konceptohet më shumë se një lojë e thjeshtë interesash në mes palëve, por që udhëhiqet nga logjika e shëndoshë, e cila ka për qëllim marrëveshjen paqësore dhe ajo tjetra, sipas një logjike të sëmuarë, e cila sikur po dominon dhe po përkrahet më shumë…

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, në Bruksel, i paraqiti kërkesat e veta elementare të komunikimit të mundshëm për të vazhduar negociatat me palën serbe, të cilat do t’a kishin peshën e vet, arsyen dhe rëndësinë e piknisjes së këtyre bisedimeve, përndryshe do të ishte e kotë vazhdimi i negociatave të tilla me Vuçiqin.

Kërkesat e kryeministrit Kurti, ishin kërkesa ligjitime dhe kërkesa të cilat duhet ti parashtronte sëcili prej nesh që ka pak ndjenja njerëzore dhe atdhetare dhe i cili e kupton politikën konfrontale me Serbinë, duke ditur fare mirë se lojrat e Vuçiqit, janë të ilustruara aq « bukur », por brendia e tyre është shumë e rrezikshme të paisura me kurthe të politikës ruso-serbe.

Çfarë do të thotë kërkesa e parë, që kërkoi kryeministri Kurti, që të bëhët Formalizimi i Marrëveshjeve Bazë, përmes nënshkrimit respektivë të shteteve, që do të thotë se, formalizimi i këtyre marrëveshjeve do hap rrugë edhe marrëveshjeve të tjera, të cilat janë nënshkruar në prani të shteteve respektivë, në veçanti në prani të BE-së, siq është edhe Marrëveshja e Ohrit dhe të tjera.

Çfarë do të thotë kërkesa e dytë, që të tërhiqet letra e 13 dhjetorit, nga ish kryeministerja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dërguar BE-së, që sipas kësaj letre, Serbia nuk do e njoh Kosovën, si shtet dhe nuk do e lejojë të bëhët pjesë e asnjë organizate ndërkombëtare, duke shkelur me dykëmbët Marrëveshjen e nënshkruar më parë në mes dy palëve.

Çfarë do të thotë kërkesa e tretë, e cila do të ishte një kërkesë shumë e rëndësishme, që Serbia, të dorëzojë kriminelet serb në krye me kriminelin Milan Radoiçiq, të cilët e sulmuan policinë e Kosovës, në Banjë të Zveçanit, dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku, që këta kriminel të trajtohen dhe të marrin dënimin e merituar në Kosovë, në mënyrë që të normanilizohen raportet në mes këtyre dy vendeve.

Kërkesat legjitime të kryeministrit Kurti, as që u muarën parasysh në Bruksel, duke u hedhur poshtë dhe refuzuar nga Vuçiqi, ndërsa BE-ja, as që reagoi për kërkesat e tilla, thua se këto janë kërkesa të thjeshta dhe jo valide, apo përmes të cilave kërkesa kryeministri Kurti, sikur po e vazhdon lojën e tij, e cila në realitet nuk është lojë e thjeshtë, por është një realitet i dhimbshëm me të cilën po përballet populli dhe shteti i Kosovës.

Përveçse, këtu kemi një lojë të pistë të Vuçiqit, i cili po tregon hapur se nuk është njeri i paqës, dhe nuk është i interesuar të krijojë një atmosferë paqeje me popullin shqiptar të Kosovës, por do të ishte një dëm i madh për një Bashkësi Evropiane, e cila po i mbyll sytë para gjithë kësaj avarie dhe skandali, duke notuar në këto ujra të turbulla të Vuçiqit dhe Serbisë.

Është e rëndë dhe e pa justifikueshme, ku vetëm njeriu primitiv e trajton ekzistencën e vet të zotëruar nga pushteti dhe madhështia e tij, por e rëndësishme dhe rrjedhojë e përkthyer nga procesi i shenjave pozitive dhe argumenteve, të cilat në mandatin e kësaj qeverie janë realizue, jo deri në një zhvillim të kënaqshëm, por të dukshëm dhe më një realitet të prekshëm.

Duhet të shtojmë këtu reagimin e opozitës së tanishme, ndaj kryeministrit Kurti, gjatë dështimit të takimit në Bruksel, me kryetarin serb, të cilët më brengë e shfaqin se kërkesat e kryeministrit Kurti, e dështuan takimin me Vuçiqin, se përbërja dhe rëndësia e këtyre kërkesave.

Ndër reagimet e opozitës, veçojmë shumë reagime interesante, duke filluar nga nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, i cili i kritikon kushtet e kryeministrit Kurti, që ia ka paraqitë Serbisë, që në realitet siq thotë ai, vetë Kosova, me këto kushte po e kushtëzon vetëvetën dhe kjo mendësi e Kurtit, u konfirmua në emër të politikës për konsumim të brendshëm në Kosovë.

Ndërsa nga PDK- kritikat vijnë nga anë të ndryshme të kësaj partie, do veçojmë deputetin Xhavit Haliti, i cili thotë se, kryeministri Kurti, po e luan lojën e të fortit dhe sipas tij, Kurti nuk ka kurrfarë fuqie ta luaj një lojë të tillë.

Dhe një reagim tjetër vjen nga AAK, nga deputeti Pal Lekaj, i cili thotë se kushtet e kryeministrit Kurti, që ia parashtron Serbisë dhe Vuçiqit, janë për fushatë elektorale dhe kurgjë më shumë, dhe sipas tij, Kurti dëshiron ti ikë përballjes së dialogut, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Të gjitha këto kritika të opozitës ndaj kryeministrit Kurti, janë forma të organizuara që përbëjnë një fushë në vete, sa që dikujna i duken tërësisht normale, por brenda e kanë një përçmim dhe abuzim me vetëvetën, kur lind një dyshim se ky popull po vuan nga një politikë e pistë e politikanëve të manipuluar dhe të pa dinjitet, të cilët për pushtet po e rrezikojnë të ardhmën e popullit të vet.

Format dhe organizimet e këtyre grupeve primitive nga opozita, të cilët nuk kanë të bëjnë me brumin e substancës dhe bërthamën e interesave të këtij populli dhe shteti, por vetëm qëllimi i tyre kryesor është që Albin Kurti, të rrëzohet nga pushteti, sepse ua ka zënë rrjedhën dhe kanalet e korrupsionit, prandaj kjo opozitë po e verteton edhe vetë se pushteti është mbi të gjitha, të cilët janë në gjendje t’i respektojnë dhe përqafojnë qëndrimet dhe veprimet e Vuçiqit, vetëm ta largojnë Albin Kurtin nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat