Vuçiqi tym e flakë, për dështimin e takimit me Kurtin!

Opinione

Vuçiqi tym e flakë, për dështimin e takimit me Kurtin!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 28 qershor 2024 Në ora: 13:05
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Qe dy javë rresht Vuçiqi ishte përgatitur për këtë takim. Përmes djalit të tij i kishte dhënë konstruksionet për tifozët e Serbisë në Gjermani. Konfliktin mes tifozëve serb dhe anglez në Gelsenkirchen (Gjermani) ishte munduar t´ua mveshte shqiptarëve. Mendonte që gjithçka e kishte nën kontroll dhe qëllimin e vetëm e kishte se si në takim t´ia hedh Kurtit, të blente kohë dhe EU ta vente në lojë. Vallen e tij duke ia humbur kredibilitetin EU po e lozin edhe emisarët Borrell dhe Lajçak.

Valles së tillë kësaj radhe, nuk iu bashkua Albin Kurti, i cili duke e refuzuar takimin, u mundua t´i diskreditonte të dy emisarët. Me një të shtënë, kësaj radhe u mundua t´i kishte tri të qëlluara, nëse nuk i kthehen bumerang.

Albin Kurti refuzimin e takimit mund t´ua komunikonte emisarëve Borrell dhe Laçak, qysh në fillim të propozimit të tyre, po nuk e kishte bërë.

Kishte mundësi t´u shkruante letër dhe t´i cekte kërkesat dhe arsyet e tij, po nuk e kishte bërë.

Kishte mundësi t´u shkruante E – Mail, po nuk e kishte bërë. E kishte mundësinë emisarët t´i merrte në telefon dhe t´ua komunikonte refuzimin, po nuk e kishte bërë...

Ishin zhvilluar të gjitha përgatitjet. Ishte caktuar dreka. Ishin porositur pijet. Për Vuçiqin Ishte porositur djathë gomaricash nga Serbia, ishte paraparë konferenca e shtypit. Ishin caktuar veturat dhe bodigardët për lëvizjen e tyre nga aeroporti.

U ishin paguar biletat e aeroplanit. U ishin paguar ushqimet dhe pijet gjatë fluturimit. Ishte rezervuar salla e takimit. Ishin anuluar të gjitha terminët e emisarëve Borrel dhe Lajcak, dhe ç´ndodhi ?...

Albin Kurti nuk bëzante. E kishte veshur kostumin me gjithë kravatën, i kishte mbathur këpucët e porositura nga Suedia, dhe kishte marr rrugë për në Bruksel. Delegacioni kishte dal ta priste dhe ishte nisur në takimin e paraparë. E kishte zhvilluar takimin me emisarët dhe ishin paraqitur përplasjet e para. Kurti kishte parashtruar kërkesë mbi kërkesa. Ishte nisur nga koha pellazge, kishte arritur deri te ilirët, pasi e kishte kaluar Trojën dhe grykën e Dardaneleve kishte arritur te Arbëria, shqiptarët, çamët, arbëreshët etj. për të arritur te tri kërkesat e tij.

Borrel dhe Lajcak ishin bërë ta merrnin malin nga Kurti, kurse ai kishte ngulur këmbë: Vetëm nëse Vuçiqi e dorëzon grupin paramilitar me kriminelin Radojqiq, e tërheq deklaratën e Bërnabiq – kës mbi marrëveshjen, dhe nëse firmoset marrëveshja, atëherë takohem me te.

Borrell dhe Lajcak nga mosdurimi i kishin thënë Kurtit: a e din se cilët jemi ne? Kurti ua kishte kthyer: ju jeni ata që ditët i keni të numëruara. Që të dy i kishin mbuluar djersët.

Ne treguam mirëkuptim dhe deshëm që para pushimeve verore ta mbanim edhe një takim. Nëse s´ishe i gatshëm për një takim të ri, do të duhej të na informoje me kohë, e jo kur i kemi kryer të gjitha përgatitjet dhe formalitetet, tash po na parashtron kushte.

Si t´ia përcjellim këtë Vuçiqit. E kemi ftuar dhe t´i parashtrojmë kërkesa, kur i kemi të njohura reagimet e tij: po kërkoni ta poshtëroni Serbinë dhe popullin serb. Serbët janë të shtypur në Kosovë. Kurti nuk po e formon Asociacionin, por qëllimi i tij është që të gjithë serbët t´i dëboi nga Kosova.

S´kishin rrugëdalje tjetër, i treguan Vuçiqit që Kurti po e refuzon takimin me te. Vuçiqi ziente nga brenda, po mundohej të lente përshtypjen se ishte i qetë. Në rregull tha. Mua s´më mbetet tjetër përpos që ta pres ardhjen e Trumpit dhe Grenellit. Kurti tash e tutje me ta do të ketë punë, jo me mua e Serbinë./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat