Dialogu Kosovë-Serbi është skandaloz, hileqar e mafioz!

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi është skandaloz, hileqar e mafioz!

Nga: Rexhep Torte Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:54
Rexhep Torte

Ky dialog që iu imponua Kosovës tash e 12 vite, e që nuk i solli asnjë të mirë për të drejtën e Kosovës, duhet të ndërpritet e të ndryshohet rrënjësisht për nga pëmbajtja dhe struktura. Është absurditet si lejuan SHBA dhe BE që të dialogojnë Serbia gjenocidale dhe Kosova viktimë, pa kërkuar Serbia gjenocidale falje publike për tërë ato krime e dhunime monstruoze që i kreu në Kosovë në vitet 1998/99. Serbia gjenocidale edhe sot e kësaj ditë po e kërcënon Kosovën dhe rajonin. Çka mund të pritet nga ky dialog kur Serbia gjenocidale në Kushtetutën e saj, Kosovën tashmë shtet të pavarur, e konsideron pjesë të saj?!

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa bënë tradhti dhe gabim të pafalshëm që pranuan të ulen e të dialogojnë me Serbinë gjenocidale, ku në çdo takim Serbia gjenocidale në vend që të ndëshkohej ajo favorizohej.

SHBA dhe BE dialogun Kosovë-Serbi e quajnë të lehtësuar edhe pse ky dialog ka dëshmuar se më shumë është komplikues se sa që është lehtësues.

Përkundër letrave që Joe Biden-Preidenti i SHBA-së vitin që shkoi ua dërgoi edhe Vjosa Osmanit-Presidentes së Kosovë edhe Aleksandër Vuçiqit-Presidentit të Serbisë, që të angazhohen seriozisht ta vazhdojnë dialogun me njohjen e ndërsjellë në qendër të dialogut, një gjë e tillë nuk ndodhi sepse u shantazhua nga Serbia gjenocidale.

Propozimi franko-gjerman i vitit të kaluar propozuar nga Emanuel Macron-Presidenti i Francës dhe Olaf Scholz-Kancelari i Gjermnisë nëpërmjet Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të zbatimit në Ohër, të cilin refuzoi ta nënshkruajë Aleksandër Vuçiq me arrogancën dhe mospëfilljen e tij, e zbehu edhe më shumë qëllimin e këtij dialogu, në të cilin tashmë kërkohej vetëm normalizim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe jo njohja e ndërsjellë në qendër.

Këto qasje skandaloze, hileqare dhe mafioze të diplomacisë së SHBA-së dhe të diplomacisë së BE-s,ë e inkurajuan fuqishëm Serbinë gjenocidale e cila nëpërmjet grupeve të armatosura terroriste serbe në veri të Kosovës, organizoi bllokimin e rrugëve, sulmet ndaj policisë së Kosovës, sulmet ndaj KFOR-it, EULEX-it, ndaj gazetarëve dhe serbëve të cilët nuk e mbështesin politikën e Beogradit.

Serbia gjenocidale kulmin e këtyre trazirave e arriti me organizimin e shtatrorit të vitit të kaluar, të sulmit terrorist në Manastirin Orthodoks në Banjskë të Zveçanit, ku u konfiskuan autoblinda dhe një arsenal maramendës i armëve dhe i municioneve të destinuara për destabilizim dhe vrasje në Kosovë.

SHBA e BE përkundër këtij agresioni terrorist në Banjskë, padrejtësisht e kritikuan Kosovën dhe e sanksionuan Kosovën dhe e anashkaluan Serbinë gjenocidale, organizatore të të gjitha trazirave në veri të Kosovës.

Albin Kurti ua futi dy këmbët në një këpucë Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut

Kjo u dëshmua edhe më rastin e dështimit të takimit ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit më 25 qershor 2024 në Bruksel, me ç’rast Albin Kurti, ua futi dy këmbët në një këpucë dhe i la me ‘gishta në gojë’ edhe Joseph Borrellin edhe Miroslav Lajçakun, pro-serbë të dëshmuar, duke i paraqitur Serbisë kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, tri kushte për vazhdimin e mëtejmë të dialogut.

1.Të formalizohet Marrëveshja bazë duke u nënshkruar nga shgefat përkatës të qeverive; 2. Të tërhiqet letra e rezervimit të deportuar nga ish kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq më 13 dhjetor 2023; dhe 3. Të dorëzohen në organet e gjyqësisë së Kosovës krimineli Milan Radoiçiq dhe dhe grupi i tij terrorist.

SHBA dhe BE çuditërisht edhe për këto tre kushte tejet të arsyeshme, racionale dhe konstruktive, nuk u turpëruan fare dhe morën guximin ta kritikojnë Albin Kurtin për dështimin e këtij takimi në Bruksel.

Kjo qasje e gabuar dhe kjo maskaradë fëmijërore e SHBA-së dhe BE-së, më shtyri që t’i parashtroj publikisht këto pyetje.

Diplomatë dhe burrështetas aktual të SHBA-së dhe të BE-së a keni familje, farefis dhe a keni fëmijë në gjirin tuaj apo në fqinjësi. Shikojini sa të njomë, të ndjeshëm, të brishtë e të pafuqishëm janë ata fëmijë. Parafytyroni ata fëmijë e foshnje në Kosovë që duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare u vranë pamëshirshëm e mizorisht së bashku me nënat e tyre nga ushtarët, paramilitarët e policët e Serbisë gjenocidale gjatë agresionit të Serbisë në Kosovë?!

Diplomatë dhe burrështetas aktual të SHBA-së dhe BE-së Antony Blinken, James O’Brien, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Jeffrey Hovenier, Jorn Rohde, Joseph Borrell, Miroslav Lajçak, Emanuel Macron, Olaf Scholz e Gerorgia Meloni, pa mendoni me mendje të shëndoshë e njerëzisht sa shumë gaboni, kur Serbinë gjenocidale e favorizoni, ndërsa Kosovën viktimë e kritikoni dhe e sanksiononi, mendoni me sa shpirtligësi e padrejtësisht Kosovën pro SHBA, pro BE e pro NATO, e kritkoni dhe e ndëshkoni, ndërsa Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq e ledhatoni?!

Miroslav Lajçak, proserbi i shitur te Serbia gjenocidale më 24 qershor 2024 deklaroi se, “Diçka dunet të jepet për të marrë diçka”. Analizoni sa skandaloze dhe anti njerëzore është kjo deklaratë e këtij pro serbi. Kjo deklatarë nënkupton që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe edhe pse kjo pakicë serbe i ka të garantuara të gjtha të drejtat mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës. Kjo deklaratë skandaloze dhe e papranueshme nënkupton krijimin e një autonomie të pakicës serbë, që më pastaj kjo pakicë të kërkojë shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen me Serbinë gjenocidale së bashku me minierat e Trepçës, me Ujmanin dhe pasuritë e tjera nënokësore e mbitokësore të Kosovës, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet normal.

Kjo deklaratë armiqësore e Mirosllav Lajçakut për fat të keq mbështetet edhe nga SHBA-ja edhe nga BE-ja, të cilat harrojnë dhe nuk dëshirojnë të mendojnë se Serbia gjenocidale në Kosovë, kreu më shumë se 400 masakra monstruoze, kreu dhunimin shtazarak të 20 mijë femrave autoktone e të pafajshme shqiptare, kreu rrëmbimin e 1600 djelmoshave autoktonë e të pafajshëm shqiptarë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe e bëri shkrumb e hi Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat