Mësimi tërë ditor

Opinione

Mësimi tërë ditor

Nga: Milazim Maraj Më: 27 qershor 2024 Në ora: 15:59
Milazim Maraj

terë ditor në Kosovë është hap i rëndësishëm për edukimin dhe arsimimin e nxënësve në Kosovë. Përgëzime për kryetarin e komunes së Prishtinës z. Përparim Rama dhe DKA në Prishtinë për këtë hap të rëndësishëm dhe shumë të domosdëshëm. Qendrimi terë ditor i nxënësve në shkollë është edukim për punë sistematike, për mësim dhe vetmësim në prezencë të mësismdhënësit. Për kryerjen e detyrave të shtëpisë nën kujdesje profesionale, për pushim aktiv.

Punë të organizuar, për hartimin e planëve të punës në shkollë duke filluar nga ai vjetor, mujor,javor, ditor dhe planin për orë. Planifikimin e kohës për hartimet në gjuhë, provimeve dhe testeve në shkollë. Për mundësinë e komunikimit gjatë hartimit të planëve më kolegët, për subordinim të punës. Për ushqim të nxënësve më kohë dhe për përfundim të orarit zyrtar në ora 16.00 dhe pushim deri në ditën e re të punës. Nismën për mësim terë ditorë e patëm fillua në vitin 2006 në DKA në Istog. Për këtë pata përkrahjen e Prof. Halim Hysenit, Dr. Prof Dukagjin Popopvcit dhe të eksperteve tjerë të arsimit të Kosovës të cilët e njihnin këtë punë dhe i falenderoj shumë për përkrahje. Kisha gatishmërinë për përkrahje nga rrjeti i shkollave të bashkuara të UNESKO-s (ASPN) anëtar te të cilit asociacion u bë edhe Kosova në vitin 2000. Shumë shkolla u binjakëzuan më shkollat e UNESKO-s që do të kishin shkembim përvojave më shkollat më të përparuara të Botës.

Kishim pajisë shkollat më kabinete dhe mjete konkretizimi të mjaftueshëme. Vlen të përmendim që nga Gjermania Z. Shtefan Shvarc na kishte sjellë një teleskop të sofistikuar, ndoshta ky është i vetmi në Kosovë. Kishim përgatitur kabinetet e biologjisë, kimisë, fizikës, teknologjisë, ishim afër të kalonim nga mësimi klasik në atë kabinetik. Por nuk kishte vullnet të mjaftueshëm të politikës në MASHT dhe në Komunë. Ishte projekt i panjohur, i përtueshëm për drejtor të shkollave dhe mësimdhënës për të qendruar terë ditën në shkollë. Qendrimi terë ditën në shkollë ishte problemi kryesor që nuk kapërdihej nga mësimdhënësit edhe pse nuk flisnin haptas, nga se ata kontratën e punës e kishin 40 orë në javë.

Nga ASP-net kisha mësuar së suksesi i arritjeve në shkollat më mësim terë ditor është larg më i lartë së sa në shkollat më kohëzgjatjën tredicionale. Kishim biseduar me gastronominë e Istogut dhe më çmime të volitëshmë kishim gjetur ushqimin për nxënës. Kishim marrëveshje të shklqyeshëme më kompanit e transportit të nxënësve. Këshilli i pridërve pajtohej plotësisht më këtë reformë në arsim. Këtë reformë e kishim planifikuar për Gjimnazin “Haxhi Zeka” dhe për katër SHMU që punonin më një ndërrim. Qëndrimi terë ditor nuk do të ishte ngarkesë për nxënës nga se tani gati të gjithë nxënësit kalojnë nëpër çerdhe të femijve dhe institucione më qendrim ditor. Përmes të ASP-net nga SHBA erdhen 31 ekspert të arsimit dhe trajnuan mësimdhënësit tonë për mësim terë ditor.

Trajnimi zgjati 10 ditë. Këtë e organizuam pas përfundimit vitit mësimor. Cilat ishin përfitimet që pritnim: • Edukimi i nxënësve për jenë të rregullt në orar punë tetë orë. • Ushqimi i rregullt për çdo ditë dhe kontrolli i ushqimit që do ta ushtronte inspektoriati komunal për mes të sherbimëve të veta profesionale. • Mbrojtja e nxënësve nga devijimet në moshën adoleshente. • Rregulli në mësim dhe mundësia e komunikimit më mësimdhënës gjatë orarit të vetmësimit. • Komunikimi më bashkëmoshatarë, ngritja e kulturës së bashkëpunimit dhe integrimi në shoqëri. • Marrja e ndihmës profesionale gjatë kësaj kohe nga sherbimet pedagogjike dhe psikologjike. • Mundësia e afërt e kontrollit të këtyre sherbimeve për efektet e punës së tyre të nxënësit. • Komunikimi dhe bashkërëndimi i veprimeve kolektive apo grupore të aktiviteteve arsimore për ngritjen e cilësisë në mësim. • Mundësia e shkëmbimit të përvojave në mes të mësimdhënësve, debatimet për çështje kurrikulare dhe tejkalimin e vështirësive që dalin gjatë procesit të mësimit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat