Nuk bëhet dialog me gjarpërin!

Opinione

Nuk bëhet dialog me gjarpërin!

Nga: Dedë Preqi Më: 27 qershor 2024 Në ora: 15:58
Dedë Preqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dialog me Aleksandër Vuçiqin, në Bruksel, shumë me vend dhe me saktësi i shtron dhe paraqiti pikat e veta drejtuar palës serbe, të cilave duhet dhënë përgjigje, Vuçiqi, apo BE-ja, si palë e tretë dhe ndërmjetësusese.

Dhe po bëhët dialog në mes palës kërcënuese dhe dhunuese me palën e dëmtuar, duhet të nënkuptojmë se, jemi duke negociuar për dialog ndërnjerëzor, për të ndërtuar paqën në mes këtyre dy vendeve dhe dy popujve, e mbi të gjitha të ndalet njëherë e përgjithmonë kjo urrejtje djallëzore ndëretnike.

Mund të shtrohet pyetja se ç’do të ndodh atëherë me këto dy vende, të cilat edhe mbas një lufte të tmershme, që të dyja vendet nuk u ndanë pa pasoja në njerëz dhe shkatërrime materiale, dhe mbas gjithë asaj katrahure prapë seprapë, nuk mund ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, që të jetojnë në paqë dhe fqinjësi të mirë me njëra-tjetren.

Populli i Kosovës, e përjetoi një luftë të tmershme dhe gjenocidiale prej regjimit të egër serb, dhe sot mbas kësaj lufte, e ka përballë të njëjtin «djall», i cili nuk e lë të qetë në punën dhe rrugën e vet, ashtu edhe format e sjelljes së këtij formati qojnë drejtë një konflikti, apo edhe të një lufte të përsëritshme.

Mirëpo, pala serbe me një natyrë njerëzore e me tiparet djallëzore, sikur brenda saj nuk nënkupton lindje e rritje, por vetëm luftë, dhimbje e vdekje. Po ti kthehemi emërtimit që ne kemi zgjedhur që përmes dialogut, do të krijohen kushtet e një marrëveshje në mes palëve përmes palës ndërmjetësuese nga BE-ja, që të përvijohet një ndjenjë vigjilence e serioziteti dhe ndjenjë përgjegjësie përballë problemeve dhe zgjidhjen e tyre.

Serbia dhe Vuçiqi, e dinë fort mirë se Kosova, është e pranuar ndërkombëtarisht si shtet i pavarur dhe sovrane, dhe ajo që mendon Serbia, që ta pushtojë edhe njëherë këtë vend me luftë ka marrë fund, vetëm se po shkakëtohet një lëmsh i matematikave serbe, të cilat janë përllogaritë nga kokat ruse, për ta destabilizuar apo ndezur Ballkanin Perëndimor, duke përfshi edhe Kosovën.

Megjithatë, Kosova dhe qeveria e saj, duhet të tregohet e matur e guximshme dhe vigjilente në detyrat e saj, edhe pse Serbia, me veprimet e fundit të bandave kriminale e terroriste serbe, sikur Kosova, i ka tejkaluar kufinjt e përjetimit dhe durimit të saj nga Serbia, e cila as që nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe dënimin, kjo është shumë e rëndë për një shoqëri dhe demokraci pro-Evropiane.

Prandaj, kryeministri Albin Kurti, në dialog me Vuçiqin, e ka shumë vështirë që të dialogojë për një marrëveshje serioze, sepse Vuçiqi, të mashtron, të kafshon dhe të lë fajtor, sikur të bëjë dialog me gjarpërin, që e ngritë kokën në çdo qast, që të gjejë momentin për të kafshuar dhe helmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat