Reformatorja e garderobës!

Opinione

Reformatorja e garderobës!

Nga: Kimete Berisha Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:33
Kimete Berisha

- Për katër vjet mandat, Albulena Haxhiu e ka reformuar veç pamjen e vet!

- Mirë ka bërë, por ka bërë keq që nuk është marrë edhe me reforma të tjera...

- E ka reformuar garderobën, fustanat, këpucat, shishkat...dhe kohën më të madhe e ka kaluar tek frizeri duke i zgjatur flokët.

- E pse ministresha nuk e di se askush s'është ngusht a i ka ajo flokët e gjata a të shkurta!

- Ne donim drejtësi!

- Kur pa asnjë ditë përvojë pune u bë ministreshë, Albulena Haxhiu u magjeps aq fort me vetveten sa s'ka bërë gjë tjetër përveç që është pispillosur.

Është e dashuruar me veten, i jep vetes një rëndësi të jashtëzakonshme dhe nuk shkel në tokë.

Ajo nuk e di më ku është.

As çfarë bën.

- Ka harruar se Albin Kurti është kryeministër

- E ka bërë ministrinë e Drejtësisë 'sallon të dasmave', e fustanat e saj janë bërë e vetmja temë e bisedës mes zyrtarëve...se, mos ja nxjerr fundin, nuk ndërrohen fustanat tri herë në ditë gjatë orarit të punës, si në tretën e ditës...!

- Domethënë, është e obsesionuar me vetveten aq shumë sa që gëzohet që i vë thonjtë e gjatë, që i imponon kur flet...nga frika se mos nuk po i shihen!

- Prandaj, 'mafiozët e Drejtësisë' (prokurorë e gjyqtarë të korruptuar) nuk e lëvizin çerpikun, se nuk e marrin seriozisht Albulena Haxhiun, sepse e dinë që Kosova nuk ka ministreshë të Drejtësisë.

Në vend të Drejtësisë, Kosova e ka ministreshën e Modës!

- Nuk është keq të merresh me modë, por është keq kur nuk merresh edhe me punën për çka paguhesn.

E, e vetmja punë që ka bërë Albulena 'e ka sharë sistemin e Drejtësisë', dhe mirë ka bërë.

- Por, kur të hyn vetja në qejf e të rritet mendja, pastaj, kështu ndodh...!

- Albulena Haxhiu është joprofesioniste, naive, dhe është armikja më e madhe e Drejtësisë.

- Është dështimi numër një i Albin Kurtit!

- Pradaj, veç një e dështuar si ajo i afron afër vetes ish agjendtët e UDB-ës për t'i përndjekur, mendja e saj, 'pasanikët e luftës'!

P.S. Apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat