29 vjetori i “Bota sot”: T’i vranë gazetarët, këcënuan edhe me bombë, por nuk të mposhtën kurrë

Opinione

29 vjetori i “Bota sot”: T’i vranë gazetarët, këcënuan edhe me bombë, por nuk të mposhtën kurrë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 qershor 2024 Në ora: 20:22
Ilustrim

29 vite luftë ndaj të keqës, ndaj shtypësve të fjalës së lirë. Pavarësisht se u sulmua, u godit, iu vranë edhe gazetarët dhe bashkëpunëtorët, gazeta kombëtare "Bota Sot" asnjëherë nuk u mposht, nuk u dorëzua.

Arriti gjithnjë të jetë mburojë e fjalës së lirë, e të vërtetës dhe të drejtës. Askush nuk do të mund të rezistonte kaq gjatë, pa mbështetje të oligrakëve, pa mbështetje të politikës, me forcën e fjalës së lirë që pavarësisht triumfon në përspektivë, gjithësesi edhe të falimenton shpesh herë në të tashmën.

Duhet theksuar faktin se pa këmbënguljen, vullnetin e fortë të pronarit dhe themeluesit z. Xhevdet Mazrekaj, “Bota Sot” s’do mund të mbijetonte deri tani. Ka pak gazeta, media që kanë qenë konsistente në qëndrimet e saja, përkundër kërcënimeve, vrasjeve të gazetarëve të saj ka arritur mos të dorëzohet, kështu që, "Bota Sot" meriton respekt, vlerësim të lartë dhe mirënjohje nga të gjithë njerëzit e mirë të kombit shqiptar.

Duke qenë se shumica e mediave në Kosovë kanë pas vetës oligarkët e lidhur me politikën, nga kjo edhe diktohet politika editoriale në favor të atyre që i financojnë, pavarësisht gabimeve. Mirëpo, "Bota sot" bën dallimin, është e pavarur, e pandikuar nga oligarkët, padron e ka vetëm të vërtetën.

Prandaj, edhe ka mbijetuar në këtë mjedis të egër ku e vërteta luftohet.

Në këtë 29 vjetor të "Bota Sot" të mërzitur janë hajnat e pasluftës, Serbia dhe ata që nuk ia duan të mirën kombit shqiptar. Shqiptarët e vërtetë janë të lumtur për mbijetesën e "Bota Sot" përmes të cilës kanë arritur të nxjerrin në pah të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat