Lëvizja kombëtare e Deçanit – leva e zhvillimit më të lartë të vetëdijes kombëtare dardane

Opinione

Lëvizja kombëtare e Deçanit – leva e zhvillimit më të lartë të vetëdijes kombëtare dardane

Nga: Gjon Keka Më: 26 qershor 2024 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Për çdo ditë po e bind veten populli ynë se po përballet me një kthesë vendimtare në zhvillimin e tij historik të rikthimit tek vetja e tij ,tek rrënjët e tij, tek e vërteta e tij kombëtare dhe shpirtërore dhe rikthimi mbi të gjitha te familja e tij e përbashkët e civilizimit europian; në fakt është fati ynë historik të kalojmë gradualisht nga gjendja e letargjisë ,e errësirës, në gjendjen e zgjimit kombëtar,të dritës dhe të zhvillimit dhe përparimit si komb.

Është detyra jonë e nderuar ta ngremë brezin e ardhshëm nga niveli i papjekurisë në pjekurinë e tij për kombin të cilit i takon dhe vetëvendosjen më të lartë: rikthimin te rrënjët e vërteta ,që do të thotë shpëtim jo vetëm i vetes ,por edhe i familjes, kombit dhe shtetit.

Të gjithë ata që do të bëhen të vetëdijshëm për seriozitetin e plotë të situatës sonë aktuale kulturore e kombëtare, do të kuptojnë se kjo ka të bëjë me shtëpinë tonë të përbashkët dardano-arbërore, dhe familja dardane është vendi ku do të përdoren levat e zhvillimit të ri më të lartë të vetëdijes kombëtare dhe dritmbajtjes për të ardhmen si të brazave ashtu edhe të kombit tonë.

Çdo baba dardan dhe çdo nënë dardane që ka kuptuar se ekzistenca dhe kultura jonë kombëtare është në rrezik, duhet të ndiejë detyrimin për të punuar në rrugën e tyre drejt një kuptimi të qartë të qëllimeve dhe detyrave të shenjta kombëtare të rikthimit të vlerave të vërteta tona dardane -arbërore europiane; duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kontribuar në rrethin e tij të ngushtë për të krijuar kushte më të mira për popullin dhe atdheun tonë dhe të ardhmen e tij.

Dhe sikur dihet Rilindja e një populli nuk mund të bëhet pa Rilind më parë në zemër ,në shpirt,prandaj edhe sot Dardanët e vërtetë po i rikthehen rrugës së vjetër të etërve të tyre ,po i rikthehen djepit të tyre europian ,po i rikthehen të vërtetës së tyre dhe dritës së tyre të vërtetë.

Asnjë popull nuk mund të jetojë gjithmonë duke e fshehur ,mohuar dhe njollos djepin që e ka lindur atë dhe paraardhësit e tij, gjakun e dëshmorëve që kanë dhënë jetën për liri, për identietin ,gjuhën dhe flamurin kombëtar,për një Dardani dhe Arbëri europiane ashtu sikur e ka krijuar Natyra e Zoti - pjesë të pandashme të kontinentit europian dhe civilizimit të përbashëkt europian.

Çdo përpjekje për t'i hedh gur rilindjes së popullit dardan drejt rikthimit te rrënjët e tij është e kotë, është pothuajse njësoj sikur t'i ikësh dritës së diellit i cili e ndriçon tërë hapësirën dardane dhe europiane e të botës.

Hapi i rithimit të popullit tonë te rrënjët e tij është pjesë e lirisë themelore të tij të brendshme që askush në tokë nuk mund t'ia mohojë apo të tentojë t'ia ndalojë, sepse është vullneti i lirë i kthimit te vetja e tij,te rrënjët e tij ,te djepi i kulturës së vërtetë dardane dhe europiane.

Prandaj,Lëvizja kombëtare e Deçanit ka lind si rezultat i kësaj drite ,jo për ta fshehur këtë dritë, por për ta bërë sa më të dukshme, sepse kështu do të mund të arrijmë të bëhemi komb fisnik dhe i pranuar kudo në botën e qytetëruar, si dhe një shtet që mbështetet tek populli i tij i vërtetë që ka kulturë burimore dhe shpirt të lirë e të pastër human,që është i gatshëm të bëhet pjesë e familjes së civilizuar të kombeve të Bashkimit Europian,dhe të zë vendin e tij të merituar dhe rolin që i takon në historinë e përbashkët të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat