Deklaratat e Peter Stanos, shumë të gërditshme

Opinione

Deklaratat e Peter Stanos, shumë të gërditshme

Nga: Dedë Preqi Më: 26 qershor 2024 Në ora: 16:16
Dedë Preqi

Në të vërtetë kjo paraqitje e tillë e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, paraqet një pabesi dhe injorancë të hapur ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.

Sigurisht se edhe Kosova, e ka vështirë të depërtoi nga rrethanat e krijuara të propagadës serbe, e cila i ka manipuluar të mëdhenjë e të vegjël, deri te shërbëtorët e thjeshtë të BE-së dhe Kosova, duhet të jetë shumë vigjilente dhe aftë të ballafaqohet me realitetin e saj.

Peter Stano, përveç edhe shumë deklaratave të tjera të dyshimta, këto ditë lëshon edhe një deklaratë shumë skandaloze, dhe jo reale, kur thotë se Kosova, ende nuk e ka dërguar një raport të plotë për ngjarjen e fundit, që shkakëtuan terroristat serb në Banjë të Zveçanit.

Si është e mundur një zëdhënës i BE-së, të çaloj në këtë mënyrë dhe të mos ia qëlloj fare, i cili po e verteton edhe vetë se është edhe zëdhënës i Vuçiqit dhe Serbisë, duke dhënë deklarata dhe informacione jo të sakta, të cilat dalin në opinion nga adresa dhe dera e BE-së.

Qeveria e Kosovës, edhe ditën e sulmit dhe ditëve të tjera në vijim i ka përgadit raportet e saj ndaj kësaj ngjarje terroriste serbe dhe i ka dërguar të gjitha vendeve anëtare të Be-së, si edhe NATO-s, dokumente dhe raporte në lidhje me ngjarjen e ndodhur në këtë vend.

Athua sipas Peter Stanos, se raportet e Kosovës, të dërguara në zyrat e BE-së, në lidhje me ngjarjen e terrorizmit serb në Banjë të Zveçanit në Kosovë, duke kaluar deri këto ditë pa u dënuar fare nga BE-ja, me kalimin e kohës do t’a humb efektin e trajtimit ndaj saj, apo sikur po pritet të ndodh diçka më tragjike dhe më pastaj të merret dikush më të, duke e harruar atë të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

E gjithë kjo vjellje e gërditshme që po e nxjerr nga goja zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke dhënë deklarata të tilla të pa vërteta, është padyshim një deklaratë e prekshme, që prek thellë ndjenjat dhe sedren e një populli, që neser dëshiron të bëhët pjesë e kësaj familje.

Dhe nëse BE-ja, furnizohet me deklarata të tilla të pa vërteta dhe jo serioze si nga zëdhënësi Peter Stano dhe sojit të tillë, duke shpërndarë në opinion deklarata të tilla, të pa korigjuara apo të pa kontrolluara, me siguri se nuk do realizohet as një qëllim i drejtë dhe i besueshëm, duke ia humbë autoritetin, rrolin dhe besueshmërinë BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat