SHBA e BE, shqiptarët janë kombi më besnik dhe paqedashës në botë, nuk kanë okupuar asnjë pëllëmbë tokë të huaj

Opinione

SHBA e BE, shqiptarët janë kombi më besnik dhe paqedashës në botë, nuk kanë okupuar asnjë pëllëmbë tokë të huaj

Nga: Rexhep Torte Më: 25 qershor 2024 Në ora: 22:31
Rexhep Torte

Trump,Soros,Grenel e Vuçiq, larg duart, nga Trepça e Ujmani i Kosovës,mos ëndëroni se mund t’i rrëmbeni e okuponi.Shqiptarët siç nuk e dëshirojnë pronën e huaj,do të dine t’i mbrojnë trojet shqiptare,të cilat nga gjenocidet shekullore serbe janë djegur shkrumb e hi, por si një pyll i shkrumuar janë shumuar e dendësuar bujshëm përsëri.

Trump,Soros Grenel e Vuçiq,mos e mashtroni veten me forcën t’uaj ushtarake e financiare,sepse Kosova e ka Zotin mburojë për të drejtën e të vërtetën se saj.

Dhjetë milionë shqiptarë në Ballkan dhe miliona tjerë nëpër botë do të shpërthejnë si lava e vullkani po qe se është e nevojshme të mbrohet vatani.

Diplomacia aktuale e SHBA-ve dhe e BE-së po e përdorin Kosovën karrem për ta joshur Serbinë gjenocidale kah Perëndimi.Kjo dëshmohet me faktin se diplomacia e SHBA dhe BE tashmë dy vite po e tolerojnë Serbinë që nuk po i vendos sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë.Po e tolerojnë Serbinë të blejë armatime në Rusi e në Kinë.Po e tolerojnë kriminelin Aleksandër Vuçiq ta vizitojë Pekinin dhe ta sjell në Beograd për vizitë Presidentin Xi Jinpingun.

Kosova demokratike pro SHBA,pro BE,e pro NATO,sa here që e përdor Kushtetutën,ligjin dhe të drejtën e saj brenda Kosovës,diplomacia e SHBA e BE e bëjnë hatanë.Kjo ndodhi me vendosjen e targave të Kososvës edhe për automjetet ilegale serbe në Kosovë,kjo ndodhi me venddosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat në Veri të Kosovës,kjon dodhi me vendosjen e euros si valutë shtetërore e Kosovës dhe ndalimin e dinarit të rrezikshëm që e shfrytëzonin pa kontroll strukturat e armatosura ilegale serbe.

Pëkëdheljes dhe favorizimit të Serbisë nga SHBA e BE iu vu vula sidomois me sulmin e armatosur terrorist serb te Manastiri Banjskë në Zveçan,ku u konfiskua tërë ai arsenal i madh e maramendës armatimi i kontrabanduar nga Serbia.Iu vu vula edhe me debatin që është ngritur kohëve të fundit për zbatimin e vendimit të Mitrovicës së Veriut që nëpër Urën e Ibrit të lejohet qarkullimi edhe i automjeteve në të mirë të të gjithë banorëve të Kosovës.

Të rikujtojmë se KFORI fancez ishte ai që në vitin 1999 e vuri kufirin te Ura e Ibrit.Emanuel Macron ishte ai i cili i nxiti Olaf Scholzin dhe Georgia Melonin t’ia vendosin kushtin absurd shtesë Kosovës për themelimin e Asociacionit serb,i cili ndikoi që Kosova të mos pranohet në KiE edhe pse që moti i kishte plotësuar të gjitha kushtet.

Për të gjitha këto padrejtësisht akuzohet e sanksionohet Kosova,ndërsa anashkalohet e favorizohet Serbia gjenocidale pro ruse e pro kineze,e cila në vazhdimësi kërcënon,provokon,e ndërkombëtarët heshtin.

Koha do të dëshmojë se diplomatët Antony Blinken,James O’Brien,Gabriel Escobar,Christopher Hill, Gabriel Escobar,Jeffrey Hovenier nga SHBA-të dhe Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja me veprimet e tyre pro serbe po dëshmohen naivë të mashtrues e të korruptuar nga Serbia gjenocidale me para të majme.Ka ardhur koha që kjo garniturë e diplomatëve të zëvendësohet tërrësisht dhe pa përjashtim.

Diplomatët e SHBA-ve dhe të BE-së,duhet ta shikojnë hartën e Shqipërisë mëmë që e ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.Nga jugu e ka kafshuar Greqia ia shkëputur Çamërinë.Nga verilindja Serbia e gjenocidale e ardhur nga Karpatet e Rusisë i okupoi trojet shqiptare dhe pas masakrave ndaj shqiptarëve i krijoi Banovinat serbe gjer në Durrëes për të dalë në Detin Adriatik.Dhe në vitin 1912 kur u tërhoq Serbia më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbeti në Maqedoni,në Malin e Zi,në Kosovë, e cila u çlirua në vitin 1999 dhe në Luginën e Preshevës që edhe sot gjendet nën Serbi.

Thënia filozofike popullore shqipraee thotë “Rri shtrembër e fol drejtë”.Po të flasim e gjykojmë sipas kësaj thenie del se SHBA dhe BE,përkatësisht diplomacia e tyre aktuale me naivitet ka vendosur dhe me kokëfortësinë më të madhe po mundohen që nëpërmjet Kosovës ta joshën Serbinë gjenocidale të shkëputët nga Rusia e të kthehet nga Perëndimi.

Po e rikujtojmë për të satën here,që SHBA,BE dhe diplomatët e tyre duhet ta dinë se shteti i Kosovës u krijua me më shumë më se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar nga Serbia gjenocidale në vitet 1998/99,në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijë,në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare,me 20 mijë femra të paqfajshme autoktone shqiptare që u dhunuan në mënyrën shtazarake nga ushatrët,paramilitarët dhe policët e Serbisë,me rrëmbimin e 1600 djelmoshave shqiptare nga shtëpitë në Kosovë,fati të të ciloëve ende nuk është zbardhur,me bërjen shkrumb e hi të Kosvës dhe detyrimin e më shumë se 1 milion shqiptarëve të marrin rrugën e eksodit.E tërë kjo katrahurë luftarake e krminelit Sllobodan Millosheviq kishte për qëllim spastrimin etnik të Shqiptarëve në Kosovë dhe mbushjen e Kosovës me serbë ardhacakë.

Kjo politikë gjenocidale nënshtruese e kriminelit Sllobodan Millosheviq e detyroi administratën e Bill Clintonit,Madeleine Albright dhe Richard Hobroooke,të urdhërojnë bmbardimet 78 ditore ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë,Serbi dhe në Malin e Zi,që e detyruan Serbinë të kapitulojë dhe të tërhiqet përgjithmonë nga Kosova.

SHBA dhe BE dhe diplomatët e tyre duhet ta dinë se shtet të ngjashëm si Shqipëria amë,e cila në çdo anë kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me kombin evet shqiptar nuk ekziston askund në botë?!

Shqiptarët janë komb autokton në Ballkan dhe me taban kombëtar shqiptar,me gjuhë,trashigimi,tradita dhe kulturë të pastër shqiptare.

Në Kosovë në të gjitha gërmimet arkeologjike gjenden kisha dhe relikte ilire-dardane dhe asgjë serbe.

SHBA dhe BE me diplomaci anemike,të paaftë dhe të korruptuar

Habit fakti pse SHBA-të duke patur tërë ato kuadro diplomatësh të aftë dhe e me moral e karakter të pastër lejuan që në dialogun Kosovë-Serbi të emërohen Mathew Palmer që e ka bashkëshorten serbe.Pse lejuan që në dialogun Kosovë Serbi të emërohet Gabriel Escobar,i cili më shumë angazhohej që t’ia organizojë bashkëshortes së tij ekspozitat në Serbi,sesa që interesohej për mbarëvajtjen e dialogut?!

Pse SHBA-të pranuan që në Nju Jork të akreditohet ambasador i Serbisë Marko Gjuriq krimineli,i cili në vitin 2008 organizoi protestat dhe djegien e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd?!

Pse BE-ja duke patur tërë ata diplomatë të aftë dhe me moral e karakter të pastër në dialogun Kosovë Serbi lejuan që të emërohen Joseph Borrell që vjen nga Spanja,e cila nuk e ka njohur Kosovën,dhe Miroslav Lajçakun që vjen nga Sllovakia që nuk e ka njohur Kosovën edhe pse Sllovakia sot e kësaj dite mban lidhje të ngushta me Rusinë gjenocidale?!

Të shpresojmë se për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës do të vijnë ditë të mira,ndryshe të gjithë ata diplomatë e burra shtetesh,të cilët i kanë bërë padrejtësi dhe mëkate Kosovës,domosdo në këtë jetë do t’i godas ndonjë e keqe apo ndonjë sëmundje e rëndë,ndërsa në jetën e pëtejme do të japin llogari para Zotit Krijues,kësaj nuk mund t’i shpëtojë askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat