Bardhyl Ajeti, hero i fjalë së lirë, Gjykata Speciale e vetmja shpresë për t’i zbuluar vrasësit

Opinione

Bardhyl Ajeti, hero i fjalë së lirë, Gjykata Speciale e vetmja shpresë për t’i zbuluar vrasësit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 qershor 2024 Në ora: 16:19
Bardhyl Ajeti

Drejtësia e vonuar, tani e 19 vite, organizatorët dhe vrasësit janë të lirë. Atentati ndaj gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti rezultoi të ishte fatal duke i marr jetën. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, vrasja e tij vazhdon të mos jetë zbardhur.

Heshtën. Po hesht drejtësia që duhet ta kishte thënë që moti fjalën e saj. Vrasja e gazetarit të “Bota sot” ishte në vazhdën e përpjekjeve për të ndal gazetën kombëtare, pavarësisht se u vranë gazetarët Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti, nuk mundën dot të ndalonin rrugën e drejtë të gazetës.

Çdo vjet sytë janë tek drejtësia, konkretisht tek Gjykata Speciale me vrasjet e pasluftës që janë subjekt i shqyrtimit nga ana e saj. Kjo gjykatë mbetet shpresë për të gjithë familjet e viktimave që të mësojnë se kush u vrau më të dashurit e tyre, por mbi të gjitha edhe për të qetësuar eshtrat e atyre që më nuk jetojnë, dhe që janë vrarë nga bandat kriminale të pasluftës.

Bardhyl Ajeti me shkrimet e tija ka demaskuar fytyrën e vërtetë të atyre që vjedhjen shtetin, dhe sot janë njerëz të cilët edhe u ka dal fytyra. Bardhyli ishte vizionar, njeri i guximshëm, virtyte që nuk duroheshin nga bandat kriminale.

Nuk besoj se gjykatat në Kosovë kanë guxim për të zbardhur vrasje të profilit të lartë, me Gjykatën Speciale si shpresa e vetme. Thonë se gjaku nuk humbet kurrë, andaj edhe gjaku i Bardhylit nuk shuhet, si dhe eshtrat e tij s’do të pushojnë derisa ata që e vranë të dalin para drejtësisë, mbi të gjitha edhe ata që urdhëruan një vrasje të tillë.

Vrasja e Bardhyl nxjerr në pah edhe një gjë të vërtetë se ‘Bota sot’ duke qenë gjithnjë në shërbim të së drejtës, ka qenë cak i sulmeve. Bardhyli, mbete frymëzim për të gjithë gazetarët, që të jenë të guximshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat