Rusia rekruton të burgosur për luftën në Ukrainë!

Opinione

Rusia rekruton të burgosur për luftën në Ukrainë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 qershor 2024 Në ora: 21:34
Ilustrim

- Nuk mendoj se Putini është  i kënaqur me mënyrën se si Ministri i Mbrojtjes dhe forcat e armatosura e kanë trajtuar luftën, tha për ABC News Tormod Heier, profesor i strategjisë dhe operacioneve ushtarake në Kolegjin e Forcave të Armatosura të Norvegjisë.

Të dyshuarit dhe të akuzuarit ose të akuzuarit e arrestuar në Rusi tani po rekrutohen për luftën kundër Ukrainës, raporton gazeta Kommersant e kontrolluar nga Kremlini. Kjo është një zgjatje e amnistisë që jepet për regjistrimin në forcat e luftës; deri më tani, skema ka mbuluar vetëm të dënuarit.

Profesor Tormod Heier, thotë për ABC Nyheter se Rusia po zgjeron amnistinë për të mbajtur presionin ushtarak përgjatë vijës së frontit. Pa ushtarë në vijën e frontit, Rusia gradualisht do të humbasë vrullin në luftë dhe avantazhin për stabilitetin në rritje të Ukrainës dhe mbështetjen ushtarake perëndimore, prandaj është e rëndësishme që Putini të mundohet të mbajë presionin.

Dihet se më shumë se 700,000 luftëtarë u larguan nga vendi në vitin 2022, Kremlini mundohet të ecë me kujdes në mënyrë që të mos destabilizojë shoqërinë e tij si politikisht ashtu edhe socialisht. "Një rekrutim i zogjve të burgut" konsiderohet ndoshta masa më pak e rrezikshme e Putinit, prandaj në të njëjtën kohë, kjo na tregon shumë, për gjendjen e Rusisë, thotë profesori.

- Rekrutimi i të dyshuarve dhe të pandehurve në forcat ruse është një shprehje e mungesës së mbështetjes për luftën në popullatë,kjo njëherit ilustron aparatin ushtarak rus.

Rusia ka humbur të gjitha batalionet luftarake plotësisht të mekanizuara ofensive moderne që ishin vetë grushti i ushtrisë. Kështu, Rusia nuk ka më sisteme luftarake të stërvitura mirë, dhe me kapacitet depërtimi…)Prandaj, rekrutimi na tregon se Rusia po lufton me një aparat ushtarak të zbrazët, të pabalancuar dhe të fragmentuar që kryesisht zhvillon luftë me civilë pa eksperiencë ushtarake.   

Ofertat e rekrutimit vijnë pothuajse menjëherë pas fillimit të një çështjeje penale, por kur komisariati pranon të lidhë kontratë me personin nën hetim, ndjekja penale pezullohet dhe përfundon plotësisht, por edhe nëse personit i jepet një çmim shtetëror, përfundon "operacionin special ushtarak në Ukrainë" ose humb jetën dhe shëndetin.

Rekrutimi zbatohet për të burgosurit e paraburgosur nga mosha 18 deri në 65 vjeç….)

Abc nyheter/ Maria Rolland

24 qershor 2024 19:16 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat