Donald Trump gjatë fushatës, “kërcënon votuesin amerikan”: “ Fitore ose gjakderdhje” ( Victory or bloodshed)

Opinione

Donald Trump gjatë fushatës, “kërcënon votuesin amerikan”: “ Fitore ose gjakderdhje” ( Victory or bloodshed)

Nga: Hafiz Shala Më: 24 qershor 2024 Në ora: 21:20
Hafiz Shala

Gjenerali Shqiptaro Amerikan Muharrem Maralusha, në një postim të tij në fb tregoj një të vërtetë të hidhur rreth premtimeve të Serbisë dhënë Trump dhe Grenell, një shumë prej 10% si aksionar të prodhimit vjetor nëse e realizojnë ëndrrën serbe rreth të ashtuquajtur korigjim të kufijve- ndarje të veriut.

Në përkrahje të Gjeneral Maralusha, do t’i theksoja disa detaje rreth tentim të arritjes së këtij premtimi me fatalitet për Republikën e Dardanisë duke i dhuruar pjesëmarrje me 10% të aksioneve në Trepçë dhe liqenin e Ujmanit aorta e shtetit dhe ekonomisë së saj.

Me 4 shtator 2020 ishte caktuar takimi Thaqi-Vuqiq në Shtëpinë e Bardhë në prezencën e ish Presidentit Trump për gjoja marrëveshje për korigjim-ndarje të pjesës veriore që faktikisht ishte një rrezik për një konflikt të paevituar në mes Dardanisë dhe Serbisë në mbrojtje të tërësisë territoriale sipas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, e vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare si akt legal dhe legjitim.

Prokurori amerikan Jack Smith në bashkpunim me autoritetet gjermane dhe angleze, u dakorduan që ta ndërpresin këtë tentim me rrezik për paqen dhe stabilitetin në mes dy vendeve dhe jo vetëm.

Duke e parë rrezikun e një vendimi të tillë, Prokurori Jack Smith në marrëveshje me këto autoritete ia komunikon ish Presidentit Thaqi akuzat që e ngarkojnë për krime lufte dhe i njëjti nuk mund të udhtoj për Uashington duke ia ndërprerë udhëtimin e dakorduar.

Se ka egzistue tentim ndarja, e vërteton edhe ish Ambasadori i SHBA-ve pranë OKB-së dhe njëherit ish Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bollton duke e përshkruar në librin e tij “ Aty ku ndodhi”, dike i patur parasysh sjelljet dhe metodat e Serbisë të këtij lloji për t’ia arritë qëllimeve të saj madhore e cila, edhe rreth bisedimeve ka pas akuza dhe dyshime rreth anëmbajtjës ndaj Serbisë nga ana e ndërmjetësuesëve.

Z. John Bollton për njohuri të lexuesëve gjatë shërbimit si Ambasador i SHBA-ve pranë OKB-së, ishte kundër pavarësisë së Dardanisë. Pas mospajtimeve Trump-Bollton, ky i fundit “ dha dorëheqje”( do të thoja u shkarku).

Prandaj, konstatimet e Gjeneral Maralushës se e kanë përpunu këtë strategji joshëse për një kapital marramendës.

Me siguri nën ndikim të baballëkut, dhëndërri i Donald Trump mendon të investoj në kompleksin memorial të kompleksit të varrezave të serbëve të vrarë gjatë bombardimit të NATO-s për shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb në vitin 1999 në shenjë përkujtimi ndërsa Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet, ndërsa dhëndërri i tij edhe ka shprehë dëshirën të jetojë në Beograd.

Dhëndërri i Trump, është duke përgatitur investime në bregdetin më të vlefshëm shqiptar në bashkëpunim me Kryeministrin shqiptar. Vlenë të vlerësohet se, a është koincidencë a qëllimshme e gjithë kjo kur bëhet fjalë “ vëllëzërit siamez” Rama-Vuqiq.

Si mund të kuptohet kandidimi i ish presidentit Trump për President të SHBA-ve kur i njëjti nga Gjykata e New Yorkut është shpall fajtor për ( duke e pritur edhe ankesën e avokatëve të D. Trump) 34 vepra penale për ҫdo vepër më nga 4 vjet burgim dhe $5000 që në total i bjen së është i dënuar më 136 vjet burgim dhe më një shumë prej $170.000. Kjo që po ndodhë në SHBA, duket si abnormale ku rrezikohet që nga një shtet me demokraci më të avansuar në rruzullin tokësor, të shëndërrohet në një anarko-demokraci drejt një sistemi diktatorial e autoritar.

Prandaj deklaratat shokuese e kërcënuese ndaj votuesëve dhe shtetit se, nëse nuk ka fitore do të jetë gjakderdhje.

Në mbështetje të Trump i del edhe Steve Banon (edhe ky i dënuar më parë më 4 muaj burgim), me qëllim që t’i dal në ndihmë bosit të tij dhe krahun e djahthtës evropiane, ky, Steve Banon zhvillon bashkëpunim me Republikën Serbe duke e pranuar Ministrin e Jashtëm të kësaj Republike kriminale Zheljko Cvijanoviq më qëllim të thellimit të bashkpunimit në mes SHBA-ve dhe Republikës Serbe.

Stev Banon asnjëherë nuk ka posedu më parë pasaportë amerikane pasi edhe nuk ka dalë jashtë vendit, ai, herën e parë kur pajiset me këtë dokument, vizitën e parë ia ka bërë Republikës Serbe duke iu thur elozhe për së gjalli kriminelëve serbë dhe duke iu kërkua falje për viktimat serbe nga bombardimet e NATO-s.

Prandaj, përderisa Steve Banon i cili edhe e udhëheq fushatën e Donal Trump në garë për President kundër Presidentit aktual Joe Biden, edhe ky në tubime përdor fjalor kërcënues duke deklaruar publikisht nëpër tubime: ”Fitore e vdekje”(Victory or desth).

Qytetari amerikan është i brengosur se, kah mund të shkoj Amerika më Trumpin në krye.

Edhe Trump edhe ky e përkrahin aleatin e Putinit, Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban tani i zgjedhur sipas radhës në krye të Këshillit të Evropës ku vetëvetiu shtrohet pyetja e radhës së kah po shkon Evropa.

Këto qëndrime dhe deklaratat e Donald  Trump, Richard Grenel dhe Steve Banon, e vërtetojnë qëllimin e sulmit në ndërtesën e demokracisë Capitoll Hill së pari herë në historinë 247 vjeqare të egzistimit të SHBA-ve, me arsyetimin e gjoja “mbrojtjen e votës” pas fitores së Joe Biden.

Thirrja për mosvotimin për Donald Trump, janë imperstiv për qytetarin amerikan në mbrojtje të rendit shoqëror demokratik, pasi trazirat eventuale janë të rrezikshme në rëndë të parë për Amerikën, Dardaninë, Evropën dhe në përgjithësi për botën, pasi ka tentim që fuqitë e mëdha të udhëhiqen nga diktatorët dhe autoritarët si, Putin, Xi dhe Trump.

Se Rusia ka investuar dhe investon për sjelljen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregojnë lidhjet e Trump me Putin kur Trump i fitoj zgjedhjet në vitin 2016. Në shenjë fitoreje Duma ( Parlamenti rus) atë natë ka festuar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Megjithatë, besoj së populli demokrat amerikan, nuk do të lejoj një gjë të tillë.

Hafiz Shala

New York

24 qershor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat