Grupet kriminale të fajdeve përdorin femrat si karrem për t’i joshur viktimat

Opinione

Grupet kriminale të fajdeve përdorin femrat si karrem për t’i joshur viktimat

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 qershor 2024 Në ora: 12:52
Faton Mehmeti

Së fundi policia zhvilloi aksione në Pejë dhe Gjilan, nën dyshimin për fajde dhe detyrim.

Personat e arrestuar në këtë rast, kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimave me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimave në vlerën mbi 600 mijë euro.

Grupi kriminal përfshinte edhe një grua si karrem për të futur në kurth biznesmenë të fuqishëm, me të gjitha format vetëm që të përvetësonin para. Ky grup përdorte edhe kërcënime me bombë, pasi kishin dhënë fajde në vlerë 120 mijë euro, ndërsa në këmbim dyshohet se u kërkuan 240 mijë euro. Kjo dukuri, ka kapluar komplet Kosovën, por thuhet se qyteti i Prizrenit, është bërë çerdhe e fajdeve nga ku edhe shumica kanë përfunduar edhe me vrasje.

Kjo ndodh në vendet ku nuk janë të zhvilluar ekonomikisht edhe në vendet ku bankat e kanë interesin më të lartë dhe e kanë ashpërsimin e kritereve dhe ky [fenomen] është i zhvilluar. Kjo dukuri nuk mund të ndalohet derisa prokuroria nuk është sovrane, e pakorruptuar dhe nuk ndikohet nga faktorët e jashtëm.

Njerëzit hallexhinj detyrohen të marrin fajde, pasi bankat nuk japin kredi pa pasur pagë nga bankat, edhe në raste kur disa munden, kamatat janë të larta, duke detyruar kështu njerëzit të joshën nga banditët e të cilët ua “pinë gjakun”. Është sekret publik në opininion se fajdet janë të shpërndara kudo në Kosovë, disa edhe me lidhje me politikën nga ku kanë gjetur mburojë. Nuk besoj se me këtë sistem të korruptuar të drejtësisë, fajdet mund të ndalohen, respektivisht të arrestohen kokat e kësaj strukture kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat