Amerika, pasi i fiku dritat “ushtrisë” së fundit që u zu teksa po sulmonte “Shtëpinë e Bardhë, si fillim i sistemoi piratët në një gji të dosjes Rama- McGonigal, pastaj doli nëpër shkretëtirë dhe ndaloi këtej nga ne.
Në këtë errësirë, nuk i numërojmë dot “ushtarët” e kazermës së kodoshit kapo, për të cilin Presidenti Donald Trump lëshoi një rrufe siç e meriton “fisi” i tij: “Do ta gjejmë atë bir ku*ve” që korruptoi amerikanët”.
Kapedani me të ardhme të zezë, sot është nën “prozhektorët” e hetimit të FBI-së.
Qetësohuni zotërinj hajdutë!
Nuk e shembëm kështjellën e çeliktë të Mafies, por nata jonë që historikisht ka zgjatur sa jeta e njeriut që jeton në një vend të bekuar, nën sundimin e monstrave të mallkuara, po lëshon rreze shprese nga përtej oqeanit.
Izolimi i Edi Ramës nga Amerika, nuk është ashtu siç e mendojnë budallenjtë, një incident i vogël që fluturon si top nga Ballkoni i Saliut në rrugën e Elbasanit, fushë ku luan politika e rrugës, por strategjia e rinovimit të kokave që mënjanojnë kokat nga topi i drejtësisë.
Për hajdutët, pasuria e familjes kryeministrore, akoma ngjan si kone që e merr për dore Altin Dumani në çdo koncert konspirativ, sa kohë amerikanët nuk bëjnë peshkatarin në fshatin tonë.
Po, ilegalisht ecin nëpër terr shumë fate ngjarjesh e fuqi forcash.
Por edhe garancia mund të ketë greminë.
Rama ka ngritur grushtin sovjetik në krah të Saliut që është betuar se po erdhi në pushtet, “kriminelin” e parë që do të kapë është Altin Dumani.
Po pse kërkojmë dardhën nën kumbull?
U përpoqëm ta sqarojmë në fillim. Ende janë të fikura dritat e dosjes Rama- McGonigal.
“Ushtri” e madhe është andej, dhe ndriçimi i pasurive të familjes kryeministrore, ka prekur folenë e grerëzave.
Shqetësimi primar i Mafies është dyshimi se Amerika e do në burg Edi Ramën.