Sot mbushen 11 vjet Rama-qeveri, përditë e për çdo vit zi e më zi!?

Opinione

Sot mbushen 11 vjet Rama-qeveri, përditë e për çdo vit zi e më zi!?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 24 qershor 2024 Në ora: 07:47
Xhevat Mustafa

saktësi historike, dje, më 23 qershor 2024, u mbushën plot 11 nga "fitorja", më shumë e Edi Ramës individualisht e familjarisht se sa e PS-së dhe e Shqipërisë, më 23 qershor 2013, ndihmuar edhe nga “gabimi historik” i Sali Berishës në marrëveshjen me Edi Ramën për ligjin zgjedhor më 2008 si dhe nga gabimet e dështimet e qeverisjes së tij, sidomos në mandatin e dytë, 2009-2013!? Si zakonisht, në përvjetorë si ky e të ngjashëm bëhen bilance dhe analiza të tyre se sa është përfituar e humbur? Se cilët në të vërtetë kanë fituar e kanë humbur? Se a ia vlejti ai rrotacion qeverisës? Apo do të ishte shumë më mirë për SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT një qeverisje tjetër jo partiake e politike, por më së shumti me përbërje prej intelektualësh elitarë nga vendi dhe diaspora, të afirmuar për nga veprat për profesionalizëm, për shqiptari të sinqertë si dhe që vënë interesat e shumicës së popullit mbi gjithçka, edhe mbi përfitimet e veta individuale e familjare...? t’u dhënë një përgjigje këtyre pyetjeve po rendis disa shifra, fakte, argumente, nga të cilat nuk është e vështirë të dilet në përfundimin në se jemi fitimtarë apo të humbur nga “fitorja” e Rama-rilindjes më 23 qershor 2013. - Rreth 1 milionë shqiptarë kanë ikur si emigrantë drejt Gjermanisë, Britanisë së Madhe, vendeve nordike, Francës, Belgjikës, Holandës, SHBA-së, Kanadasë...

- Dyfishimi i çmimeve të artikujve të konsumit të përditshëm dhe jetik, ndërsa pagat dhe pensionet janë rritur në rreth 25- 35%!? - Dyfishimi i çmimeve solli dhe dyfishimin e nivelit të varfërisë, sidomos në pjesën më masive të popullit, me paga e pensione minimale e të mesme allashqiptare, pra në rreth 12.500- 35. 000 lekë në muaj e me familje me 3-4 frymë! Nga kjo "ushtri" u shtuan ndjeshëm edhe "tufat" e lypsave nëpër rrugë, trotuare, lokale si dhe të rrëmihësve nëpër koshat e plehrave, duke na risjellë në kujtesë panoramën e përditshmërisë në "epokën e artë" apo të "parajsës" së E. Hoxhës dhe të R. Alisë!? - Edi Rama ia ka kaluar edhe Sali Berishës për “bajraktarizëm e autoritarizëm”, siç e kritikonte ai 11 vjet më parë, duke futur në xhepat, sirtaret dhe kasafortat e tij të gjitha pushtetet, përfshirë edhe Drejtësi e Prokurori, SPAK...; mediat me maska publike apo pavarësie!? - Nuk ka më as PS e as PD, as pozitë e opozitë; as sindikata e shoqëri civile të pavarura!? Ka vetëm një shumicë mandatesh deputeti, që ngre kartona, duar e këmbë, sa herë ta urdhërojë me vështrime apo me SMS "mbreti"!? - Sidomos me sajimin së bashku me Vuçiçin të "Open Ballkanit"("Ballkanit të hapur") u acaruan dhe ftohën ndjeshëm marrëdhëniet ndërqeveritare Shqipëri- Kosovë dhe individualisht Edi Rama- Albin Kurti, paralelisht e paradoksalisht me ngrohjen apo forcimin e "vëllazërisë" e të raporteve Shqipëri- Serbi dhe Edi Rama- Aleksandar Vuçiç!? - Dyfishimi i administratës, nga 85.000 vetë në 23 qershor 2013 në rreth 185 mijë vetë në 23 qershor 2024. Kësaj ushtrie zyrtarësh qeveritarë, shtetërorë, bashkiakë..., duhet t'i shtohen edhe brigadat e patronazhistëve në rreth 30- 40 mijë vetë!? më tepër e keq, të dyja këto ushtri, nënkuptohet se i kanë rënduar 2-3 fish më tepër buxhetit të shtetit!

Por, të gjitha këto rëndesa në kurriz të taksapaguesve dhe varfanjakëve shqiptarë e të buxhetit të shtetit justifikohen nga Rama me shoqe e shokë me sigurinë se në ditën e zgjedhjeve, këta rreth 220.000 administratistë- patronazhistë shndërrohen në rreth 400.000 vota të sigurta! Sepse për të ruajtur vendet e punës e përfitime të tjera të pista, administratistë- patronazhistët janë të detyruar familjarisht, në masë edhe prindërit e tyre "të djathtë", të votojnë për Rama- parti- qeveri!? të pasur bindje më të plotë se pas 11 vitesh Rama-qeverish jemi fitues apo humbës ndihmojnë edhe disa klasifikime të freskëta ndërkombëtare, publikuar edhe në mediat shqiptare.

Sipas tyre rezulton se jemi ndër të fundit në Evropë për tregues pozitivë zhvillimi, mirëqenieje, shteti ligjor e ndër të parët për tregues negativë apo për “pisllëqe” shumë ngjyrëshe e shumë formëshe!? Sipas të dhënave të Eurostat dhe të INSTAT, në fund të vitit 2022 Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë apo me nivelin më të lartë të varfërisë në Evropë! (Monitor, Panorama, 18 qershor 2024) Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), qytetarët shqiptarë i paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi.(Reporter.al, 15/01/2024) Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe në 2023, fuqia blerëse shumë më e vogël se rajoni (Monitor, Balkanweb, 25 Korrik, 2023)... Njëkohësisht, gjatë 11 viteve të Rama- qeverisjes është parë, dokumentuar dhe dënuar rritja e pafre dhe me shuma e fatura tepër të larta e korrupsionit në të tre nivelet e "piramidës" qeverisëse..., me përmasa të pakrahasueshme me qeverisjet paraardhëse të PS-së e të PD-së...?! Rrjedhojë e lulëzimit të korrupsionit, i lidhur si një tufë gjarpërinjsh me kanabizimin, kullëzimin, kriminalitetin, informalitetin..., sot në 11 vjetorin e fitores së PS- rilindjes më 23 qershor 2013 kemi dy qeveri: një në kryeministri e një tjetër nëpër burgje e qeli! Ndryshe nga sa e interpretojnë dhe reklamojnë Rama dhe “megafonët” apo “bojaxhinjtë” e tij partiakë e mediatikë, qeveria Nr.2, ajo nëpër qeli, nuk është tregues papajtueshmërie me korrupsionin. Në të vërtetë, kjo është dëshmi e faktit apo të vërtetës historike e tradicionale se "e majta" dhe korrupsioni janë si krijesa binjake apo si bashkudhëtarë të pandarë!? Në “frutat” e bollshëm të Rama-qeverisjes mund të llogariten edhe ortakëria e tij e hapur me oligarkët e bizneseve, të krimit, të trafiqeve; shtimi i frikshëm nëpër rrugë, trotuare, qoshe...i numrit të policisë së Taulant Ballës dhe të “policive civile”, mbushur edhe me jo pak ish policë dhe ish sigurimsa të kohës së Enverit...!?

Në këto kushte, a mund të flitet për “suksese”, “rekorde”, “bume” në zhvillimin përpara të vendit; për standarde më të përparuara mirëqenieje, demokracie dhe për shtet ligjor? zgjedhje me të vërtetë të lira e të ndershme e për fitore të pastra??? Paradoksalisht, kur në Shqipërinë e 24 qershorit 2024 nuk ka popull, PS, PD, pozitë, opozitë, sindikata me të vërtetë të pavarura, shoqëri civile, drejtësi, zgjedhje të lira e të ndershme..., kur Edi Rama, edhe pse është bërë "e keqja më e madhe" për Shqipërinë dhe SHQIPTARËT dhe më së shumti nga “dashuria” si “bir për shpirt” nga Xhorxh Soros e si “vëlla për shpirt” nga Alex Soros, shikohet dhe trajtohet si "e keqja më e vogël" nga disa ndërkombëtarë të pushtetshëm në Uashington e Bruksel, mbetet që rrëzimi i Edi Ramës të pritet të vijë nga vetë...Edi Rama! Kjo “çudi” mund të na i shklyente sytë nëqoftëse ndodh thuajse e pamundura që ai të ndjente mbingopje, mbilodhje, mbistres, pagjumësi të gjatë, vrasje në ndërgjegje dhe reflektim nga pushtetet e pakufizuara, nga pasuritë e pallogaritshme, nga privilegjet e panumurta, nga gabimet, mashtrimet, dështimet, mëkatet, skandalet e shumta...Dhe, të vinte një orë apo ditë që të kujtonte se në politikë dhe qeverisje, kur dështon rëndë e keq dhe përmbytesh nga skandalet, ka edhe dorëheqje… Mbretërimit të Edi Ramës mund t’i vijë fundi edhe nëqoftëse "populli i majtë" kujtohet dhe ndjen vrasje në ndërgjegje për përgjegjësitë e veta si qytetar e si shqiptar duke mbështetur e votuar 47 vjet diktaturën dhe "ferrin" Enver Hoxha- Ramiz Alia dhe 20 vjet, pas 1990- tës qeverisjet antikombëtare e të korruptuara të Fatos Nanos e të Edi Ramës..., motivuar kryesisht nga synimi meskin dhe antikombëtar që t'u shkojë drejt vetëm tymi i oxhakëve të shtëpive të tij e të mbushë sa më shumë barkun, xhepat, frigoriferët, tavolinat e tij e për të tjerët përreth apo larg, mendoftë ZOTI në qiell!? Gjithsesi, sado të përpiqen me çdo rrugë, mënyrë, formë....ta vonojnë partiakët dhe pushtetarët e lartë “rilindas”, do të vijë patjetër ajo ditë kur Shqipëria do të shpëtojë një herë e përgjithmonë nga Rama-qeveria!

Edi Ramën mund ta rrëzojnë skandalet e tjerë, edhe më skandalozë, nëpër kabinete ministrorë, bashkiakësh, prefektësh..., të partiakëve e pushtetarëve të tij të lartë më të afërt..., pa mundur të vazhdojë t’i justifikojë si deri më sot me fjalinë e pasinqertë, qesharake, provokuese, irrituese..."përgjegjësia është personale"!? Po kështu, nuk mund të vlerësohet si një "dosje përfundimisht e mbyllur" nga SPAK-u dhe si "rrezik plotësisht i kapërcyer" për Edi Ramën edhe skandali Charles McGonigal, me përmendje të emrit të kryeministrit të Shqipërisë rreth 12-13 herë...! Rrufetë si në një ditë me diell mund t’i vijnë edhe nga dosja e gjeneralit rumun Florian Koldea, me përfolje edhe në media në Rumani për ortakllëk me bosë ndërkombëtarë të trafikut të drograve, përfshirë edhe Sinaloan, një nga klanet meksikanë më të rrezikshëm në këtë fushë si dhe për “miqësi me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm të Shqipërisë”...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat