Ankesa e Vuçiqit, kujt i drejtohet?!

Opinione

Ankesa e Vuçiqit, kujt i drejtohet?!

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 23 qershor 2024 Në ora: 22:24
Gani I. Mehmeti

U tha se Vuçiqi u ankua në vrasjen e më shumë se 300 policëve serbë gjatë luftës së pabarabartë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nga NATO, gjatë 78 ditëve të bombardimit mi caqet serbe në vitin 1999.

Lufta e pavarabartë ka qenë ajo e UÇK me ushtrinë e policinë serbe, e cila kishte armatimin e pothuaj të gjithë Jugosllavisë, që radhitej e treta në Europë, si Jugosllavi, sa ishte.

Vërtet, është për të pyetur se kujt ia shtron ankesën, kur ishte një agresor e agresori duhet doemos të luftohet për të shpëtuar popullin që po vritej nga ata policë të pamëshirshëm. Kur luftën nuk e kishte zgjhedhur as UÇK e as NATO, por vetë Vuçiqi.

Dhe, ankesën kujt do duhej drejtuar, më parë se vetvetës, mbasi i quajturi kasapi i Ballkanoit nuk jeton më, sepse, vetë ky ishte një ministër mjaft me rëndësi në kohën e zhvillimeve të luftërave, pra edhe në Kosovë, ku u vranë nga ta pleq, plaka, gra, fëmijë dhe ishin përndjekur nga shtëpitë e tyre me qëllimin që të spastronte Kosovën nga shqiptarët.

T’u drejtohet shqiptarëve, ai vetë kishte shkaktuar luftën.T’u drejtohet ndërkombëtarëve, ata kishin parë gjenocidin e shkaktuar nga Serbia dhe u kishin dalë në mbrojtje, për herën e parë në histrroinë e Kosovës, sepse gjithnjë kishin përkrahur pushtimet serbe në tokat shqiptare.

Më parë se të ankohet për mbi 300 policë serbë të vrarë nga UÇK dhe nga NATO, Vuçiq do duhej kërkuar falje për vrasjen e mbi 13 mijë civilëve shqiptarë dhe të dorëzonte edhe mbi 1600 trupa të pagjetur shqiptarë që ishin marrë nga forcat serbe dhe janë diku në Serbi, me shpresën se ndonjëri do të mund të jetë i gjallë.

Vetë thënia e Vuçiqit se “Ajo (policia serbe, v. j.) ishte gjithmonë me njerëzit e saj kur ishte vështirë”, është tepër cinike, sepse për serbët nuk ishte asnjëherë vështirë, se ata nuk ishin sulmuar nga shqiptarët as në kohë lufte e as nuk kishte civilë të vrarë. Është e vërtetë se shumë sish, ishin ndier të rrezikuar edhe nga vetë forcat serbe. Kjo, në formë pyetjeje është për të treguar sa pak ka pasur të vrarë nga policët serbë në  krejt lurftën e zhvilluar në Kosovë, se është dashur të ishin me mijëra të vrarë.

Mirëpo, qëllimi i NATO-s nuk ka qenë vrasja e njerëzve, as e ushtarëve e as e policëve serbë, por e ndalimit të gjenocidit, deri sa u dorëzua Serbia më 9 qershor 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat