Raketat, investim, miliarda dollarësh!

Opinione

Raketat, investim, miliarda dollarësh!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 22 qershor 2024 Në ora: 21:17
Ilustrim

Raketa më e përparuar në botë është ajo e cilësuar si Raketa Detare Strike (NSM). Gama është deri në 200 kilometra.(Nettavisen)

Ai i referohet objektit të ri të prodhimit të raketave të goditjes detare (Naval Strike Missiles (NSM) og Joint Strike Missiles JSM! dhe raketave si shumë moderne!

E thotë haptas, se norvegjezët e mbajnë fjalën e tyre kur flasin për të qenë udhëheqës në këtë fushë.

Kjo nuk është vetëm mburrje norvegjeze, dhe buzëqeshet 

Burri nuk dëshiron të publikohet emri i tij në gazetë, por është këtu si përfaqësues i një prej degëve më rëndësishme të armëve në SHBA, dhe  para së gjithash, një nga klientët…)

Kongsberg Gruppen ASA, renditet si një nga 100 prodhuesit më të mëdhenj të armëve ushtarake në botë, kurse procesi drejt zgjerimit të kësaj fabrike të re filloi në vitin 2021, ajo është gati, por çmimi është marramendës; 2 miliardë NOK, kurse ndihma për investimin vjen nga qeveria norvegjeze dhe nga 

BE. Objekti i ri i prodhimit u hap zyrtarisht të enjten. Raketat e avancuara do të montohen në salla të mëdha dhe të ndritshme! Çdo raketë është pothuajse katër metra e gjatë. Pjesët nxirren në kuti plastike të zeza dhe montohen nga ekspertët…)

13 vende, përfshirë edhe Norvegjinë, përdorin tashmë raketën me objektiv detar NSM sot. JSM, i cili është përshtatur për avionin luftarak F-35, përdoret deri më tani, ndër të tjera, nga SHBA, Japonia dhe Norvegjia, por shumë vende janë të interesuara.

Kryetari i Kongsberg Gruppen, Eivind Reiten, e quan sipërmarrjen "një moment historik" dhe tregon se si lufta në Ukrainë përshpejtoi planet për një zgjerim në Kongsberg Defense & Aerospace.

Ky vendim në bord erdhi përpara se Rusia të fillonte luftën e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës, por zgjerimi i kapaciteteve këtu ka ardhur më shpejt dhe do të jetë më i gjerë se sa parashikonim para se të shpërthente lufta, thotë ai për Nettavisen.

Reiten e përshkruan luftën në Ukrainë si një pikë kthese për Evropën dhe e quan historik investimin në Kongsberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat