BE-ja, po i hyn në “hak” Kosovës

Opinione

BE-ja, po i hyn në “hak” Kosovës

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 22 qershor 2024 Në ora: 10:29
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Pse dhe pse kjo Evropë, po sjellët në këtë mënyrë me Kosovën? A thua se ka të drejtë pa asnjë fije të drejte të sjellët dhe të veprojë në këtë mënyrë?

Nuk është Kosova, një vend i eksperimenteve të demokracisë, pikërisht kur e ka arritë linjën dhe zhvillimin e saj si shtet demokratik, sovran dhe multietnik me orientim dhe parime Evropiane.

Atëherë, pse po i cënohen të dejtat e saj, dhe arsytimi mbi të cilën mbështetet BE-ja, është disi i dyshimtë, sepse rrjedha e ngjarjeve dhe fuqia propagandistike e Serbisë, po pretendon ta ndryshojë rrealitetin në këtë vend.

Edhe pas shenjave shumë të qarta që jep Serbia, e cila nuk është e interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, përsëri mungon një vullnet politik nga ana e Be-së, që të dalloj viktimën me agresorin, por jo siq po ndodh anasjelltas, kur Kosova, po shpallet si agresori.

Ndërkaq, kur Serbia, tolerohet dhe përgëdhelet nga BE-ja, duke ia besuar propagandat dhe duke ia plotësuar ambiciet e saj, me qëllim që ti shërbejnë eventualisht si arsytim për ndonjë akt të «matur» të saj dhe në këto rrethana globale e ndërlikuese që ekzistojnë, do të ishte më shumë se shërbim koti, sepse Serbia, është njejtë dhe edhe më e disponuar me rrebelimet e saj ndaj Kosovës.

Në fakt ky është një koncept dhe veprim i njëanshëm nga ana e Be-së, kur palët nuk po i trajton në mënyrë të barabartë, nëse pala e Kosovës, i vuan pasojat, duke u sanksionuar pa të drejtë, ndërsa Serbia, e cila ka një bagazh tragjik me krime dhe gjenocide, anashkalohet pa u dënuar dhe sanksionuar.

Çka i duhet Be-së, argumente më shumë, se rasti i fundit në Banjë të Zveçanit, në veri të Kosovës, ku një grup i organizuar terroristësh të strehuar në Manstirin e këtij fshati, i sulmonjë dhe qëllojnë policinë e Kosovës, duke ua rrezikuar jetën, me çrast ia shuajnë jetën edhe policit Afrim Bunjaku.

Ky organizim terrorist serb dhe atentat ndaj policisë së shtetit të Kosovës, që mbas luftës së fundit në këtë vend, do të ishte kryevepra kriminale, që e ka projektuar dhe punuar me mjeshtëri kriminale Vuçiqi, në krye me kriminelin Milan Radoiçiq.

Dhe sikur edhe kjo kryevepër kriminale nuk mund të mirret parasysh, që një organizim i tillë të mirret si argument i kompletuar i një akti terrorist ndaj një populli dhe shteti demokratik dhe multietnik, dhe jo vetëm, që autorët e krimit mbrohen dhe strehohen në Serbi, ata nuk ndjekën fare dhe as që dënohen në shtetin serb , apo nga organet dhe ligjet ndërkombëtare.

Dhe kjo që ndodhi në pikë të ditës dhe në sytë e gjithë botës, që ka mundur të shpërthejë më keq dhe të shkakëtojë një tragjedi të pa parë me humbje njerëzish nga të dyja palët dhe e gjithë kjo hipokrizi nuk mund të mirret si argument dhe arsytim nga BE-ja, për ta dënuar një akt të tillë që e ka organizuar Serbia dhe vetë presidenti Aleksandër Vuçiq, lind dyshimi se diçka nuk është në rregull edhe nga ana e BE-së, duke ditur se, Serbia nuk është palë e sinqertë dhe serioze, dhe më sa duket nuk e ka qëllimin e një marrëveshje paqësore me Kosovën.

Serbia, me udhëheqjen e Vuçiqit, nuk jep argumente për të gjetë një rrugëdalje të vetme, që Kosova dhe Serbia, të jetojnë në fqinjësi të mirë në mes vete dhe më keq, kur popullata serbe në pjesën veriore të Kosovës, po bëhët vegël e politikave dhe interesave të Vuçiqit, që po pretendon të krijojë një konflikt dhe luftë ndëretnike, sidomos me konceptet e njëanshme të krijimit të Asociacionit një etnik të komunave serbe në veri të Kosovës.

Ecja drejt arritjes së një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, që fillon mbas luftës, që nga 2013 dhe më tutje, brenda këtij opusi negociatash që kemi parasysh deri në ditët e sotme, sikur asnjë marrëveshje nuk është implementuar deri më tani nga pala serbe, dhe çfarë pritet nga ky çast, që flitet se do mbahet edhe një takim në mes Vuçiqit dhe Kurtit, me 26 qershor të këtij viti.

BE-ja, sa po bënë përpjekje të trajtojë një problematikë të tillë, dhe në vend që do të ngriste shkallën e kërshërisë dhe të prezentohet si ndërmjetës eneutrale në mes palëve, sikur kjo vetë po paralajmëron një signal jo të qartë, apo me animin e një pale të caktuar siq është pala serbe e përgëdhelur, dhe në këtë rast efekti pozitiv mungon dhe është i pa shmangshëm, që palët të mos pajtohen dhe harmonizohen deri më tani.

Të vetmin opsion që ka lënë BE, në dispozicion e saj, është tensioni dhe mosmarrëveshja në mes këtyre dy subjekteve në fjalë, prandaj, gjatë tërë kësaj periudhe kohore të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, ndjehet më shumë jehona diskrete në mes palëve, të cilët mund ta ushqejnë dhe ta mbajnë peng një marrëveshje paqësore deri më tani, që do të jetë kufiri i ndjenjave dhe i emocooneve ndëretnike në mes këtyre dy popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat