Media dhe gazetarë shqiptarë, mbështeteni dhe thoni fjalë të mira për Albin Kurtin!

Opinione

Media dhe gazetarë shqiptarë, mbështeteni dhe thoni fjalë të mira për Albin Kurtin!

Nga: Skënder Kapiti Më: 22 qershor 2024 Në ora: 09:36
Skënder Kapiti

Mediat në Shqipëri eklipsojnë dhe e mbajnë në terr informativ publikun për zhvillimet në Kosovë.Kjo për faktin se ato janë media politike dhe mercenare. Është shumë vështirë përvecse shumë rrrallë që ndonjë televizion, gazetë e portal në Tiranë që ta mbështesin qeverinë e suksesshme të Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, apo edhe më tutje mund të themi se mediat e Tiranës nuk paraqesin madje as zhvillimet e sukseset sportive të Kosovës.

 Në Shqipëri është fakt se as shumicës së opinionit , as mediave dhe as politikës së Tiranës nuk u pëlqejnë sukseset e qeverisë dhe të kryeministrit Albin KURTI. Madje vërehet një farë bashkëpunimi dhe inkurajimi nga Tirana edhe të asaj politike dështake dhe të korruptuar dhe egoiste të Kosovës kundër Albin Kurtit.Unë jam nga Durrësi , dhe gjithmonë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kam mbështetur atë politikë për të cilën vlerësoj se është në të mirë të interesit të përgjithshëm dhe nuk kam as mik e as shok personal asnjë politikan, deputet apo ministër.

 Dhe sot për sot ai që duhet të mbështetet nga gazetarët dhe mediat është qeverisja e Albin Kurtit sepse qeverisja e tij është shumë më e mirë, më e suksesshme dhe më e përgjegjshme se sa ishqeverisjet e para tij dhe është edhe më e mirë se sa edhe ajo aktuale  në Shqipëri.

 

 

GAZETA E MIRË PATRIOTIKO-KOMBËTARE, AJO E LIRË DHE E PAVARUR  SI DHE GAZETARI I MIRË, I AFTË DHE SIDOMOS GAZETA, GAZETARI, ANALISTI, OPINIONISTI DHE MEDIA E MIRË DHE E PAKORRUPTUAR NUK KAPEN DHE NUK MBETEN PENG TË FANATIZMIT,SERVILIZMIT DHE MERCENARIZMIT SEPSE GAZETARI DHE MEDIATIKU E MEDIA E PAKORRUPTUAR KËRKOJNË DHE INKURAJOJNË MË TË MIRËN DHE TË VËRTETËN, DHE SAPO KOHA NXERR NË DUKJE TË VËRTETAT DHE TË KËQIJAT, HAJDUTËRINË DHE KORRUPSIONIN E QEVERISË, KRYEMINISTRIT, MINISTRAVE, KRYEBASHKIAKËVE DHE TË ADMINISTRATËS ATËHERE GAZETARI ,OPINIONISTI DHE ANALISTI DHE MEDIA E MIRË, E PAKORRUPTUAR  DHE E VËRTETË KRITIKON,U KUNDËRVIHET ATYRE DHE BËN PUNËN E OPOZITARIZMIT.

E KEQJA E MADHE JANË MEDIAT, GAZETARËT DHE OPINIONISTËT TË CILËT SHITEN DHE MERCENARIZOHEN NGA KORRUPSIONI DHE NGA POLITIKA DËSHTAKE E KORRUPTIVE DHE MADJE EDHE NGA PARAJA E HUAJ.

 Dhe prandaj edhe miku i madh i Shqiptarëve, Ambasadori William Walker

I porositi mrediat ne Prishtinë që ta mbështesin Kryeministrin Kurti.

 Ambasadori William Walker eshte nje ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës ish-Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, i cili demaskoi  masakrat serbe në Kosovë kur ai  pa kufomat e 45 shqiptarëve që u masakruan nga makineria genocidiste serbe dhe që mundësoi ndërkombëtarizmin e genocidit serb , gjë e cila i hapi rrugën ndërhyrjes së NATO-s dhe  që solli clirimin e Kosovës. Ai mbetet miku i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës. Dhe me rastin e 25 vjetorit të clirimit të KOSOVËS ai I porosity gazetarë në prishtinë kur u bëri thirrje:

 “Ju lutem jepni kryeministrit tuaj meritat që ka, e që i ka të mëdha. Ju lutem që kohë pas kohe, të thoni diçka të mirë për të.

Në rregull?

Ai po bën një punë të mirë”, ka porositur     William Walker  gazetarët.

 Unë ndjehem mirë kur këtë porosi për meritat e Kurtit e degjoj nga një personalitet dhe mik i madh dhe i shquar  i shqiptarëve, për atë vlerësim të saktë që ai bën për kryeministrin Albin Kurti.Ndjehem mirë edhe për faktin se unë Skënder KAPITI kam botuar në shumë gazeta mbi 25 shkrime në mbështetje të Albin Kurtit, ku po përmend disa tituj prej tyre si: “Kundër anti-Kurtëve”, “Ju ftoj që ta mbështesni Albin Kurtin”, “Ja pse e mbështes Albin Kurtin”,  “Mos ta lëmë vetëm Albin Kurtin”, “Shqiptaria është me Kurtin sepse kundër Kurtit janë antishqiptarizmi dhe korrupsioni”,”Kosovë ne të dalim zot, dhe sot të gjithë jemi me Albin Kurtin”, “Sot ose me Albin Kurtin ,ose me antishqiptarizmin”  si dhe shumë shkrime të tjera.

Falenderoj ato gazeta dhe merdia të lira, të vëreteta, patriotike, të pavarura kanë  botuar të gjitha shkrimet e mia si dhe shkrimet e opinionet e të tjerëve  të cilët me të drejtë e kanë mbështetur Kurtin.Pra mediat dhe gazetarët e mirëfilltrë, profesionistë, jo mercenarë e jo të  shitur, vazhdoni dhe përditë që ta mbështesim kryeministrin e Kosovës, ta inkurajojmë  dhe ta ndihmojmë atë në misionin e tij historik, patriotik e kombëtar për shtetndërtimin modern e ligjor të shtetit të Kosovës, ta mbështesim për mbrojtjen e Sovranitetrit Shtetëror, Ligjit, Kushtetutës  dhe të tërësisë territoriale të Kosovës.

 Ta mbështesim dhe ta sfidojmë gjithë llumin politik, oligarkik  dhe  sidomos llumin e mercenarizmit mediatik dhe gazetarët sharlatanë, nihilistë, të shitur te korrupsioni dhe madje edhe te paraja e huaj te cilet jo vetëm që nuk i japin meritat Kurtit por bëjnë të mbrapshtën:ata  shpifin, sajojnë e trillojnë kundër kryeministrit të Kosovës dhe  përpiqen me dëshpërim të mohojnë meritat e tij .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat