Nuk mundet ditën e fundit të përmirësohen gabimet e bëra ndër vite

Opinione

Nuk mundet ditën e fundit të përmirësohen gabimet e bëra ndër vite

Nga: Hafiz Shala Më: 21 qershor 2024 Në ora: 20:49
Hafiz Shala

Takimi Kurti-Vuçiq i caktuar më 26 qershor, është sikur ajo e vjetra se, kurbani nuk mbahet (ushqehet) natën e Bajramit për të shtuar peshë e për t’u shitur më shtrenjtë. Është dështim. Ose, ndyrësirat, nuk pastrohen më ujë të kanalizimit.

Zotërinjt Borrel e Lajçak, e gjithë bota e kan vërejtë se hapur kanë anuar në anën e Serbisë e tani, këta të dy, të gjitha fekalet e deritashme po mundohen t’i pastrojnë në ditën e fundit, t’i pastrojnë me ujë të kanalizimit, të cilin vetë e kanë ndotur, nën një, gjoja për t’u arsyetuar para qeverisë dhë popullit të Dardanisë se ne, megjithatë “gjithnjë kemi qenë të balancuar në bisedime por, “Qeveria nuk i ka kryer obligimet e veta ndaj BE-së” prandaj, ja, ne jemi ata që më në fund po iu preferojmë përfaqësuesëve të shteteve evropiane që masat duhet të hiqen.

Si mund të pranohet një tentim arsyetimi i këtillë, kur deri më tani, nuk keni dhënë përgjigjigjje as vlerësime të shumë pyetjeve rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023, nga shteti gjenocidal serb kundër një shteti sovran që për habinë dhe turpin e botës demokratike në shekullit 21, me një inteligjencë më të avancuar, ende nuk kemi pergjigjje bindëse ani pse sipas BE-së “ende nuk i kemi informatat e sakta” duke e pasur parasysh inçizimet nga ajri dhe toka, absolutisht kush nuk e beson këtë teori.

Takimi i 24 qershorit është, siç thotë populli, “shpatë mëe dy teha për qeverinë”. Në njërën anë me e mbështet Kurtin për muri, nëse ia arrijnë se, ja që “ne po i kryejmë obligimet” tona, ku jeni ju që nuk po e zbatoni çështjen e Asociacionit, obligim për të cilin Dardania është pajtuar sipas marrëveshjeve të vitit 2013/2015.

Sipas disa logjikave, në kushtet normale dhe me një dialogu normal i barabartë dhe i paanshëm, është dasht që Kurti të koordinohet me ndërkombëtarët duke mos paraqit kushte reja, ani pse, përsëri, kur është në pyetje trajtimi i Serbisë me metoda ledhatuese, kurse karshi Dardanisë më presione të ashpra, që në rend të parë e dëmton qytetarin, shtetin në të gjitha sferat që vërtetë është jo njerëzore dhe jo humane.

Takimi i 26 qershorit uk është asgjë tjetër vetëm shfajësim para Serbisë për t’i arsyetuar obligimet të cilat i kanë marrë ndaj saj, pa hyrë në spekulime së për çka bëhet fjalë, ndoshta është në pyetje korrupsioni i lartë sepse, po mos të kishin obligime këta përfaqësues evropian ndaj Serbisë, për shembull Lajçak, as që do ta vizitonte Dardaninë, edhe pse, nuk u prit as nga kryeministri e as nga Presidentja për arsyjet se terminet ishin të pa dakorduara për hir të obligimeve shtetërore e qeveritare nuk përputheshin prandaj për këto arsye nuk erdhi deri të realizimi i tyre.

Nuk besoj që me ketë takim pas gati një viti, mund ta ndryshojnë qasjen e as të arrihet ndonjë përparim i cili në minutat e fundit të mandatit të tyre, mund ta bindin opinionin evropian por edhe ate amerikan sepse gjatë gjithë periudhës, palët në bisedime kanë drejtuar akuza dhe kundër akuza në mes tyre, përderisa Serbia gjithnjë ka qenë e trajtuar sikur të ishte viktimë e jo agresore e gjenocidale, duke i harruar të gjitha ato krime të cilat i ka ushtruar ndaj civilëve të pambrojtur shqiptar duke mos kursyer as foshnjet e posalindura.

Zotëri, po iu drejtohem juve si përgjegjës të autorizuar kryesor në emër të Evropës se, edhe pas vendimit të OKB-së e cila krimet serbe në rastin e Srebrenicës i cilësoi si gjenocid, ju silleni sikur Serbinë ta kishin shpallur paqësor e paqedashës “e fqinjë të mirë”.

Kjo e fundit edhe pas dakordimit që Dardaninë mos ta pengoj rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, me të kthyer shpinën nga takimi, zyrtarisht deklarohen se nuk pajtohen, duke e shkelur hapur marrëveshjen që ma përkujtonte kohën e luftës civile në Liban, kur palët arrinin marrëveshje, ndërsa grupi i Fallangistëve në shenjë mos respektimi, shkrepshin më armë në drejtim të tyre.

Unë nuk do të deshiroja që zoti Kurti, në momentin e fundit do të bie në ketë kurth sepse, nuk mund të arsyetohet dështimi i bisedimeve me autorët dhë personat në postet e larta përgjegjëse të BE-së, të cilët, as këta e as Evropa nuk duan t’i pranojnë.

Qëllimi i këtyre të dyve është që, siç thotë populli, “ta lënë këmbën zhag dhe zgjat e mos këput” që është edhe qëllim i Serbisë, ndërsa atyre të cilët do të vijnë në këto poste e detyra, mos t’i ndryshojnë qasjet e as qëndrimet ndaj palëve në bisedime që i bie se, të vazhdohet më politikat debalancuese, gjithnjë në favor të Serbisë pra, me politikat e vjetra të Evropës së vjetër.

Më këtë lloj qasje, shpresoj dhe dëshiroj që mos të ndodhë në vazhdim pas zgjedhjeve të reja në Evropë, nëse mendohet për një Evropë unike, stabile dhe marrëdhënie miqësore në mes shteteve dhe popujve.

Vetëm në ketë mënyrë Evropa mund t’i rezistoj aspiratave të shteteve diktatoriale e aggressor, si Rusia dhë Kina me aleatët e tyre, të cilat po mundohen ta krijojnë një bllok të tretë në gjeopolitikën botërore duke tentuar që ta marrin primatin në aspektin ekonomik, ushtarak e diplomatic, duke shpresuar që në qarqet e tyre të inkorporojnë shtetet në konsolidim duke iu premtuar ndihma ekonomike, por edhe ushtarake.

Evropa është para një sfide shumë serioze nëse nuk e gjen një gjuhë të përbashkët dhe të krijoj një unitet mes shteteve anëtare duke e afirmuar zgjerimin e saj, me anëtarësimin e shteteve të cilat me vite presin para derës së Evropës padrejtësisht, duke iu parashtruar kushte të pakalueshme.

E kuptoj se çdo shtet i cili dëshiron të jetë pjesë e Evropës, duhet t’i përmbush kushtet duke i përshtatur Kushtetuta dhe ligjet, që nënkupton një demokraci të avancuar, gjithnjë duke i përcjell zbatimet e tyre në praktikë, sipas interesave të qytetarëve.

Zgjedhjet në Evropë, por edhe në Amerikë, do të jenë me rëndësi të veçant kur janë në pyetje siguria globale sepse, ka indikacione të cilat mund ta rrezikojnë paqen dhe sigurinë, nëse rrymat diktatoriale, vijnë në pushtet me apetite të pushtimit të shteteve fqinje, sikur ndodhi me Rusinë ndaj Ukrainës dhe ëndrrat e Serbisë për ta rikthyer Dardaninë, si pjesë të saj sipas etapave të cilat ASHA serbe ka përpiluar elaborate që përputhen edhe më kërkesën e Serbisë si pikënisje për ndarje, por jo edhe qytetarëve serbë rreth themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, që thjeshtë mund të konkludohet pasi po stërzgjatet hapja e urës edhe për çarkullimin e automjeteve, ani pse ide shumë vite më parë e dakorduar që do të ishte momenti më i përshtatshëm që kjo të ndodh tani, që komunitetet të qarkullojnë lirshëm pasi ekziston një klimë më e përshtatshme kur grupet kriminale dhe organët paralele janë larguar edhe pse mund të mbeten individ të caktuar në tentim të nxitjes së ndonjë incidenti për të ngritur alarm se, “nuk ka paqe në mes komuniteteve shqiptaro-serbe, kërkesë e Beogradit që situata të mbetet e ngrirë dhë e tensionuar.

Do të duhej që komunat e veriut dhe ajo e jugut, ta organizojnë një hapje solemne me prezencën e qytetarëve të të dyja komuniteteve, me prezencën edhe të ndërkombëtarëve, dhe pastaj të bisedojnë së bashku për inkuadrimin e përfaqësuesve serbë në organet shtetërore e komunale si dhe format e organizimit të pakicës serbe si qytetar të këtijë vendi.

Më ketë gjest, do të shuheshin të gjitha dilemat rreth gatishmërisë se komunitetet e mirëpresin një akt të tillë, i cili do të ndikonte në inkorporimin e serbëve në të gjitha organet shtetërore e komunale, duke u përgatitur për zgjedhjet e reja, ku serbët në mënyrë të lirë demokratike e pa dirigjim nga Beogradi, do t’i zgjedhnin përfaqësuesit e tyre legal e legjitim.

Dhe se fundmi, me Serbinë le të merret Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat