Unë mbaj mend Bashkim Kursanin dhe Xhavit Kuçin, këta “udbasha” me damkë!

Opinione

Unë mbaj mend Bashkim Kursanin dhe Xhavit Kuçin, këta “udbasha” me damkë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 21 qershor 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Sa je në jetë, është mirë të rrëfehesh për vetëveten, ndaj shtetit të Kosovës, familjes, shoqërisë, dhe atëdhetarëve të lirisë, përderisa këta të fundit i urrejshe me shpirt sepse nuk t’a donin as robërinë tënde! Ti ishe në gjendje t’ua marrësh edhe shpirtin me dajak! Mos prit që Serbia të ngarkojë me rrëfimin tënd mbi supet  familjes tënde, sepse atëherë bëhet vonë! 

A ishte dashtë të deklarohen përpara ligjit dhe shtetit të Kosovës, të gjithë ata shqiptarë që ishin gjykatës, prokurorë, kryepolic dhe “udbash” të shërbimeve të mbrendëshme, që punuan për ish Serbosllavinë e  viteve 80- 99?

Kush mundet dhe kush duhet të detyrojë këta “bashkëpunëtorë me damkë”, të shpërlajnë vetëveten me kërkim falje përpara shoqërisë, pushtetit dhe viktimave?

Kush e mbanë përgjegjësinë e mungesës së një inciative të detyrueshme por të shëndoshë për uljen e shtizave të urrejtjes në shoqërinë tonë?

Koha nuk ndalet, prandaj është për të besua se një pjesë e këtyre zotrinjëve nuk është në jetë, por veprat e tyre do të jetojnë dhe rëndojnë mbi trashëgimtarët e familjes, falë kujtesës t’pa shlyeshme të viktimave që mbajnë mend ato sjelljet brutale dhe aspak njerëzore. Një barrë e kësaj peshe do rëndojë mbi supet e brezave të tyre, sepse mentaliteti ynë, vazhdon të akuzojë tanë lozën e kungullit në fjalë, edhe pse nganjëherë dihet se “ nga beteri, del Skenderi”, kështu shprehet shpesh herë, populli ynë!

Në vendet me demokraci të përparuar, gjithë secili  lidhet dhe ngarkohet me veprimet e veta, por në prapavi, shteti bën punën e vetë dhe përimtëson dosjet e “një prindi me damkë”, atëherë kur fëmiu i tij konkuron të bëhet polic, ushtarak ose të regjistrohet në profile të tjera specifike për shtetin. Këto veprime shtetërore në Republikën tonë, janë si të thuash në pelena, sepse ende nuk dihet me saktësi, se kush hyn dhe kush bën vezë në Parlamentin e Kosovës. Mos të flasim për struktura të tjera që kalërojnë nëppër dyer të hapura në gjyqëtar, mbi gjyqësorin dhe prokurorin e shtetit. 

Njëherë për njëherë, ata që kan “dosje të pa këndshme ” për publikun shqiptarë nëpër arkivat e Serbisë, ndjehen rehat dhe janë të vetëdijshëm, por duket sikur shpresojnë të varrosen edhe me këto “trimëri” dhe pastaj gjithëçka të harrohet…)

Ky mentalitet nuk e nderon familjen dhe pasardhësin e tyre, sepse kujdestarët e arkivës shtetërore serbe, ndoshta në kohë të përshtatshme dhe për interesa të liga ndaj shtetit tonë, do të publikojnë në të ardhmen, të bëmat e (X prindërit utëbash, gjyqëtar dhe prokuror) për të dëmtue imazhin e ndonjërit deputet, deputete apo ministreshë të  pinjollëve që punojnë, ose do të punojnë në qeverinë dhe shtetin e Kosovës!

Kam frikë se kemi pasardhës (të këtyre “prindërve” me këto dosje të shëmtuara në arkivin e Serbisë), të cilave dosje, ndoshta edhe u është shkundë pluhuri që të publikohen!

Për t’ua nxënë frymën këtyre turpeve  me pasoja të dhimbëshme për fëmijët dhe familjen, është menquri dhe guxim nga (X prindëri) që të bëjë publike “meritat që kishin për pushtuesin”! Rrëfehuni përpara shtetit të Kosovës, familjes dhe shoqërisë, sepse nuk është turp të pranoni fajësinë dhe të shkarkoni të gjitha mëkatet në tokën e lirë të shqiptarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat