Vetëm një opozitë politike pro-SHBA, pro-SPAK, antikorrupsion dhe pa “non grata” në krye vjen në pushtet

Opinione

Vetëm një opozitë politike pro-SHBA, pro-SPAK, antikorrupsion dhe pa “non grata” në krye vjen në pushtet

Nga: Skender Kapiti Më: 21 qershor 2024 Në ora: 09:20
Skender Kapiti

Në Shqipëri sot më shumë se kurrë duhet ndryshimi, duhet ndëshkimi dhe dëbimi i kësaj qeverisjeje antipublike dhe të superkorruptuar.

Por  tashmë nuk ka më mëdyshje, dhe pothuajse  është bërë edhe “postulat” fakti se Partia Demokratike e Shqipërisë  nuk  vjen në pushtet  nëse ajo nuk  e mbështet fuqishëm Drejtësinë e re, Vetting-un në drejtësi, nëse PD nuk ndahet nga e shkuara dhe korrupsioni, dhe nëse PD nuk ndahet nga persona të shpallur non grata  dhe nga ata të cilët e mbështesin atë.

Nëse Partia Demokratike  nuk ndahet nga korrupsioni, nëse nuk ndahet nga anti-Vetting-u e antiamerikanizmi si dhe  nëse nuk ndahet nga e kaluara dhe nga korrupsioni ajo nuk vjen në pushtet.Dhe në këto kushte pastaj dhe  atëhere demokratët dhe opozita e vertetë me të drejtë  ata do të ndahen e largohen nga PD-ja berishiste  për formimin e një opozite të re dhe reale.

Kjo gjë nuk kaq nevojë as për analizë, as për justifikim dhe as për hamendësim, nisur vetëm nga një fakt, në atë se Partia Demokratike Shqiptare humbi në zgjedhjet e vitit 2021 me nje rezultat shumë të ngushtë , dhe kjo erdhi nga manipulimi i atyre zgjedhjeve nga pushteti i sotëm i qeverisë së Rindjes së Edi Ramës.

Por koha nxori edhe një të vertetë tjetër, atë se perendimi i njohu ato zgjedhje vetëm për faktin se ata nuk donin riciklimin në pushtet të PD-së  sepse nuk ishin e nuk janë dakord me ata  prej të cilëvë PD-së i erdhi ajo humbje e thellë e vitin 2013. Në vitin 2013 PD humbi thellë prej korrupsionit, dhe perendimi nuk mund të mbështesnin riciklimin e korrupsionit ne pushtet,sepse  korrupsioni nuk mund të luftohet me korrupsion.

Së dyti SHBA dhe BE  për ta shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni e detyruan politikën shqiptare miratimin e Vetting-ut në Drejtësi, dhe SHBA e BE nuk mund ta mbështesin një politikë që ka qenë dhe është kundër SPAK-ut sic është PD e Berishës kryetar i saj.

Së treti : nuk mund të vijë në pushtet një forcë politike që ka si kryetar një person të shpallur non grata për korrupsion të cilin e kanë shpallur non grata dy aleatët e mëdhenj të shqiptarëve si SHBA dhe Britania e Madhe.

Nuk mund të jesh edhe demokrat, edhe proamerikan, edhe  proeuroatllantik nëse je pro dhe mbron ata të cilët SHBA e Britania e Madhe i kanë shpallur non grata, dhe nëse je kundër SPAK-ut dhe kundër antikorrupsionit. Këtë tashmë i dinë mirë opinionI dhe demokratët dhe prandaj opozitës në protestë i përgjigjen dhe i shkojnë pas vetëm disa dhjetra protestues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat